fbpx

E kam nxan vjehrrin tu ma tradhtu vjehrren, me ka than nese tregoj ma keput guhen edhe me qet prej shtepis…


E kam nxan vjehrrin tu ma tradhtu vjehrren, me ka than nese tregoj ma keput guhen edhe me qet prej shtepis… – Pershendetje histori te jetes, deshta me shkru historin tem nese kam mundsi anonim se shume keq jom edhe se di a kom pas najher ksi far sikleti ne krejt qito 36 vite qe i kom jete une kurr qisi stressi skam perjetu deri sot. Teper po nihna keq sepse e di qe nese meret vesh kjo pune neser pasneser kan mem than ti e paske dit pse ske fol ama spo guxoj se mduhet edhe me rujt veten per hir te femijeve tmi qe mos mu largu prej tyre.. Po ja filloj pra me tregu krejt fije per pe siq thojm na shqiptart se qysh ka ndodh krejt kjo ngjarje. Isha ni dite te nana edhe burri ne pune edhe vjehrra me tha po shkoj te tmit i ka larg dikun ka ana e Medvegjes edhe me tha kshtu qe nuk vi nja 3-4 dite edhe une thash ani hajt se une spo rri pra te nana masi paske me shku po naten kthena qather kur vjen edhe burri prej punes. I thash nanes tem u qova se qishtu qishtu mka lan vjehrra vet se u shku te tvet se su kan moti e gjynah edhe u qova me ardh te shpija para burrit qe me bo buken edhe kur jom hi mrena pe ni ni za tfemnes po une isha e sigurt qe u nis vjehrra jem kshtu qe se disha se kush osht.. Kur hina ne sallon qka me paaaa zi e terr VJEHRRIN me ni qike tybe sa une po e re moj ajo mos koft ni gjenerat me mu edhe qaty u tmerrrovaaaa qka pash. Veq kom bertit niher i thash uuuuu babeee qka pash edhe aj meniher kishe po qona po veshna kishe pom vjen marre. U vet me vete ta marroft Zoti ftyren o gerxhuli plak a edhe ti po dishe ksi sene a a edhe ti paske nevoj sikur na trit qishtu me pertri shpirtin a uuffff qka merdh diqysh ron se e kom konsideru tamon si babe se une babe skom edhe gjith jam kan shum e afrume me to ama qikjo ke diqka shume e tepert. Nejse u veshen dyt edhe fola me at qiken thash kush je ti tha une jom femna e **** thash qkaa ti femna a oj qyqe po ti munesh mu kan mbesa e tij se le ma qike qysh spo tvjen marre tha ky mdon edhe e du edhe moti jemi bashk. O qka mu dhimt nqat moment vjehrra se e shkreta bon shume mas vjehrrit tem e ky kish kohe qe ish ne lidhje me kit qiken! I thash qu dil jasht shko te shpija jote se i kom do fjal me vjehrrin tem. Edhe u qu shkoj qashtu qysh i thash edhe e ula vjehrrin thash qysh bre babe po ja bon nanes kshtu a je mire bre ti a e din qe je gjysh bre spo kan ma kto sene hije. Ma boni kqyre qka po thom bije mos shkel ne therr me kam te shnosh ti burrin e ki mire fmin po familjen po qka po don ma shume? ME bo mi kallxu vjehrres pa ta nuk guhen se la edhe plus i tham burrit ton qe ti mke shti edhe aj tqet prej shpis se une jam domaqini ktu kerkush ty ska me tbesu. Khaaa thash bravo bre ta pash ftyren te vertet po ti e paske menu kta edhe ma heret bre edhe ty ta marroft zoxti ftyren edhe e mallkume koft qajo dite qe ta kom than ty emrin BABE se kurr ma sthom. Sje thash ma kerkushi per mu as per FTYRE sdu me tra kur tshkon nat dyje. Sfoli sen nqat moment veq u qova shkova ne kuzhine edhe e bona buken.. Kur erdh burri e pa qe diqka sosht nrregull tha qka keni qka i keni lshu vesht te posht thash sen more e pash ni serial me do skena palidhje e fort mshtini me vjell qe me ja boooooo KTI plakit me dije qe krejt ju kom pa ma heret. Sfoli sen vjehrri jem ama tasht mu ka kthy vjehrra prej tvetve edhe po e sheh qe une hiq spo i flas edhe mka vet qka ki bije mos tka lendu najsen ama seriozisht shume po nihna keq se teper e du vjehrren e respektoj jasht mase edhe e di qe neser burri jem me ma bo qashtu kjo EVLADIN e vet e qet per mu edhe thot kqyre qika jem ndaju prej kti berllogut tem se ky ska respekt edhe e di qe ma kish majt anen. Spo di jom shume keq e kom mendjen shume te trubullume edhe jom diqysh me dy mendime se po tutna mos nuk pom besojn e pom qesin prej shpis e fmin si japin e bohet llug qe thojn pa pas une faj hiq! spo di tlutem ndihmoni se qka kishit ba ju ne vend temin, faleminderit.