fbpx

Burri me thot “Une jam steril qika mire, shko gjej dikon qe ta bon nje femije”, nuk ju besoj as mjekve as hoxhallarve…


Burri me thot “Une jam steril qika mire, shko gjej dikon qe ta bon nje femije”, s’do heqi dore sepse edhe mjeket gabojn… – Pershendetje Histori Te Jetes, po e shkruaj historin time per nje ceshtje shume personale qe ndoshta ka shume gra dhe burra qe vuajn sikur une nga fertiliteti i deshpruar.. Une jam nje grua 38 vjecare jetoj ne Kosove edhe Burrin e kam nga Kosova. Te dy jetojm ne nje banes te vogel ne Mitrovice edhe e kemi nje jete standard nuk kemi llukse por ja dalim diqysh sepse dyt jemi ne pune. Ndoshta te gjitha i kemi por nje femije se kemi, edhe ate e kemi enderr te pa realizushme. Kam provu te gjitha kam shku te doktori kam shku te hoxha por shpresa vetem me jepim mua dhe jo burrit. Mua me thojn je ne rregull ski gje por burri yt eshte steril burri yt nuk ben femije gjithmone sidomos mjeket kurr shpresa atij si kan jep. Jemi martu qe sa e sa vite edhe kurr ne jete nuk ma ka ni sepse gjithmone ja kam lan keto pune ne dore tZotit mirepo vitet po ecin edhe nuk po kom zgjidhje as kohe shume as per mua me… Spo di ku mu orientu as mu drejtu sepse i provova te gjitha kom shku prej Shqipnis e deri ne Shkup per sherim te burrit por krejt i kan than njejt. Kemi provu edhe me IVF por skemi pas sukses. Shume jam deshpru kur nuk funksionoi heren e par. Burri shpesh here me sheh qe kur dalim i kqyri tinza teshat e femijeve edhe mendoj ah te kisha pas nje bebe me vesh mire e me desht e me shetit e me ja afru krejt dashurin e mundshme qe muj per beben tem. Kur me sheh ne qat gjendje gjith mthot oj gru boll ma se mu ma shume pom merzit kur po tshoh qishtu. Nje dite e provum edhe te hoxha ja nisi keni tbame keni kshtu keni ashtu sikur krejt hoxhallart qysh duhet patjeter me ta dhan naj pergjigjje edhe tha KURR skeni me bo femije per derisa e keni qet hije te zez mbi vete, naj dha do uje me pi edhe me vazhdu me provu. Yhaa kan kalu 10 vite prej athershit besoj ndoshta qe na ka kalu ajo hija e zezz qe 10 vite ama prap se prap spo kemi sukses aspak. Spo din njeri qka me bo, qka me tentu me bo. Nje dite erdha prej pune e rraskapitur e lodht edhe e mendova qe kaniher do sene ndodhin ne jete rrap tap bash kur nuk e mendon edhe ndoshta une shume po i mbaj mendt aty e per qata skam femije. I thash burrit noshta edhe une qe po i maj mendt non stop qaty edhe mu kthy NGOM qika e mire shko gjeje ni burr qe ta jep ni femije a je tu i ni krejt qe une jom steril bre skaaa kurgjo te une, ska met ma shpres spo di pse hala po vazhdon me bo llaf kit tem se !!! U befasova sepse kemi provu qe sa e sa vite gjithqka edhe per niher mu deshpru ashtu sdin njeri qysh ja kthen. I thash qka ki? Tha kurgjo si ti si nana jem non stop tu ma permen thu ti qe une spo du po spo muj sosht ndore teme gjithqka kem provu edhe pare kem jep per kit pune edhe spo don bre Zoti me naj fal kshtu qe shko gjeje dikon qe osht mire e qe ska probleme ai ta plotson deshiren noshta.. Jom shume keq kur e shoh qishtu burrin tem spo di qysh me bo spo du mi besu as mjekve as hoxhallarve po du me pas ende shpres edhe pse i kemi mbush afer 40 qe ka mu bo nje dite mire edhe kena mu bo prind najher e me pas edhe na dikon me desht sikur krejt bota qysh po i kan fmin e vet mi knaq.