fbpx

E shohin profilin qe je e martuar,prap te shkruajne te ngacmojne,mos ju shkruani femrave privat sepse…


E shohin profilin qe je e martuar,prap te shkruajne te ngacmojne,mos ju shkruani femrave privat sepse…-Te lutem postoje anonim. Une nuk kam halle sikur shumica . As me tradheti e as me probleme te asnje natyre.Mua nje gje me intereson dhe ende spo mundem ta kuptoj !!!!! Sikur ne faqen e juaj gjitashtu dhe ne portalet tjera shqipetare dhe ato te huajat gjermane franqeza amerikane qe komentoj apo jap mendimin tim… ne syt e meshkujve shqipetar dhe ne at trurin e tyre te zbrazet e kan iden qe un si person kerkoj vemendje apo fatin e jetes apo fatin e momentit siq mendojn ata. Vetem te ju skjaroj pse po them keshtu. Nuk eshte e mundur qe te komentoj diku dhe menjeher te shkruajn ne privat, te rinje , te moshes mesatare por edhe pleq , singel te martuar gjithashtu. Nuk mundem ta kuptoj apo nuk di kush ju ka then shqipaterve se FB apo instagrami apo tjera rrjete sociale jan per te kerkuar nje kontakt njoftimesh. Ende nuk me ka ndodhur qe te huajt te me shkruajn privat apo te kerkojn qe te njoftohen apo tme dergoj kerkes shoqerie !!!!! Nuk eshte per tu quditur , ata din ti dallojn Fb ose instagramin me ato faqet e njoftimeve qe jan per at pun dhe nuk e ulin veten qe te bijen ne turp . Qeshte ky fenomen tek shqipetaret . Dalloni gjerat dhe mos shkruani njerzve ne privat se edhte shum gjest i ofedues per ju jo per ata/ ato qe vetem qeshen me mesazhet e juaja . Dhe si gjithmon kur ju kthehesh me pergejgje qe atyre nuk ju konvenon te thojn E ke keqkuptuar, lereni me keto gjera te ndyta se nuk po ju ka hije asnjerit. Me eshte mbushur mesengeri me debila . Ka faqe special per keto lloj njoftimesh qe ju kerkoni , Fb harrone qe perdoret ne ket menyr. Edhe femijet ket e din . Edhe nga shoqerija dhe femra te huaja jo shqipetare e marr ket kritik qe dhe atyre shqipetaret i pengojn ne fb me mesazhe ne privat. Eshte shume ofenduse si popull te kemi mendimin qe kemi te drejt ti shkruajm kujt do , vajzave shum te reja femrave te martuara femrat ne qift. Shofin profilin me familje dhe prap se prap vetem pse ka komentuar diku ka dhen mendimin e vet , tipi qohet ja jep te drejten vetvetes ti shktuaj asaj a bon te njoftohemi!!! Kur burri saj e therret e ta pyes se qfar po don more pis ? Pergjegja e tyre me e shpesht eshte Ah se di mesiguri gruaja e paska prek . Sa te ulet sa te brisht qe jeni. E sidomos ketu ne ket faqe qe me duket jeni te shumt qe beni keso kerkesa problemesh. Edukohuni dhe mesoni qe nese dikush komenton nuk dmth po kerkoj njoftim me dike , mesoni qe nuk kr te drejt te shkruash njeriut te pa njohur ne privat. Perse quhet Privat ? Eshte vetem per shoqerin dhe familjaret e jo per gjdo njeri te rruges . Kuptone . Pershendetje per ata qe e kan dinjitet dhe moral te shendosh .