fbpx

Gruaja dhe Femijet me kan largu nga shtepija,kam mbet i vetem,kur mendoj qfar gabime kam bere me vjen te…


Gruaja dhe Femijet me kan largu nga shtepija,kam mbet i vetem,kur mendoj qfar gabime kam bere me vjen te…-Se pari dua tju falenderoj qe me lejoni te shprehem se me lirshem por ne menyren anonim sepse qka kom bo une nkete jete askush se kish bo ndaj dashuris tjetes tij edhe ndaj evladit tvet. Une jom pendu shume po e kom pa qe eshte shume vone per me fitu 3 zemra te thyera qe nuk riparohen me. Une nuk e di a ka dite qe nuk e fajesoj veten per budalleken qe e kom bo edhe e kom bo pa arsyje, i kom pas te gjitha dhe tani kom mbet me duart ne xhepa. Kam mbet i vetmum pa askend dhe kur te mendoj se qfar turpi kom bo une ndaj familjes tem me shtrengon gjyksi, me vjen per te kajt. Me vjen aq turp ndaj vetes se si e kom leju veten me mberri ne kete pike ku as gruaja as femija sdua te shohin me me sy… nuk duan as qe ta permendin emrin ne publik as qe te thojn se me kan babe as burr. Une dua te prezantohem pike se pari sepse ndoshta jeni tu mendu qfar ka ky njeri ose qka ka bo aq keq por me dit ju se qfar faze jom kon une ndoshta mkuptoni sado pak edhe pse eshte e pamundur te bej ate qe e kom bo une. Jom nje burr 39 vjeqar nga Prizreni dhe jam momentalisht i ndare nga gruaja dhe ajo jeton me dy engjujt tone qe e kan pesu me se keqi prej meje… djalin e kam 19 vjeq kurse vajzen 17. Te dy i kam kqyr sikur syt e ballit po nga nervoza njeri gabon shume dhe gabimet e bojn njeriun ta urrej dikend sikur femija mij qe me urrejn mu. Kur isha me i ri gruan ma kan gjet me msit po sisha dakord qe te martohem aq i ri vetem 19 vjet i kom pas kur jam martu se kam dite as qka eshte dashuria as qka eshte jeta me nje grua dhe shkurt e shqip nuk e kom njoft.. me kalimin e kohes isha i sigurt qe une nuk e dua kete gru dhe po kaloj kohe kot me te dhe fillova te bej budallek sepse nuk dijsha tjeter se qfar te bej qe te largoj. Fillova te dal me shoqeri, te pij, besa edhe ka pas raste ku jam kthyer ne shtepi totalisht i dehur dhe kam ushtru maltretime ndaj gruas para femijeve kur ishin te vogel sepse une nuk dija ndryshe, nuk dija se qfar eshte dashnia. Nuk e dija se gruaja eshte si lule qe ka nevoje te ujitet sa me shume qe te rritet dhe te perparoj. Une mendoja qe po boj mire, qe po tregona burr para saj po isha shume gabim. Kur u rriten femija ne moshen 10 vjet dikun me ka thon gruja nje fjal: ndoshta momentalisht nuk e kom perkrahjen e askend po ki me pa se femija do te me ndihmojn nje dit qe te shlirohem nga ti! Dhe ne ate nervoz u qova edhe i maltretua femijen pa pike faji. Vetem pse ajo me thoshte qe nje dit ka me mi mar e me ik me ta e mem lan po fjalt e saj tdulen te verteta. Femija kur u rriten sidomos djali, nuk kisha ma raport me ta. Nuk kisha as nje pike bisede nuk i njifsha hiq edhe pse ishin femija mij. Nuk e kuptojsha se qfar po ndodh me mu.. u bona musafir ne shtepin tem. Nje dite u zgjova pas nje nate qe isha i pire totalisht edhe i pash te gjith rrobat e mija ne valixhe parkum te dera.. me tha djali dil sepse e therras policin nese te shohim edhe nje here ne kete shtepi. Deshta me godit ni here po prap se prap e ndalova veten edhe u largova sepse sme kish mbet kurgjo me ne kete shtepi as dashuri as harmoni. Tani qe jam vet nuk e di si te veproj.. nuk e di se qfar budall isha kon une qe kam vepru ne at menyre. E kom humb familjen time per nje got raki dhe per nje mentalitet jo i zhvillum. Nuk e di si ta kthej tasht familjen tem kur ata nuk me dojn mua, as qe deshirojn qe te me flasin. Jom perpiq sdi sa here tju trokas ne dere por e din qe nese jam une nuk ma hapin… qfar me thuni te bej? Jam pendu shume eddhe tani e di vleren e familjes por kam frike se jam shume vone. a ka mundesi qe dikush mundet te ndryshoj pas nje kohe kur reflekton dhe i analizon gabimet e veta? A ka mundesi qe njeriu mund te permisohet nga gabimet dhe tia di vleren familjen pasi qe eshte mbet i vetmum? Tlutem ndihme.. nuk e di se qfar te bej me shume.