fbpx
tradhti per 7vite

E zura ne tradhti per 7 vite, prap po jetoj me te por si ta kaloj kete, femijet nuk mund ti le, si ti rris e vetme…?


E zura ne tradhti per 7 vite, prap po jetoj me te por si ta kaloj kete, femijet nuk mund ti le, si ti rris e vetme…? – Pershendetje faqja Histori te jetes…ju falenderoj jeni nje faqe teper interesante ..kam lexuar shum nga historit qe keni nda,prandaj vendosa te ndaj dhe un nje pjes te historis time…esht pak e nderlikuar por deri diku po marr disa keshilla nga ato persona qe ndoshta do thon e drejt apo e gabuar…Jam nje zonj 32 vjeçare nenë e dy fëmijëve nje djali 11 dhe vajze 9 vjeqe.Shum vajza kur jan te reja kan shum plane per jeten..te shkollohen te behen dikush ne jet te jen te zonjat e vetes..por jo te gjitha i arrijn disa martohen me heret disa me von disa vazhdojn shkollen disa jo varet si esht gjendja e familjes.Un te them” ne ate koh “edhe pse nuk ka kushedi sa vite sapo mbarova 8vjeçaren nuk vazhdova më sepse ashtu ishte koha.Ishim familje e madhe nje vëlla dhe 6 motra. Normal si te gjith edhe babai im ate koh bente si te gjith i martonte gocat e reja 16 17 max 18 te burri.Po ashtu me kishte ardh rradha mua per tu martuar.Isha 16 vjeç dhe babai me fejoi me deshiren time normal po me shkuezi.Si çdo baba mendoi me te miren per vajzen ashtu qe dhe kismeti …u fejova u martova me nje djal re mir familje te mir te pakten asht u na than ,nejse u martova erdha nga nje familje 9 antar ne nje familje 12 antar vjehrri vjehrra kunata kunetri plot.Ok skishte naj prb ktu un si nuse beja punt e mia i rrespektoja i doja isha msu me njerz shum se kisha prb me burrin ok edhe pse nuk kishim nje komunikin siç kan sot çiftet e reja apo shum te tjer.. po un si e re qe isha dhe ishin te tjer qe komandonin thoja hajt se me kalimin e viteve do ndryshojn gjerat…vitet iknin po ashtu asnje ndryshim un isha thjesht nje nuse laj fshi pastro gatuj prit perccjell njerez kaq. Burri asgje sme tregonte si atehere si sot po e pyeta per ndonje gje ska qte duhet ty me thot..e un prap hë se do ndryshoje…pas disa vitesh fillun prb linda djalin shum shpejt vajzen perseri e njejta situat kunatat u martuan ngelem disi me te lir dhe mendoja se do behem disi pjes e planeve te burrit ..por jo…esht shum e sikletshme te jetosh ne nje shtepi te flesh ne nje krevat dhe tmos dish a punoj burri sa fitoj sa shpenzoj jo po e pyeta ska qte duhet thot ti a ke me ngren kaq …por cdo dit qe vjen un po e perjetoj shum keq …kto 5 6 vitet e fundit mund te them qe e ndjeja veten shum bosh aspak mirkuptim fare marrveshje shum prb zenka debate dhe kishte shum raste su gjeja dot zgjidhje..femijet po rriten dita dites burri si kontrollon fare pothujse si shikon fare nuk rri asnjeher te vetme ne shtepi nuk ka ndenjur asnjeher ma sakt ngriu ne 6 mgjesit hajde ne 12 ose me von te darkes puno diten e mbsdite rri ne lokale vet puno vet shpenzo ne shpi vetem kryn nevojat familjare ushqim veshje i pranishem nuk esht.Un çdo dit po e shikoja qe po largohet akoma me teper dhe sme pelqente fare kjo…i flisja fillonte bertiste sduronte me ofendonte dhe ikte dilte..e kushu me vite me radh…deri sa fillova ta kuptoj se kishte patur nje tjetr dhe jo per nje dit apo dy por per plot 7 vite e zbulova ku e kalonte kohen kur ikte pa dhen shpjegim fare..esht shum histori e gjat per ta shpjegu me detaje prandaj po e permbledh pak a shum.E perjetova shum keq kur mesova per tradhtin e burrit per te gjitha sherret debatet zenkat qe me fajsonte mua per çdo gje vetem e vetem te largohej nga un sa arrita sfleja dot as ne krevat me te ..i thoja qa ke pse sillesh keshtu ..ai me fajsonte per çdo gje qoft dhe nje gje kot pa lidhje nuk me fliste fare si grua dhe mua me dukej vetja si sherbetore.kur e zbulova e perjetova shum keq sa doja te lendoja veten se pse ma beri kte,dhe me nje la***e me tradhtoi qe un e njihja shum mir ate grua.ajo ishte nje e divorcuar me dy femij qe burri im e kishte mbajtur si puntore ku kishin hapur nje biznes pa e ditur un fare von e kuptova.punonte paradite ktu te puna qe e ndihmoja dhe un kur kishte nevoj pasditeve ikte te tjetra.dhe kthehej von 12-1-2-3 .Doja te ndahesha por mendova per femijet çfaj kan ato jan te vegjel si rris dot vetem nuk punoj askund jam shtepiake pa shkoll.Dhe nuk u ndava thash per hir te femijeve do e kaloj.Ka kaluar gati dy vite qe ateher qe gjasma u nda burri nga ajo por nuk ka ndryshu ate lloj sjellje ka sme afron fare rrin shum i ftoht sme thot njeher te vetme nje fjal te mir edhe pse un po mundohem ta harroj ate pjes por e kam te pamundur sepse sa ti afrohem me kujtohen te gjitha se di si do ja dal dua ta fshij ate pjes nga memorja. Ju lutem me jepni ndonje keshill çfar mund te bej sepse nuk dua te shkaterroj familjen edhe pse nuk jemi aq te lumtur …Ju lutem anonim faleminderit.