fbpx
ka nje femij

Djali shum e perjetoj keq kur me maltretoj Burrit, aty i thash vetes: “Hej, djali jem se meriton këtë…”!


Djali shum e perjetoj keq kur me maltretoj Burrit, aty i thash vetes: “Hej, djali jem se meriton këtë…”! – Pershendetje Une Jam një nëne qe jetoj vetem me djalin tim 5 vjeqar ne Gjermani. Edhe dashta nje mendim nga ju ,ta di si te veproj mir? Une kam qenë 5 vite e martume dhe ne atë kohë Sa isha me ish burrin perjetova shum merzia nga ai. Gjdo her qe u bojke nervoz apo qe kishmi naj diskutim ai shtrojke maltretime ndaj meje. Unë jetoj ne Gjermani që shum vite dhe bëra gjithqka qe vetem ai te ndjehet mir. Qysh nga fillimi kur erdh filloj te me malltretoj, mirpo gjdo her e arsyetojsha edhe familja ti gjdo her me folshin qe do bohet mir. Po nuk u bojke ,dit e ma ka keq. Gjdo her e arsyetojsha :Hajt se e ka prej merzis ,hajt se deri Sa te adoptohet ,Po prap I njejti.Deri Sa me bëri per Spital. Kur ndodhi kjo me Spital ,familja posaqerisht vllezërit dojshin mu qmend,se te gjith e ditshin se jom e pafajshme,edhe Familja e ti ,te cilet vertet shum ma kanë pas hatrin po edhe une njejt. Kur ja fillun vllaznit ashtu mu qmend Se Qka me ka Ba ai,ja nisa me pas frik qe po ju ndodh diqka, e po bohet naj e zez shkaku i jem.Nat kohë djali ishte 5muaj. Mirpo ai prap me kontaktojke edhe thash hajt se ndoshta e ka pa ma, edhe ndoshta ndryshon (edi gabim). Ja fala qmos bana Edhe Familja than: Ok, mese ke fmi e po don ok, vetem qe edhe njeher ndegjojm diqka qe vetem me gisht tvogel tka prek ,kena me zhduk. U kanë diqka e pa imagjinushme qe ndodh prap ,se kaq shum ashtu qe vujke. Kur ju ktheva ,more 2 jav nuk shkoj per fyti um kapi, dmth I njejti. Kisha shum kujdes mos mu nervozu a diqka ,mirpo e pa mundur. Ndodhi shum her, kqyrsha gjdo Menyr mi ndihmu po ju doke vetja shum mir. Kanjher i rake pishmon e kajke um kerkojke falje, po prap harrojke. Ashtu vazhdova ,kena pas edhe momente tmira ama une as njeher ashtu e lumtur, se edhe Familjen nuk ma dojke, bile vllaznia kur um ka pas ba per spital athere ma paten ba: ok,ti do mia fal po na jo. Keshtu qe prap gjdo her thojsha:Hajt se kur mundohesh per te mir e mira te gjon.,por per fat te keq,nuk u bojke mir. Nje dit e patem nje diskutim dhe prap u qu me maltretoj para djalit, une kur u bojke nervoz gjithqysh e provojsha, mos me fol, thojke :he spot konvenon,me fol:Pse po fol? Me dal prej dhomes u qartke keshtu qe te marre me te mir si nje fmi. Qat dite me maltretoj para djalit edhe djali shum e perjetoj keq. Aty I thash vetes:hej, djali se meriton ketë tmerr,edhe qat dite kom ik e sot e 3 vjet kurfar kontakti skom pas. Kom shku afer vllaznive jetoj djalin e kom unë ,punoj ,një jet shum te qet e kom. Familja nuk e din qe me ka maltretoj sdi sa her, po ju kom than qe shkaku qe mi ndaloj familjen edhe per atë kishe jom nda, normal edhe ky sen osht arsye mu nda po thojsha sit bohem mir na dy, edhe me Familje bohet mir. Tash djalin e sheh te qendra ,dhe kurr skom dasht mia ndal djalin, shkaku i djalit, thojsha le ta din kon e ka bab. Mirpo tash 3 vite janë bo, kontakti me djal shum mir osht, edhe e kom taku dy her, harrova me cek qe kurr nuk u pajtu me faktin, gjdo her ka lyp mu Ba bashk, qfar do menyre qe ka pas munsi, ama une perveq se para ni mujit qe jom ndal, edhe kom fol, kur kom shku me marr djalin. Gjthqysh pe don edhe nje shanc, shum osht pendu e pi mungojna pa mas, jeta krejt zi e sene, muni me paramendu qkas qkas , qfar do kushti mia bo po pranon, Veq mu kanë edhe njeher me mu. Per djal ashtu po thot :nuk e kom, se djali kur te rritet ai vendos vet, se e di qka tkom ba. Tash une jom blloku, knej sdi dyqysh pom doket qe shum pishmon osht, edhe qe ndoshta ka ndryshu ,se shum e ka vujt ndarjen, po prap guxim skom kurr me bo atë hap, se qkas po ni, per djal po mendoj qe zoti na rujt diqka sa e kom ndreq jeten. Sdi… Ju lutem mos me paragjykoni se veq mendimin e juaj pe du ,a ndryshojn kta njerz? Se une familje kurr ksi sene skemi pas, kshtu kom lexu boll ketë drejtim. Ju pershendes shuuum dhe faliminderit.