fbpx
Cdo nat

Cdo nate thuajse e shoh ne enderr ate djalin, kinse po me don e i pelqej, por me ka thene qe…


Cdo nate thuajse e shoh ne enderr ate djalin, kinse po me don e i pelqej, por me ka thene qe… – Anonim ju lutem! Pershendetje lexues. Jam nje lexuese e rregullte e kesaj faqe, dhe kisha dashur te ju pyes dicka ne lidhje me endrra, ndoshta juve do ju dukej palidhje por per mua eshte me rendesi, s’ka rendesi a do ju pelqej tema apo jo, edhe nese nuk ju pelqen atehere kurseni kritikat. Jam nje studente e vitit te 3-te, me pelqen nje djale qe eshte i grupit tim, mirepo nuk ia kam shprehur atij ndjenjat e mija meqenese une ate vetem e simpatizoj, arsyeja se perse nuk ia kam shprehur eshte se gjithnje e kam pasur ate mendim qe ndoshta atij nuk i pelqej, meqe edhe ashtu me ka thene se e pelqen nje vajze, ndaj preferova te heshte dhe ta harroj. Mirepo, une i kam treguar disa shoqeve qe me pelqen ai djale, mirepo i kam kerkuar qe te mos flasin, pra ta ruajne ate sekret. Mirepo, nuk ndodhi ajo, me pergojoj njera nga shoqet e mija, sidoqofte, s’po hy ne detaje me shume. Pasi e kuptoi qe mua me pelqen ai kolegu, ai po behet kinse nuk di asgje edhe pse po me ngacmon dhe me flet nganjehere. Dhe kete e kam kuptuar nga nje shoqe e imja qe i kishte treguar kesaj shoqes sime ai djali, mirepo i kishte folur shoqes sime shume fjale te mira per mua, mirepo nuk eshte i gatshem per lidhje serioze pasi qe shkollen e ka primare njehere, kete i ka thene shoqes sime pasi qe nuk ka deshire te me ngushtoj mua ai. Mirepo, cdo nate thuajse e shoh ne enderr ate djalin, kinse po me don e i pelqej, ndonjehere e shoh qe nuk i pelqej, dhe here e shoh qe deshiron te jete me mua e here jo, etj. A mundeni te me tregoni nga eksperiencat e juaja se cka do te thote kjo, kjo eshte hera e pare per mua, asnjehere nuk kam qene ne lidhje, pra jam e papervoje dhe natyrisht qe nuk jam e interesuar te lidhem me ndonje mashkull pa perfunduar studimet. Une kam mundur t’i bie edhe shkurt, por me eshte dashur t’ua pershkruaj rastin njehere qe ta kuptoni me mire, ne menyre qe ta marre pergjigjen e duhur nga ju komentues. Ju faleminderit per kohen.