fbpx
5 vite

E kom kuptu qe i dashuri merr land narkotike, nuk me len te ndahem prej tij qe 5 vite tu vujt si…


E kom kuptu qe i dashuri merr land narkotike, nuk me len te ndahem prej tij qe 5 vite tu vujt si… – Tung faqja a jeni mire si po kaloni? Nese ka mundesi anonim isha kon mirenjohese flm shume. Dua qe ta ndaj historin teme me lexuesit e ksaj faqe sepse gjdo koment qe e lexoj ose qe e boj mdoket i ndihmon atij personit qe e ka shkru sepse nje shoqe e imja ju ka shenu edhe ja ka gjet vetes qaren prandaj du edhe une. Historia jem fillon para 5 viteve kur jom njoftu me nje djal. Aj djali shume i mire me tonat edhe u dashurum njani tjetrit jasht mases. Nuk kish dit qe ska ndodh mos me fol tpakten 20/30 here ntelefon nese sjemi ngat edhe kur ishim ngat njani tjetrit nuk prishke pune se ku jemi vetem qe te jem afer njani tjetrit. Nuk e di se si ndryshoj kjo anderr kaq e mire per njehere the u shendrru jeta ne nje sfid qe duhna mu ballafaqu une gjdo dit me to. Une jom studente edhe e kom banesen tem qe jetoj vet edhe mu me konvenojke normalisht me pas nje mashkull aty sepse nuk eshte leht te jetosh vetem si femer edhe nese e din dikush qe je vet e kan mundesin gjithqka me tbo. I dashuri vike po thuajse gjdo nate te une edhe rrike aty me mu po e pata vrejt qe gjdo 1 ore shkojke ne banjo edhe mu doke shume e quditshme mirepo si gjdo lidhje ne fillim me vike keq mu shpreh ashtu e me vet pse po shkon se tek e fundit ka mujt mu kthy e mem than per qef se mka rrok a qka po di une edhe nuk dojsha mi hi asaj llafit. Gjat viteve ndryshoj i dashuri totalisht u bo ekstrem xheloz, nuk me thirr si perpara nuk eshte shume i interesum ndaj meje osht sikur dikush u ardh edhe ja ka mbush kryt me pralla tralala edhe nuk don me nij ma per mu. Eshte shume nje ndjenje e quditshme kur dikush qe e don ti nuk tjep qehre edhe ti je vazhdimisht tu u mundu me mbajt lidhjen me forc ose me zorr. Une vendosa qe du mu nda, ne at minut ftyra e tij u dhez si flak edhe mtha ti sguxon mu nda prej meje se une tdu edhe tkalli se nese sje me mu sguxon mu kon me askon. Smujsha me kuptu arsyjen pse kur ni kohe tgjat as qe ja ka nij per mu e tasht pom shtron presion mos me ju nda. Nejse, per me i ra ma shkurt pak ksaj historie, une vendosa qe na dy tjetojm bashk pra sepse nuk dojsha me nejt vet edhe pasi pom don aq shume le tvjen le tjeton me mu, na ashtu kshtu e kishem familjarisht edhe pranoj. Prap te njejten gjest tu hi ne banjo gjdo ni ore edhe mu duk e quditshme edhe qka boj une qona edhe ja qeli deren me voth prej jashtit edhe bona kishe spe di qe osht ne banjo edhe e nxa tu i mush hunt. Aj nuk e kish pas dit a e ka mshel deren a jo edhe aty u tmerrova. Jom dashuri me ni narkotik qe nuk e ka ndermen me lan ato land narkotike qe i mer se parameno para 2 vite tnjejten gjest e ka bo edhe hala merr tasht. Ja nisi mu qart pse e nxuna bertitke shajke thejke sene mirepo une nuk reagova kurgjo. E kapa qanten edhe dola se sdojsha me rrethu veten ne at situat ngat tij edhe e mora ni taksi drejt tek shoqja. U tregova per krejt, si per land narkotike si per tentimin e ndarjes edhe ajo veq me tha largohu sa sjeni martu dhe keni femij sepse nuk kisha pas qef me tpa ty tu e rrit ni fmij me ni ambient ku perdoret ato. Pas 2/3 ore u ktheva ne banes dhe ish qetsu mirepo ish pijjjj ish bo tmerrrr ju kishin kall syt krejt gjak i kish pas. Une e injorova totalisht se nuk dojsha mu merr me ta ne kete gjendje deri te kfjellet edhe e bona men qe nesermit me u nda edhhe u kry ska qe mshtin me nejt me ta. Aj ja nisi mem kerku falje edhe qe ka me ndryshu edhe e ka zgjedh rrugen e gabume mirepo gjdo fjal ish kot se e kisha marr vendimin une po ashtu kom pas qef ma heret mu nda para se me dit per land narkotike kshtu qe badihava e kish qe mjepke ksi lloj premtime. Te nesermen, u qova edhe fola me ta edhe i thash kapi senet edhe largohu spo du mu kan ma me ty edhe ne at minut skom dit gja veq kur mka qit ntfikt tu mmaltretu. Ma ka bo ftyren ma but se barku shkelma ftyres si psikopat edhe me tha tkom than niher qe tmys tkalli krejt sdi pse po e diskuton ndamjen ne mu. Ne at minut u tmerrova skom dit gja. Sot jan bo 5 vite vujtje qishtu tu e duru tu marr land narkotike vazhdimisht bile ma shume e merr tasht se sa ma heret edhe tasht e merr ashiqare jo nbanjo. Mshkon krejt koha tu i ra tavolines troleks se i jet pluhni aty qe e ndan ntavolin. Une jom tu e perjetu ni ankth ni tmerr jom met me ni lidhje ku sjom e lumtur edhe sdi qysh me ja bo qe me ik prej ktij psikopati. Nese me kishit jap naj kshill isha kon mirenjohese flm.