fbpx
Desh me ra pika kur me tha nuk ndahna prej prinderve,qe 3 dite jom ne dhome pa buke vetem me uje po mbijetoj...

Desh me ra pika kur me tha nuk ndahna prej prinderve,qe 3 dite jom ne dhome pa buke vetem me uje po mbijetoj…


Desh me ra pika kur me tha nuk ndahna prej prinderve,qe 3 dite jom ne dhome pa buke vetem me uje po mbijetoj…-Pershendetje Hostori te Jetes. Ju lutem Anonim. Jam nje vajze 26 vjeqare, e martuar qe 2 vjet. Jetojm jasht kosoves, me vjehrri me nje banes. Qysh kur jemi martu ne javet e para burri dilke qdo mbramje, diten pun naten me shok. Une isha tan diten ne pun ne mbramje te shpija. Burri qdo weekend dilke me shok vike ne oret e mengjesit kishke edhe raste une kisha me shku npun ora 6:00 aj qathere vike te shpija. Durojsha se thojsha hajt se bohet mir ndryshon,por badihava. I thash se pom pengon pse spo merr koh per mu por mashum me shok edhe pse po del kaq shum. Ma premtoj se do e rrallon daljen edhe i besova, por kot. Ju thash vjehrrive kishe per mju kerku ndihm, ata i than se sbon ashtu edhe na vet jemi martu me dashni e jo me msit. Apet ma premtoj por apet kot. Edhe erdh koha ma nuk mujta me duru mas ja 1 vjet e gjys e pash spo ndryshon veq fjal ishin kon edhe i thash boll ma. I kerkova me dal ne banes nveti sepse tana mu sun um len veq vet se nuk eka nonen aty sikur nje babysitter per mu. Apet veq fjal edhe une vendosa se ma nuk jetoj keshtu edhe i morra teshat edhe shkova. 2 muj kam nejt te motra jeme. Me shkrujke se po i mungoj dhe me kerkoj falje por smujsha mi besu se boll me rrena. Dikure vendosa me shku me ta per nja dy/tri dit me nje pushim te vogel. Aty per rruge shum mir kaluam folshmi bashk e krejt.Sdi ose me hangri dreqi se kurr telefonin nuk ja kam kontrrollu veq qaty sdi pse e kapa edhe hina ne whatsapp kur e pash nje femer aty nje shkin qe kishke kontakt me ta prej dhjetorit. Kushin shkru bashk ama une nuk e kam dit qe din ky kaq mir serbisht me fol dhe me shkru se gjith me thojke veq qaty dy tri fjal i di. Por aty muhabet te gjat kishin bo kur se ajo i kish qu foto te gjyksit dhe ky foto ne shtrat kur me nje foto une ngat tina shtrit. Mu qdo nat me thojka jam lodh naten e mire kurse me ta tan naten shkrujke sms-a. Njani tjetrit i kishin shkru baby dhe i qojshin puthje dhe zemra. Kur i thash shka esht kjo e kush esht tha shoqe dhe ato puthjet edhe zemratpa domethanje jan veq qashtu palidhje. Qajta shum ne za i thash pse ma bane ket, me shka e meritova une? U kthym apet te shpija tina dhe ju tregova prindve te vet kishe per ndihm. Badihava sepse baba i tina ma boni ani po ti 5 jav te motra ke nejt tash edhe fajet iki ti. Nana vet ma boni ty dikush po te kallxon se ti qysh pi zbulon kto sene. Edhe me qata e pash prej ktynve ska gja kta po ja mbajn krahin djalit vet “qen” por ani e drejta tyre sepse evlad ata ekan jo mu. Apet shkova te motra dhe dikure vendosa me ju kthy burrit sepse e doja. U ktheva dhe me premtoj qe gjithqka bohet mir nuk del ma aq shum dhe do marrim banes n’veti. Kur edha naten e par dul apet edhe me tha jo prej babes dhe nones nuk ndana sepse veq nje djal jam. Desh me ra pika. U mundova met mir ani krejt ja bojsha por me nanen e tina sdojsha me fol se ajo u bo shkaktare per kto probleme ja lshojsha rrugen. Edhe qishtu vazhdoja. Mua sme kishin ardh menstruacionet qe mashum se nje muaj dhe e bona nje test, Pozitiv. E thirra ne telefon se kom dishka mi kallxu masi smu duru me prit deri sa vjen prej pune. Shkova te puna edhe ja dhash testin ne dor. Veq e kqyri sikur te ish asgja as nuk keshi as kurgja. Pytja e tina e par: ket test ja ke marr motres tande edhe aje e sigurt qe ky fmi osht i jemi. Ja nisa te qaja sepse se kisha prit. Ky mu me ka tradhtu me shkin e mu thot ashtu. Edhe i thash fmija jem sdu mu rrit ne banes te prindve tu por ne shpi te veten. Tha jo i thash ok pra skem qka me zgat ket muhabet u kry mes neve ky fmi ska qka rritet pa babe. Edhe vendosa me abortu sepse ne do te ndahem. Erdh prej punes ne mbramje dhe apet kurgja prej tina. Filluam mu perla edhe ma shajti nonen jo per here te par shum here me shajke, edhe erdh nona vet ne dhom tha qka kini, i tha shtatzan esht edhe ajo ja boni ani djali jem skemi shka me bo. Aq qe me rroki nervoza bertita edhe nona vet ma boni, ti nshpi teme ski shka bertet kurse burri me kapi per fyti. Ika dath se me kapi tuta. I hypa kerrit dhe ika tuj qa. Me thirri ne tel dhe tha kthehu folim i thash sdu edhe kush p*** s*** osht nona jote qe me thot ashtu. Edhe tash nona vet e kish ndi qat te shame prej meje edhe ky me thot ma ki shah nonen. Erdh aty ku isha edhe me tha sjam ardh per met kerku falje as me fol veq jam ardh met than hajde merri sene e tua dhe hup se syt sdu ma meti pa edhe ket fmi nxjerre se sedu. Ok u ktheva edhe krejt teshat i morra i shtina ne thas. Erdh nje shok i babes vet per mum qu mu te familja jeme me tesha me krejt. Rruges aj shoki tha po qka u bo edhe po du me fol pak me juve u ndalem folem i kallxova per gjithqka edhe per shtatzani qka mka than. Edhe aj ju drejtu atina dhe i tha aje ti normal ape she se qka po bon. Folum ani krejt mir edhe me rroken dhimt te mdhaja te fundi barkit me qoj ne spital urgjent. Aty me kontrolluan dhe me than se do kem abort se beba nuk do zhvillohet. U kthym ne shpi kur me thati nuk do koke shtatzan. Me ra pika ne at moment. Kur se ndegjova se nona tina tuj than per mu u qu pesh prej tmirave dhe nuk osht shtatzan veq po rren edhe kjo u kthy sepse ska pas ku ne shku. Kam qajt shum dhe ju luta Zotit me ndimoh. E thirra vellaun ne tel dhe i tregova per gjithqka dhe me tha do te vina me fol edhe me zgjidh ket problem. Kur ne mbramje erdh prej pune burri u fjalitem edhe i thash mu kerkushi ska drejt mum bertit as mum than kurgja sosht kerkush p*** s*** qe ka drejt dhe qysh u kon tuj hanger buk ne gjuti mw buk. kur nona vet ja boni leje djali jem kjo e pa ftyr edhe pa edukat osht edhe veq po te provokon leje let shkon. E thirra vellaun edhe e niti tuj bertit edhe mami jem tana i tha ti djali mir kadal se na qiken qysh ta kemi dhan e marrim apet. Tash qe 3 dit ne dhom teme jam pa buk veq me uj deri sa vin prind e mi sepse mo spo muj mu ka merzit jeta keshtu nuk do vazhdoja mo… Me falni se e sgjata shum…