fbpx
Nena ime

Erdhi Nena ime ne Gjermani per me te me pare, Burri m’thojke “Pa dal Ajo prej shpis, Une nuk kthehna aty”!


Erdhi Nena ime ne Gjermani per me te me pare, Burri m’thojke “Pa dal Ajo prej shpis, Une nuk kthehna aty”! – Pershendetje Historit e jetes. Jam nje grua 37 vjeqare u martova ne vitin 2007 me shkuesi burri jetonte prej vitesh ne gjermani. Nejta tre muaj ne shqipri dhe me dolen letrat dhe ika. Po ku te shkoja e prisja nje jete ndryshe nga ajo qe kishim ne shqipri. Erdha asgje ne shtepi nje televizor dy karrika nje krevat dopio dhe asgje me teper erdhi puna ngadale i plotesuam gjanat ngadale po me shum sakrifica. Erdhi femia i pare ishte djale mbas 9 muajsh nje dit po pastroja xhamat e dritareve dhe perballe nesh ishte nje dentist dhe i kishte then burrit tim jeni martuar po i thot pse, se kam par nje femer duke lar xhamat… Vjen ne shpi dhe me thot e fundit her qe i lan vetem kur ti laj une aty kuptova se xhelozia tij sa kishte filluar te shfaqej… Dilnim ne shetitje dhe qdo mashkull qe shikonim me thonte pse e sheh ti ti sduhet ta shohesh. Me akuzime e me shpifje pa fund cdo ore cdo dit cdo min po vinte dhe me shum rendohej situata… Me linden edhe tre vajza te tjera dhe me thoshte do bajm analizat se nuk jane femit e mi. Me femit e tret ishte NENA qe kishte ardhur te me ndimonte dhe ky iku ne shqipri po NENA e kishte prere bileten vajtje ardhje per tre muj dhe me thot nga shqipria une nuk vij ne gjermani pa ikur NENA jote ne shqipri dhe me detyroi te pres bileten para kohe e ta nis nenen per shqipri. Erdhi koha erdhi motra e vet me te gjitha shpenzimet tona e duke i shti me mua qe aty na hyni flaka ma zi nje njeri zemer keq vetem kenaqej po te na shihte duke u zane… Per nje muaj un e di qa kam hequr… Erdhi vellai im edhe ate ma ka nxerr jasht ne gjermani aj pa dit gjuhen pa dit rruget kam ik me te dhe i kam gjet hotel duke e lar gjithe rrugen me lot… Me familjen time eshte prish qe tre vjet as nuk shkon as nuk ju flet …edhe me mua punet si mos ma keq. Jemi ndare ka nje vit po jetojme ne nje shpi sa te ma hape shteti nje shpi. Po do i lutesha ndonjeres nga ju qe ka pas te nejten gje si une po dua te iki ne Frauenhaus qa dhe si shkojne punet atje se kshtu smund te vazhdoj me gjate. Ju pershendes ju lutem anonym!