E lash te dashurin per deshiren e Babit, me fejuan me dike tjeter por gjithmone kam mendjen te Ai dhe...! | Histori Të Jetës
me fejuan

E lash te dashurin per deshiren e Babit, me fejuan me dike tjeter por gjithmone kam mendjen te Ai dhe…!

E lash te dashurin per deshiren e Babit, me fejuan me dike tjeter por gjithmone kam mendjen te Ai dhe…! – Mirmrama te gjithve. Dashta edhe une me nda historin time me juve… Jom ni vajz 21 vjeqare e jetoj ne perendim me babin, mamin edhe vllaun. Prind e mi jon munu tonat kushtet edhe deshirat me na plotcu, po edhe na jena sill mir, kena respektu gjithkon rreth familjes ton si duhet edhe skena pru kurr probleme ne shpi. Erdhi koha me 19 vjet ni shoqe me njoftoj me ni djal tezes vet qe jetojke ne Kosov. Me kallxu drejt, ne fillim nuk kisha ndjenja me fol me to edhe mas 1 muje e nderpreva at ”lidhje” edhe u harru. Mas 5 muj erdh vera edhe shkum ne kosov per pushime. Kur dulum ne qytet mu tek veq me pa at djalin edhe shkum ne ven tpunes ti ni dugaj ne qytet. Me njofti edhe me foli ashtu i fola edhe une. Bisedum pak edhe eca, po se di um pat met prej qati momenti fiksim me pat pelqy shum.. ja nisum me fol apet edhe kemi dal shpesh, deri sa erdh edhe momenti mu njoftu me familjen e ti. E kish ni moter shummmm te mir edhe nana e ti shum me respektojke. 1 vjet zgjati lidhja jon deri sa ju tregova familjes tem. Babi hiq sdojke me ni per kit pun, bile me thojke qe vendos me kan me to boni senet gati e ik ne Kosov te aj djali. Une dojsha arsyjen me dit, se babi nuk e njofke as to as familjen e ti. Me thojke sbon ti me marr ni Djal tkosoves po lype dikon qe jeton ktu. E thirri babi at djalin ne telefon e tonat tzezat i tha.. nfund i tha kurr ma qiken teme mos ma thirr. U pata deshpru shum njet. Me shkrujke shpesh dhe me thojke kerkush ska met dasht qysh te du une, vendos se familja heret ose vone kan mu pajtu. Une smujta me lan nanen teme tu vujt as babin me merzit kshtu qe vendosa per familje. Gjys viti sdojsha kerkon me pa me sy u merzita shum. Shkova apet ne pushime ne kosov e aj djali qe isha nlidhje me to e murr vesh edhe me shkrujti me tha hajde te iku po du met qu ne shpi. Une e kisha vendos fatin e jetes tem edhe i thash po du met pa po vi ama me ik smuj me ja qit faqen e zez familjes tem. Shkova zhdo dit rrisha atu tek pune e ti dhe bojshum llaf. O zot sa shpejt kalojke koha me to. Djal ma tsjellshum skam pa hale edhe se besoj qe ka. Erdha ne gjermani edhe mas 4 muje me qun msit per ni djal qe jetojke ktu ngat neve. Une nuk isha ngjendje me taku po me thojshin krejt, sidomos babi, takohu se djal i mir o shum. U takum 6 her edhe i thash babit boni qka doni djal i mir po doket. Une skisha mujt mu njoftu me najkon apet kshtu thash le tma gjajn kta dikon edhe nashta rahatona qysh kan qef babi e mami e jo qysh pata qef une. Babi me bani perhajr edhe u fejum. Tash qe 6 muj jom e fejume po gjith me bin fjalt nermen qe me thojke aj ”mos harro se kerkush ska met dasht si une” edhe ashtu ish. Sa munona me dasht i thom hajde dalum bojna diqka aj sdon. I thom hajde merrum dalim thot jo jom me shoqni i thom e pse me mu sdel po veq me shoqni me thot a ty met vet kur me dal a? Kom vendos me vazhdu qishtu deri sa te vdes veq per mos me ni hallkun tu fol per hater prindve tmi. Ishalla e bon zoti hajr e ne tjeter dynja bashkohen zemrat cilat duhen. Ish e vertet qe personat qe duhen shum ne kit bot, nuk kan fat ne lidhje. Juve ju kisha lut: merrne ato qe e doni se heret ose vone kini mu pendu. Ishalla jeni tlumtur gjith e kaloni jeten me at personin cilit ja falni zemren e ndihni rahat.