fbpx
Nusja

Edhe pse Gruan e kam melaqe, darsem nuk i bana sepse ti nuk ishe Nusja, i kam tregu per ty por…


Edhe pse Gruan e kam melaqe, darsem nuk i bana sepse ti nuk ishe Nusja, i kam tregu per ty por… – Pershendetje. Anonim si gjith ju lutem. Po shkruaj sot sepse e di qe AJO i lexon historit ne ket faqe dhe e di qe e lexon edhe timen. U ben 6 vite qe jemi nda e un as nje 6 sekondsh nuk te kam harru. Un jam martu por darsem nuk bana sepse ti nuk ishe nusja. Gruan e kam melaqe me gjitha tmirat. I kam tregu per historin ton. Ajo e kishte vrejt ne syt e mi qe vuaj per dike e ajo dike je TI. Ajo me kupton dhe me mbeshtet nuk ma permend kurr edhe kur e bej nervoz. Nganjeher mendoj se jam tu hi ngjyhna dhe se e kam lendu kur i kam then se sdo te du askend sikur ATE qe e kam dasht. Por gruja me ka then me rensi tani te besoj dhe e rendesishme esht te mos me tradhtosh un te du dhe do tjem gjithmon krah teje. Zoti me ka Gezu me dy melaqe, nje Djal dhe nje Vjaze. Gjat shtatzanis gruja me ka then qe Vajzes do tja ve emrin ajo kurse un Djalit. Para 10 dite Femijet erdhen ne jet. Shyqyr ALLAHUT shendosh e mir. Kur erdhi infermjera pyti per Emrat un i thash qe Djalit ia kam ba njet emrin AMIR kurse Vajzes pyte gruan se ajo do ja vendos. Gruja me buz ne gaz i tha Vajza e ka emrin qysh ne fillim X. Un u shokova, u ngrina ne vend. Degjova emrin tend, ajo ia le vajzes ton emrin tend. Un insistova qe jo, mos tia len kurse ajo mu pergjith. Zemra jote ka nevoj ta shqiptoj ket emer te pakten keshtu do ta letesoj dhembjen ne Zemer. Sot Vajza jon mban emrin tend. Ndoshta nuk te ngjan fare por mua dita dites me duket qe po behet si ti. Te dy femijet i du shum por vajzen e puthi kado sillna edhe per ty. Tani jam i lumtur qe Zoti me dha ne krah nje Grua qe me don dhe me dha dhuraten me te bukur dy Engjuj qe ma sherun Zemren . ZOTI ju dhasht krejtve riskun qe ju takon ne ket dynja. E di qe e lexon nuk te mbaj me inat tani jam i qet me famjljen time me gruan e femijet, vetem kisha dasht te me shkruash e ta di qe edhe ti je mir dhe ke familjen tende. Respekt.