fbpx
per fe

Duke i fol Burrit per fe dhe denimet e Zotit per ata qe bejn tradheti, arrita t’a bindi qe te mos me tradhtoje!


Duke i fol Burrit per fe dhe denimet e Zotit per ata qe bejn tradheti, arrita t’a bindi qe te mos me tradhtoje! – Pershendetje per stafin e faqes Histori Te Jetes dhe per Te gjith lexuesit. Dua Te shkruaj ketu sepse ndihem sikur po flas me dikend dhe po qaj hallin tim. Nuk do them shum te dhena rreth meje, vetem se jam nje grua e martuar. Sapo perfundova fakultetin me shum mund dhe sakrifica, e takova burrin qe tani jam martuar. Ne fillim para martese ishte person shum i mire, I sjellshem, dukej djal I edukuar, I vendosur per te gjetur nje vajze serioze per martes. Gjithcka shkonte mire deri sa ai u kthye ne vendin ku jetonte ne europ dhe e luta qe te shkoj dhe un me te per nje vizite 2 javeshe. Edhe pse ne fytyr dallohej qe nuk e pranoi me kenaqesi por sidoqoft me mori me vete. Kur ikem andej ishte me I distancuar, filloi te me bertiste dhe te me ofendonte me fjal jo te mira. Ok e duroja. Nji dit tek sa dolem ne qytet dhe zbriti per te mar diqka e haroi celularin ne vetur. Pasi qe kishte fituar besimin tim dhe nuk dyshoja tek ai, un asnjeher nuk prekja celularin e tij. Ne at moment vjen nje mesazh ne mesengjer me emrin e nje vajze dhe u bera kurioze e hapa ta lexoja, por se kuptoja gjuhen. Meqe e pash qe ky kishte derguar nje emoji me puthje me beri te dyshoja dhe shpejt e fotografova biseden nga telefoni im. Ne nderkoh po me silleshin mendime te ndryshme ne kokë dhe isha e kapluar nga stresi. Ne nje vend te larget pa familjen, me nje njeri qe me bertiste tere kohen dhe qe bisedonte me femra te tjera. Nuk i flisja fare. U kthyem ne shtepi dhe ai nevrikosej nga heshtja ime. Cfar ke Pse nuk flet?- me thonte me tonin e ngritur te zerit. Ngaqe nuk e dija qfar kishte te shkruar ne ato mesazhe nuk dija qfar ti thoja. Si nuk me shkoi mendja per perkthim me google. Por ja thash ne sy perderisa ti i dergon puthje nji femres tjeter ne mesazhe pse me more mua? Me trego sa jemi ne fillim dhe un kthehem nga kam ardhur. Dhe serish siq dinte gjithmon filloi Te bertiturat dhe jo per gabimin e tij por sepse un nuk kisha te drejt te ja prekja telefonin e aq me pak te lexoja mesazhet. Arsyetohej se ishte nje kliente nga puna pasi ky kishte biznesin privat dhe sikur ajo ia kishte uruar fejesen por sidoqoft un mesazhet i mbaja ne foto. Pastaj u ktheva ne vendlindje dhe kur isha larg kishte sjellje te mira, sikur i mungoja, me thoshte me fal se ndonjiher jam nevrik por e kam nga lodhja. Ne nderkoh ne profilin e tij ne fb vetem se shtoheshin femrat. Kur e pyesja un kush jan? Perseri fillonin zenkat – Pse po me kontrollon? Dmth un perseri fajtore. Por ia vendosa me kusht qe ti fshije gjitha femrat e panjohura ose mua te me ler te qet. Dhe ashtu beri i fshiu. Mendova me veten ndoshta u pendua dhe nuk e perserit. Tani me kisha humbur besimin totalisht tek ai. Pasi mu kujtuan disa foto qe kisha par te telefoni I tij deri sa po me tregonte fotot tona dhe kur e pyesja kush jan kto femra perseri me thonte jan klientet e mija.Jan vetem mikesha.Tani kur vinte ne pushime filloja te vereja gjerat qe ne fillim si kisha kushtuar rendesi.Se ai po shikonte me epsh cdo femer qe dilte para tij.Kur hyja te bleja ne butik fillonte biseden me ato femrat qe punonin aty dhe haronte qe un jam prezente. Qeshte, bente biseda tregonte se ku punon me qka meret. Ndersa un me veten thoja mos jam un ndoshta xheloze dhe po i ekzagjeroj gjerat. Ktheheshim ne shtepi dilte per te mar diqka te vetura dhe u vononte. Nje nat ashtu beri por pasi erdhi haroi telefonin tek dhoma dhe iku te bej dush. Sapo doli erdhi nje mesazh nga nji person – thash me vete cfar esht ky emer I dyshymt. E hapa dhe lexova fjalen. Mora at numer dhe e regjistrova te telefoni im nga viberi dhe me doli emri Özlem dhe fotoja. Hyra kerkova ne fb dhe e gjeta ishte nje grua turke e divorcuar me nje femij. Pastaj plasi serish zenka thash ti je shum burr I keq si mundesh me bisedu me shum femra,ti nuk permirsohesh me ler te qet, me harro se nuk toleroj un tradhetit e tua.Te nesermen e kishte fluturimin nuk e percjella.Me shkruante me fal se me nuk e bej,ti je si CIA nuk mund te fsheh asgje nga ti. Me lendoi shum. Dhe shum hera tjera premtoi dhe serish e kapja me fakte deri sa arriti kulmin dhe i thash nese edhe njeher te gjej edhe nji detaj me te vogel qe me ben te dyshoj tek ti ta dijsh se mua më nuk me ke te betohem ne Zot që pasha Allahun më nuk te fal. I thash tradhetin nuk e bej por as nuk ta toleroj me. U arsyetojke se kan qen vetem shkr**e por sidoqoft thash as nje shkronj nuk ta fali sepse edhe un mundem te shkruaj me djem por e frenoj veten sepse qellimi im esht me kriju familje te shendetsheme e jo martes me tradheti. Ne rregull u permirsua disi por dallohej ashiqare qe tretej kur shihte femra qe edhe sot e kesaj dite e ka si semundje Kur i flet ndonji femer trulloset I teri. Pasi mendova qe problemet te ketij lloji i anashkaluam duke i folur per fe per denimin nga Allahu per ato qe bejn tradheti bashkeshortore. Duke I leshuar derse per zinan se si e prish jeten dhe personat e till kurr nuk kenaqen. Pas kesaj problematike filluan problemet me familjen e tij. Nese doni te vazhdoj me historin time me tregoni, nese jo faleminderit qe lexuat!