fbpx
kurgjo tjeter

Burri nuk din kurgjo tjeter veq me m’dasht para tjerve dhe ne rrjete sociale, pare, shoqni, edhe …


Burri nuk din kurgjo tjeter veq me m’dasht para tjerve dhe ne rrjete sociale, pare, shoqni, edhe … – Jam nje vajz na Prishtina para 10 viteve u njoftova me nje djale nga nje fshat, pas 2 vite kontakt u njohem dhe filluam lidhjen Gjithqka ishte mrekulli bente shume per mua pavarsisht qe kushtet ekonomike nuk i kishe hiq te mira me aq pak sa kishte u mundonte tme bente dhurata dhe kishe kohe per mua. Pas nje kohe te shkurt familja ime kuptuan lidhjen, nje lidhje qe ne asnje menyr sdo pranohet e vetmja mundsi nese ne dalim ne Prishtine ndryshe ska mundsi. Ate kohe mu ndalua celulari, interneti te dalurat, gjithashtu edhe shkollimi nje kohe te shkurt pothuajse kisha bere ndonje kr**. Per 5 vite e mbajtem lidhjen te fshehur. Une diplomova u punesova per qka studiova, thjesht sme benin pershtypje qe aj ishte ekonomikisht i dobet sepse ne familjen time ishim mire gjithsesi kam punuar edhe gjat studimev dhe jam vete financuar, ndersa atij si shkonin mire studimet por pati fat shkoj Austri rregulloj letrat, punonte kishe te drejt bashkim familjar dhe pas ksaj kohe 5 vite e zyrtarizuam lidhjen me ne fund disi pranoj familja ime. Sa e lumtur qe isha mendoja qe me sdo te kishim probleme asnjeher, por jo. Ai ndryshoj shume asgje si dukej interesont vetem paraja vinte pas fejeses ne Kosove dilshim aq pak te gjithe u quditshtin ju kto dite i keni prit qka jane kto takime aq te rralla aj skishe as patent shofer as vetur asgje une kom vetur timen shkojsha me marr me dal por sdojke ne rregull ndoshta i vinte keq. Pas 2 vitev fejes bem dasmen qe po thuajse tgjitha i organizoj vet dhe shume pak mendime tmija po ok une e dojsha mjaftojke qe erdh mundsia me u ba bashk, pas dasmes as muji i mjaltit as asgje me interesont ju dokshin te dalurat me shoqni dhe une te rrija nfshat me familje tij, ne rregull ka ardh ne pushim e lejsha. Une pushime me familje kam shku nvende t ndryshme po mvike teper teper inati pse mos me shku kishim kohe mundsi krejt i kishum pse mos me shku slypsha diqka shume. Skishte mundsi as te familja ime me me qu mu pershendet se pa patent shofer me vozit une spranojke. E kom lut gjithe kohen me pare tmija veq merre patenten po e kot tash ka pare boll po edhe 1€ i dhimen erdh koha shkum ne Austri, vetem ne dy jetonim bashk familja e tij ishe ne kosove Krejt punojn krejt lodhen por gjithe kto vite gjithe ato sakrifica qe i kom bo edhe familjen tem e kom nenqmu per ta spaku ni her n javt ose ne muajt me than t dalim pak ose naj dhurat sado e vogel me qen, por jo thot duhet me kursy me kursy sdin tjeter. Nuk di ku eshte gabimi rrall her i them qe paret e krejt kena mej ba qit kohe kurr ski me kthy krejt me kohe thot gjith sa kohe qfare kohe qe 5 vjet e lus ni patent shofer me marr e lus me shku veq na dy dikun nuk di nese eshte diqka abnormale 28 vjet i kena dyt I them te bejm femij niher t bejm pare dyt punojm tash seshte bre paraja gjithqka. Me e keqja eshte te tjeret mendojn qe jam teper e lumtur sepse para tjetve me don aq shume sa qe mthojn lumja ti gojn ta kqyr. Nuk tvyn me ta kqyr gojen kurgjo kur ste jep koh e dashni. Edhe kurr me kerkon si kom fol paknaqsit e mija shpesh mshkon menja me lendu veten po mdhimet familje jem se jam vajza e vetme ne familje ata mendojn qe jam shume e lumtur mkerkojn falje pse tkem pengu ku me marr aq fuqi mju tregu. Punoj munohna me i ndihmu prindve tij ne Kosove teshat e mija qka i la ndhom kozmetik si gjej asnje krejt mi perdorin motrat e tij kurr kekruj sja kom permen. Sukseset qe i kom arrit ne jet studimet punen veturen i kom arrit vet pa ndihmen e tij, kom punu perveq punes tem edhe privat edhe kur bjen fjala thot per veti i ke kry jo per mu. Nuk di ma jom lodh spo muj gjej naj menyr qysh me ndrru sjane pak 10 vite me i hup per dikon nfund mu nda spom doket zgjidhje ndamja tek e fundit as skom maltretime prej tij as tradhti amo pse nuk din kurgjo tjeter veq pare shoqnii edhe mem desht para tjerve dhe n rrjete sociale. Mdhem shume sdi nashta veq pse jom e urt ose e din qe une ankesat e mija sja them familjes tem kurr se mlendun ndergjegjja qka ju kom bo per ta. Ndodhem ne nje situat aq tkeqe sa qe spo di ma as qka me bo. Spo di a eshte gabimi te une a ku!