fbpx
Jeta ime

Burri me tha mbreme”Nese zgjedh shkollen do ja mare jeten babit dhe vellaut tend”,jeta ime eshte nje jete koti dhe…


Burri me tha mbreme”Nese zgjedh shkollen do ja mare jeten babit dhe vellaut tend”,jeta ime eshte nje jete koti dhe…-Përshëndetje!A ju ka ndodhur ndonjher qe te vendosin te tjeret per ju?Apo edhe t’iu ushtrojne presion psikologjik, te zgjedhesh midis familjes ose ëndres qe ke nisur per tu bërë dikushi. Mua më ndodhi , hehh mund te them se më ka ndodhur sa herë që hapet kjo temë. Unë jam studente , jam edhe e sëmur diabetike . Nejse me kete të fundit nuk e thash që ju të ndjeni keqardhje per mua , por dua ta di si do reagonit. Nisa universitetin para tre viteve me shume vështirësi, u regjistrova por nuk vazhdova dot kisha djalin e vogel dy muajsh edhe mu dogj një vit. Filloj një vit me vonese, me zor ia mbush mendjen bashkeshortit . Te blija libra nuk me donte , as leksionet , po ti gjesh neper shoqe ne rregull , ndryshe nuk kam lek te prish une me karta koti. Me veshtirsi iku si iku nje vit , nuk mora notat qe deshiroja sepse nuk kisha as mundesi që të mësoja. Fëmijët, mengjes , drek, dark cdo gjë per mbi mua. Zoteria ndonjher kur i tekeshe ndihmonte. Flija vone naten se mesoja naten e diten me dilte gjumi me veshtirsi ne mengjes , fillonte te bertiste . Jo te dua te zgjohesh qe ne gjashte te mengjesit ndryshe ska shkoll.Ra pandemia mua me zuri ne vit te dyte te universitetit, fal Zotit mësimi po bëhej online. As online nuk gjeta qetesi, fillonte mesimi , therriste jo dua uje jo dua buke, merru me femijet mja mu more me mesime koti. Ëndrën time gjithmon e ka quajtur koti. Ja mbarove ne çfar ale do veshe, kush te fut ne pune ketu ku jemi, duhet te kesh lek, duhet te kesh mik se ndryshe nuk hyn dot. Mbrëm ishte nata me e tmerrshme per mua , tani kam provimet nuk te shpija tha bej cfar te duash. Nëse del nga shtepija do zgjedhesh midis shkolles ( Ëndrres time) dhe familjes. Nese zgjedh te shkatrosh familjen e une do ta shkatroj familjen tende, do te vr as Babain do te vr as vellain, do te shkoj gja ku deri ne gju nese ti vendos te zgjedhesh shkollen.Më vjen keq vetem per fëmijet, se unë per vete dëshiroj të vdes më mirë. Por vetem per hatrin e tyre do zgjedh familjen, nuk do jem e lumtur pa shkollen pa ( Ëndrren time) ëndërroja që do bëhesha dikush. Por ja që më duhet të zgjedh. Do kaloj në depresjon e di.Mund te pyesin pse nuk e ke bere kur ke qene e pa martuar? Atehere nuk donte im at se me mentalitet te mykur . Po vajti çupa në shkollë do tërbohet, na tani çupa e ti do çmëndet. Ai është bërë pishman(im at) që nuk më dergoi në shkoll. Por tani është tepër vonë.
Jeta ime është thjesht një jetë koti tani, jetoj vetem per fëmijët se shpirti im mbrëm “Vdiq”