fbpx
rezervimin

Burri e prishi rezervimin e darsmes se ne KS lypen me ju ble veture, vet e bleva fustanin, dukatin por prap…


Burri e prishi rezervimin e darsmes se ne KS lypen me ju ble veture, vet e bleva fustanin, dukatin por prap… – Mirdita te gjithve, deshta te ndaj dhe un historin time, dhe te ndegjoj mendimin e juaj! Po e qes mas pari mbi vetes, nje dit me pas un nje dit, inshalla do zoti, e martohet djali im, a mundeni ju me nejt e mos me i ble as djalit as nuses asgje? Po mendoje me pas shume djem e njonit ja plotson gjitha dhe a te tjerve asgje, bilem i merr sa te mundesh? A esht kjo e drejt? Un them se jo nuk esht dhe nuk esht aspak logjike. Me nje anë shum me kan lenduar dhe ne nje menyr me kan poshtruar, po me nje anë jam e lumtur me burrin tim dhe krenare qe i bera gjitha ne deshiren time dhe me mundesit e mia, qe kam punuar me ndjers per nje dit te mrekullushme! Mua, jo vetem mua po edhe nje shoqe e imja ka gati te njejten rast si mua, vetem se ajo e beri darsmen dhe mori pak dhurat (pare) nga vjehrria, dhe ka pas te drejt ti mban paret e dhuratave te familjes, sepse shum edhe jav marin! Ne te dyja kemi nje kunat me te madh qe esht i martuar, dhe vjehrrija per te kan ble gjitha, dhomen, dymijat, fustana, dhe dukatin per nusen, gjithashtu edhe darsmen e kan financu! Tani po martohemi ne dyja, edhe ne jemi te jashtit, punojm siq kan punu dhe ata para neve, po neve askush nuk na ndihmon, as per organizimin e darsem, e lere me pare. Un e zgjodha nje restorant dhe pyta per rezervim po ma prishen rezervimin, mi prishen edhe mundesit e parev, sepse burri deshti tju blej nje kerr, kurse ata te dy par vjehrri i kan kushtet shum shum te mira! Me mir se na ne gurbet qe punojm dhe punojm dhe spari 1000 euro veq per takse iken e lere pagimet fikse qe i kemi. Mirpo ne jemi akoma pa femij dhe prap jemi mir, kemi per me jetu te lumtur. Po tani e lash endrren e darsmes qe ta ken ata makinen. Pra sdoja te jem pa gjerat qe i ka qdo nuse, dmth fustana, dymija si dhe dhomen e fjetjesm te gjitha i kam bler vet dhe sa her kem pas problem me burrin duke me numru sa hargjova, vetem i thash “un vet punoj, ty dhe familjes nuk ju kerkova, ju jeni kan te detyrum me mi ble keto gjera, tani qe i blej vet, te lutem mos me prish qejfin e nuses.” Dhe vazhdova, bleva dhe nje fustan te bardh shum lir 100 eur te kinezt, se ne ks po blejn ka njemij euro fustana jo, te them se me dhom te fjetjes dhe 8 fustana, dallam, jelek, dymijam dy par kemisha nuk e kam mrri akoma dy mij euro. Bilem edhe kunates kam ble fustana dhe dallam me gjith kemish, se dallamen nuk e kishte. Po dhe fustanin e bardh e kam ble se nuk doja te rri pa e veshur ate. E kam bler dhe kam rezervu nje fotografist te na fotografon, te maj nje kujtim, ti them femijeve nje dit, shiko si esht duke nena jote kur ishte nuse. Mirpo, baba im kishte qef ti therriste dhe hallat dhe pak me shum nga familja ime, se e dinte qe gjitha i kam ber vet, me thoshte le te jet kjo dit se erdhen me te mar… dhe ata te organizojn per vete nese e duan djalin e vet… po me dhimte burri im me qen aq shum te familjes time dhe ai vetem me nje mixh, ai ska halla as teze, dhe un thirra hallat pa burra, nga ana e dajve skishin mundesi shkak rast vdekje te te vijn, kshtu i thash thirri ti dajt e tu, thuj se nusja ju ka ftuar te vini dhe ju… po vjehrra e ndaloj nga inati pse nuk i thirra me gra un u merzita hala pa e pa burrin tim, gjitha i bera vet dhe doja te nderoj familjen e saj, dhe ajo nga inati hupi nderen time veq pse i thirra pa gra pasi ndodhin gjitha ajo me tha po ashtu ish dasht mi thirr edhe ket dhe ket ishin ber shum… i thash jo! ka mjaftu te thuash nusja ju therret, per me shum ju duhet te beni vet nje dit te grave ose nje darsem… dhe me aq e lash ket muhabet. kur e benim ate dark familja ime me dhan shum dhurata, dmth parem dhe dukati i nenes time, vetem vjehrria ni cent nuk e lan.. pastaj thash me dhuraten e familjes time do blej dukat, po familja burrit ishin kunder i thoshnin burrit tim meri paret se dhe ty te takojn, dhe me mori pak dhe ju blejti vetem familjes tvet qmos. Po nuses te vet jo, nuk i la faj burrit se e di kush e manipulon. Po nuk fola un mora nga paret e mia te mbushi prap shumen e dhuratav dhe blejta dukatin qfare doja, dhe ata vetem me inat me shikonin. Sa u gezova kur u ktheva ne mergim ti iki atyre qe sa shum gjera kerkuan nga un, po kur me moren nuse asgje sme kthyen as nje fjal te bukur jo… Kshtu qe vajza inshalla keni fat me burrat e juv, dhe shikoni jeten me at, nese mirrni dhurata te respektik jav dini vlerat, dhe mos jipni, ma mir as mos merrni burrin ne mergim, pa jav ber nje darsem dhe te tju marre siq esht adeti, se tani po kerkojn te jen nuset te ktynehershit, po knej i marin pare e dhurata prej nuses, e mi jep diqka nuses qysh u kan adet nuk japin, po as fjal te mira nuk te kthejn. shikoni mir ku ju bjen jeta, me kon me jetu, pritni dhe bonu te meqme vajza, se asnje prind nuk e jep vajzen per me poshtru e me lendu… ju pershendes!