fbpx

Gruaja ime ende takohet me ish te dashurin e saj,Tere keto vite martese me shkuan kot,une jam si kufome e gjalle i nenqmuar nga ajo…


Gruaja ime ende takohet me ish te dashurin e saj,Tere keto vite martese me shkuan kot,une jam si kufome e gjalle i nenqmuar nga ajo…-Jam Lodhur me…!! Nuk mundem me…!! E nderuara faqe , po ju shkruaj nga halli i madh qe e kam..!! U rrita jetim , nena me vdiq kur isha 3 muajsh dhe babai nuk u martua kurre. Sot jam 49 vjeqar. Hoqa shume ne rinine e hershme.Si i ri asnjehere nuk u dashurova jo pse nuk e dija cka eshte dashuria , por isha i mendimit qe ate femer qe do ta dua , do te jetoj me te deri ne fund te jetes dhe te mos e lendoj asnje femer , ta gjeja femren qe do te me donte dhe qe do ta doja me shpirt.!! E urreja aventurizmin dhe kurre skam qene avanturist…! U martova me shkuesi ose misitni me shpresen se edhe une do te jetoja nje jete mesatare , te thjeshte , por me dashuri . Ne fillim shkonte shume mire. Ahhh Zot i madhi Zot , ne fillim ???? Ky fillim zgjati 3 apo 4 muaj dhe tek gruaja ime hetova se ajo po vuante perbrenda , qendronte e padisponuar shumicen e kohes..!! Nje nate vone ma nxorri gjumin me ofshamat e thella te saj. I thashe , cke ?? Mos je semure ? Tha Jo…atehere e pyeta trego cka ke se e kam hetuar se po vuan per dicka . Pasi rezistoi pak ajo e tregoi historine e saj se kur ishte studente e kishte dashte nje djale me te cilin ka kaluar 3 vite kur ishte studente dhe qe kjo dashuri e zjarrte e tyre kishte perfunduar me ndarje.Sipas saj shkak i ndarjes ishte se ai deshti ta shfrytezonte , po c”rendesi ka ajo tash. E mirekuptova i thashe ndodh , kthehju realitetit dhe do te perkrah une..Por nuk ndodhi ashtu . Fizikisht ajo jetonte me mua , por asnjehere me shpirt e me dashuri ndaj meje..!!! Une ia dhashe perkushtimin dhe dashurine time , betohem ne Zot..!! Koha kur me tregoi historine e saj ajo mbeti shtatzene dhe ky fakt me beri te mendoja se me lindjen e djalit qe e kam sot ( 19 ) te shpresoja per dite me te mira ne te ardhmen ,.por qe ato nuk erdhen. Vazhduam keshtu , nuk mund te qes detaje me te thella per hir te privatesise , por vite te tera jetuam si vella e moter pa raporte intime qe duhet te jene ne moshen tone me te mire , pa dashuri , pa shtrat ,.pa shumcka. Me lindi femija I dyte sot i ka 15. Nuk eshte sajese , nuk eshte prralle , eshte realitet .!Na lindi femia i dyte dhe nuk ndryshoi asgje Ajo !! Ia gjeta fotot e tij qe i mbante fshehur ! I bertita ia shkyva fotot e qortova !! Ne nje notes te saj gjeta nr e telefonit te ishit te saj !! Prape e qortova !! Se fundmi ajo ishte takuar me ishin qe jeton ne nje qytet tjeter te Kosoves ne qytetin e tij ! Flet me te ne tel e ne facebook ,prape nuk heq dore !! Kjo ose nuk eshte normale ose po me sfidon mua !! Tere keto vite martese me shkuan kot ! Bera vetsakrifice per hir te femijeve qe me sa duket nuk ja ka vlejtur !! Po pse o Zot te paguaj une per deshtimin e saj ? Se fundmi i thashe ; Ti ma nxive jeten ! Po nese aq shume te do lirisht ik te Ai se me shpeton edhe mua !! E humba orientimin . Nga deshprimi rrija dikur neper chatet e medha ne internet . E gjeta nje femer dhe pas historise time qe ja tregova ajo pranonte te me merrte mua ne banesen e saj personale , por te ndahesha nga gruaja kaq kerkoi ajo , gje normale . Ne momentet e fundit hoqa dore , mu dhimbsen femijet qe ishin atehere ende te vegjel !! Edhe sot femijet u rriten , une jam si kufome e gjalle i nenqmuar nga Ajo , i zbrazte ne shpirt . I vetmi ngushellim eshte puna ime dhe netet e vona qe dal e pi kafe te ajrosem per ti ikur depresionit !! Dal shetis dhe meditoj me veten perreth bistrices e Marashit me natyren e bukur duke ofsha dhe duke pershperitur me vete fjalet .; Zot me jep qetesine shpirterore…. Ky jam une i menqur apo budalle i dobet apo i forte i vendosur apo labil,,, nuk e di as vete se cka jam une…..!