fbpx
E lash vendin tem

E lash vendin tem se nuk mujsha me pa e mos me prek, familja ime dhe e saj vazhduan miqesin!


E lash vendin tem se nuk mujsha me pa e mos me prek, familja ime dhe e saj vazhduan miqesin! – Pershendetje. Deshta edhe une me nda kete histori me ju. Nuk mundem me hi ne detaje shume, pasi qe ka persona te njofshem nket faqe. Por deshta te ju pyes te gjithe ju qe keni dashuru bile njeher ne jeten tuaj marrezisht dike, ju lutem me tregoni si ta harroj atë vajze. Jam largu nga vendi im vetem e vetem qe mos te shkaktoj me shume telashe, kam mall edhe per familjen time. Jane bere 6 vite qe kur e kam len vendin tim. (Arsya pse u ndam eshte qe jemi komshinj, jetojme nqytet nuk kemi asnje lidhje gjaku mes vete por familjet tona pasi e kuptuan na e beren te qart se nuk e mbeshtesin lidhjen tone). Mua me eshte dashur ta le vendin pasi qe ata (familja ime dhe e saj vazhduan miqesin dhe une thjesht nuk mund te rrija dhe ta shihja ate e te mos mund ta prekja. Kam provu me mijra menyra me harru atë person. Vjet pas 6 vitesh kesh me vizitu familjen dhe e pash ata kish qene me nanen e saj, dhe qendrojke me motrat ndhome. Si sot e mbaj mend ate dit, ku nana ne qdo menyr u mundu mos me na lan vetem, ntavolin e vendosen ni lule tmadhe qe mos me mujt mu shiku, ne kuzhin qendrojshin motrat me ta. Ka pas momente ku krejt kane majt qetsi qe na dy mos me mujt asesi me fol. E di qe ajo çka kena ba eshte kan gabim pendohna per atë, po nese um vjen provokimi ma i vogel prej saj une prap kam me nga te ajo, kam provu me injoru mos me i fol me kqyr lendunt qe ajo mos me mujt me nejt shlir nprezencen tem po prap ska funksionu, e gjithe kjo situate me shtyri me lendu veten, ku edhe vet habitem si shpetova nga ai aksident. Sa here dal nqytet kqyri mos po e shoh naj qik qe eshte si ajo po ska. E di qe keni me than spaske tjera shanca, po kam pasi qe ne vendin ku jetoj tani eshte leht me gjet vajza per ni nate, po ata nuk po mundem me harru, edhe po pavarsisht gjerav qe ajo mka ba mej kalu une prap kam shume respekt dhe dashni per ta. Por vertet e dua dhe me mungon aq shume sa qe mu ka ba si me kan i nvarun prej saj nuk muj rri ni vend me ta e mos me prek, filloj me pas dhimbje ntrup! Per ket arsye vendosa me nda historin tem me ju dhe jam ngjendje me ju pergjigj qdo pytje qe e bani ndoshta sa do pak muna me largu prej mendjes. Ju faleminderit!