fbpx

Gerrditna me la banjon te familja e Burrit, veq e sterrpiki me domestos edhe iki te Nana, shume jan te gubavt…


Gerrditna me la banjon te familja e Burrit, veq e sterrpiki me domestos edhe iki te Nana, shume jan te gubavt… – Nese mundet te jet anonim ky shkr**, pershendetje histori te jetes, kisha te shkruaj ne lidhje me at vajzen qe kishte problem me papastertite te shtepia e te fejuarit. Ju pershendes te gjitheve dhe lexova disa komente qe thonin se nese ti pastron edhe ata do te mesohen, jo, ata e kan te lindur dhe nuk u behet vone aspak, disa thonin zgjohu heret e beji ti te gjitha pastroi, a nuk e dini se pa e kthyer shpinen ata e kan vendos flliqsiren perseri ne at vend. Une jam e martuar dhe kam te njejtin problem, me besoni se po cmendesha nga keto gjera, un isha teper vezvese e keta ne lavaman e lanin gojen e dhembet e ruanin mjekren e pastaj i leshonin luget qe hanim buke dhe sungjerin qe lanim enet, un mundohesha me gjitha forcat qe tua shprehi me mimika e me gjeste se po me pengon kjo gje dhe saher i shihja se shkojn me la duart un beja sikur kam ndonje pun aty pari qe sado pak te druhen, me peshqirin qe fshinim duart i fshinin krahe e fytyre e un mbaja nje peshqir fshehtas personal per mua, peshqiret i lanin me teshat e brendshme e un kur i shihja po cmendesha e i merja serish i futja me nje tenxhere dhe i vloja perseri, kur vija nga familja ime kundermonte ere e keqe as hapnin dritare as asgje, per banjen mos bisedojm, i hudhja detergjente dhe ikja, e me pas vec e shperlaja e gati sa nuk villja, edhe pse un hy vec ne banjen time per nevojat e mia, tju them te drejten tani edhe shum rall ua laj se nuk jan pleq e e as te semure, kur isha e fejuar e vija ne vizit ne katin lart te ngjiteshin marimangat per fytyre, ne ate qe kullonin enet saher shihja miza e pa lare te dilnin zoret deri te goja, e shum e shum gjera te tjera, mos ju bezdisi me shume, un mundohem me gjitha forcat qe te mbaj pasterti e deri diku i kam ndrishu edhe ata me mish e me shpirt kam luftuar, andaj te ken te gjith sa me shum kujdes se sot esht turp i madh te mos kesh pasterti nga gjitha keto kushte qe i kemi, dhe mos u sprovoft askush me kshtu gjera, me falni se u zgjata po asnjeher sjam shpreh askund per keto gjera se me vjen dhe turp, po tani si i ra fjala ketu, ju lutem cdokush te kujdeset per pastertin e ambientit ku jeton dhe per higjienen personale. Ju pershendes shum!