fbpx
nuk fle naten

Burri nuk fle naten rrin duke vezhguar mos po vie ndonje njeri per mua, nuk me lejon te kontrollohem te mjeku mashkull!


Burri nuk fle naten rrin duke vezhguar mos po vie ndonje njeri per mua, nuk me lejon te kontrollohem te mjeku mashkull! – Pershendetje, jam nje grua 42 vjeqare e martuar dhe kam 4 femije, jetoj jashte Kosove. Jam e martuar qe 15 vite. Edhe pse isha larg familjes martesa ime ishte e lumtur ,me burrë kalojsha mire ,punojshim bashke ,Kosoven e kemi vizituar per pushime rrallë per shkak te distances dhe te ardhurave financiare .Ne fillimet e marteses shkojsha ne pushime vetem me femijet pa burrë .Kam pasur raste ne familje ku me ka vdekur nena dhe babi nuk kan mundur te shkoj por pasi qe isha mire me burrin dhe femijet i kalova te gjitha ,edhe burrit i kan vdekur as ai ska mundur ti vizitoj por se bashku i kalojshim te gjitha ,kishim njeri tjetrin dhe te gjitha gjerat i kalonim bashkë. Kur lindi femija i tretë u be ngarkese e madhe ishte malli per Kosove ,humbja e prinderve dhe rash ne depresion. Depresionin e kalova me ndimen e burrit edhe pse e kam pasur shumë te veshire por burri me qendronte afer mua femijet , me ndihmen e mjekve gjërat u rregulluan .Pas 1 viti isha ne gjendje te mire. Pastaj, na erdhi ne jete edhe femija i katërt ,faleminderit Zotit i shëndoshe. Gjate shtatzanis se katërt burri filloj të ndryshoje, filloi te xhelozonte, mos te te kontrolloj mjeku mashkull por femer, xhelozonte ne çdo gje edhe ne market nese ishum xhelozonte per shitesin dhe per çdo mashkull qe kalonte karshi nesh .Kjo xhelozi vetem rritej dhe filloi te me pengonte shumë. Lindi femija i katertë ,xhelozia vazhdonte madje filloi te xhelozonte edhe ne komshinjet pa marr parasysh qfare moshe kishin ai çdo here e gjente nje arsye per te xhelozuar dhe vendosem te ndrronim vendbanimin, u vendosem ne nje qytet tjeter ku edhe aty prap kishte komshinje dhe per te njejten arsyje ndrruam prap vendbanimin. Vendi ku jemi tani nuk kemi komshinje hiq, nuk kemi kontakt me asnje llojë njeriu, une nuk punoj, mirrem me fëmijet ndersa ai punon jo me orar te plotë. Edhe pse e ndegjova per çdo gje, asgjë nuk ka ndryshuar, xhelozia e tij vetem rritet madje mua me eshte kthyer perseri depresioni. Une dhe femijet kemi filluar te kemi frike se mos na ben ndonje gje. Çdo dite kemi zenka pa asnje arsyje ,ai nuk fle naten rrin duke vezhguar mos po vie ndonje njeri per mua. I kam sygjeruar me mjera here te keshillohet me nje psikolog por ai mu drejtohet une shume mire jom ,ju nuk jeni mire, arsyja pse une nuk jom duke e lajmruar ne polici eshte se frigohem qe i humbi femijet pasi qe depresioni mu eshte kthyer. Nuk po mundem ta duroj , mu eshte bere jeta per mua dhe femijet shume e veshtire. Perpos qe me thote mua gjera dhe me akuzon ,te njejten gje po ben edhe me vajzen e madhe e cila eshte shume e re (femijë). Nuk dal asnjhere nga shtepia ,24 ore qendroj ne shtepi. Kur kam termin te mjeku ai le çdo gje dhe vie me mua, kan ndodhur shume raste kur mjeku qellonte mashkull dhe burri perzihej ne çdo gje dhe mjeku e ka larguar nga dhoma, kur e kam perfunduar kontrollen dhe jemi nisur per ne shtepi mi ka thene 100 gjera si: ti ke diçka me mjekun , çfare te ka thene ,çfare te ka bere. Ma ka thy telefonin dhe vetem me telefonin e tij kontaktoj me familjaret e mi .Te gjitha po i duroj vetem per femijet ,kam shum frike se mos i humb dhe nuk e di se si do mund te jetoja pa ta. Famija me thone ta lajmroj ne polici sa nuk ka ndodhe ndonje gje me te madhe por jam ne merak shume per femijet dhe çdo gje po e boj vetem per ta. Ju lutem ndonje sugjerim, ndonje keshille jam shume ne gjendje te keqe ,jam e derrmuar, e lodhur nga njeriu qe e desha, qe bera çdo gje per ta, qe lashe familjen dhe i perjetova shume gjera per te dhe shume mundim deri krijuam kete familjen dhe ne fund ai eshte duke shkatrruar qdo gje mbi familjen e vet. Jam lodhur duke u zgjuar çdo mengjes duke ditur qe asgje nuk do te ndryshoj… Ju lutem shume ta shperndani kete histori sepse kam vertet nevoj per ndihme dhe keshilla… Anonim!