fbpx
enderron

Cdo here enderron me pas fmi me mu, tash po martohemi por nuk jam aspak e lumtur se…


Cdo here enderron me pas fmi me mu, tash po martohemi por nuk jam aspak e lumtur se… – Pershendetje desha te ndaj edhe un nje problem qe me preukupon shum ket kohen e fundit. Jam nje vajze 25 vjece jam ne lidhje me nje djal qe 7 vite jemi te fejuar. Jam lidhur me te qe ne gjimnaz viti dyt. Kemi pas problemi si gjitha ciftet tjera se shtat vite. Problemi eshte se un e kam zen nja dy her qe ka fol me nja dy femra ne fb. Edhe shum jam lendu teper sepse kam pas shum besim tek ai. Sod e di se ska nje djal te vetem qe sben nje gje te till. Ndoshta ka ndiku lidhja aq e gjat me mu qe ka bo shkru me tjera.Un e di sepse pavarsisht gjithav ai me do shum dhe un e dua shum mirpo pe kam te veshtir shumm mei besu ma. Mka humb besimi shum, disi nonstop po mendoj per ato gjera. Ket vit do martohemi, kam pritur aq gjat ket dit mirepo tash nuk jam aq e lumtur qe po martohemi. Nuk pom hiqen nga mendja gjerat e kqija, ndoshta problemi eshte tek un se i kam dhen dashuri aq shum por edhe aj e ka ber te njejten cdo her del me mu takohemi shpesh me shoqerin e tij me respekton shum, nuk me pengon ne asnje send un dal vetem me shoqet jam ne pun asnjeher skam pas pengesa. Cdo her enderron jeten me mua me pas fmi se bashku. Mirepo un ket koht e fundit ja kam fillu nonstop po perlahem me at se spo muj mi besu ma sepse edhe shum po rri edhe me shoqerin e vet edhe ky sen po me pengon sepse ne shoqeri e dojn te gjith eshte person shum energjik. Kam fillu ta humbi besimin ne vetevete po mendoj se sjam aq e bukur per at spo eshte i kenaqur me mua edhe pse jam nje femer shum e bukur edhe ne fytyre poashtu edhe shum e sjellshme e dashur me te gjithe. Mirpo aj ma humbi disi besimin me kto veprime dhe tash secilen femer pe shoh si me te mir se un edhe po frigohem se mos ma ben prap te njeten. Nganjeher po mendoj per ndarjen mirepo e di se e bon te pamunderen edhe nuk ndahet prej meje. Me ka humbur besimi ne vetvete gje me te keqe se kjo nuk mund te kishte. Po luftoj me qen mir si me heret edhe para tij po mundohem shum.