Burri po lyp me u martu me nje grua 15 vite me e vjeter vetem per letra, nuk e di a ta lejoj apo jo…

Burri po lyp me u martu me nje grua 15 vite me e vjeter vetem per letra, nuk e di a ta lejoj apo jo… – Pershendetje te dashur lexues. Historia ime nuk ka ndonje te vecante te madhe pervec nje pikepyetje qe me duhet ti jap pergjigje. Une dhe burri im kemi dy femije te mrekullueshem(3 dhe 5 vjec) qe naj ka qu Zoti edhe jam shume e lumtur per keto dy engjuj te mij sepse pa te sdo kishte jeta kuptim. Kemi 10 vite martese dhe kemi shume respekt ndaj njeri tjetrit por gjithmine veshtirsinat na kan pengu dhe ka shkaktuar ndonjehere konflikte. Veshtiresia ekonomike( jo shume e madhe) po e shtyn burrin te shkoj ne Europe dhe te martohet me nje grua( 15 vite me te vjeter se ai) per te marre letrat gjermane qe te filloj jeten e re ne Gjermani me mua dhe femijet sepse ktu ne Kosove nuk ka te ardhmen te mire, nuk ka shkollim te mire dhe nuk ka mjeksim te mir.. ktu ska mbet asgje vetem nje vend me plot njerez qe mbajn shpresa kot se do behet mire ndonje dite. Ai po me pyes nese une jam dakort me dicka te tille por nuk e di si te pergjigjem sepse nuk eshte e leht ta pranosh burrin ne nje martes me dike tjeter. Meqenese nuk kemi shtepi por jetojme ne shtepi me vjehrri dhe kuneter emigrimi eshte e vetmja menyre per te ndertuar dicka tonen. Kete gruan e kishte njohur kur shkoi ne gjermani para 6 muajsh me vize. Ai po me thote qe vetem do jetoje ne shtepine e saj dhe asgje sdo te ndodh mes tyre. Do ju lutesha te merrja nje mendim nga ju. Ta le burrin te martohet me dike tjeter per letra? Shume familjAre te tij po me thojne qe eshte nje mundesi e mire. Familjes sime nuk mund ti tregoj sepse e di qe sdo te munden dot ta pranojne. Ka kaq shume dite qe i lutem vetes te mArre nje vendim por nuk po mundem. Sdi a mund ti besoj nje gruaje te huaj qe te rrije nje kohe te gjate me burrin tim ne nje shtepi dhe te rrine si dy miq e jo si burre e grua? Ka edhe nga ata qe me thojne : Me rendesi letrat mi ndreq se edhe nese rrine si burre e grua ska dert. Jam ne nje dhimbje qe vec zemra ime e di sepse nuk e di si te reagoj apo si te veproj, gjithqka me duket kot edhe gjithqka me duket sikur nuk ka kuptim tani, gjithmone kam menduar se une dhe burri do ti ballafoqhem me kto veshtirsina dhe do tja bejm diqysh ne nje menyr qe te rrim se bashku dhe jo aj te martohet me dike tjeter. Nuk mundem dot qe te lejoj qe burri im te kete nje grua tjeter por ndoshta ajo do e respektoj si nje mik jo sikur nje burr? A ja vlen te dashur lexues qe ai te iki per nje jete me te mire edhe te jetoje atje pa ne sdi sa vjet deri sa ti behen letrat? Kam shume frike qe nje dite do me therras nese e lejoj te shkoj dhe do me thot nuk te dua me, vazhdo jeten ne Kosove si te duash sepse tani une jam i martum dhe dua qe ta vazhdoj jeten ketu pa ty. Gjithqka me shkon neper mendja edhe nuk e di si tia bej apo si te verpoj. Nuk dua ti them PO shko dheee ne fund te ndihem ne faj pse i thashe poo dhe tani ti bie pishman sepse une do te jes keq pa te por femija po rriten dhe duhet patjeter te bej diqka qe te kem ma shume para sepse femija kan nevojet e veta shkollimi mjekimi etj etj. Rroga e tij smjafton me ndertu nje shtepi tonen, jemi ngushte. Shume veta ne nje shtepi edhe nuk e dim ku mi lan ma perpara ato pare. Patjeter te gjithe njerezit e asaj shtepie jane te mrekullueshem por femijet kur rruten duan kushtet e veta. Ju lutem me ndihmoni …