fbpx
do ta permend

Behu e pavarur e pastaj martohu se Burri cdo here do ta permend se Une ta blejta kete, ta blejta ate!


Behu e pavarur e pastaj martohu se Burri cdo here do ta permend se Une ta blejta kete, ta blejta ate! – Historija jetes time filloj nga momenti kur u martova. Gjithqka shkonte mbrapsht, skisha aspak lumturi, burri vazhdimisht me tradhetonte dhe prinderit e tij me malltretonin psiqikisht. Isha martuar larg vendlindjes në njeren prej shteteve të EU, në vendlindje lash punen, fakultetin, familjen dhe të gjitha qe kisha dhe u martova per njeriun qe asnjeher nuk dinte te me vleresoje si gruaja e tij. Pas nje viti martes Linda nje djale, vazhdimisht kishim probleme, duroja me shprese Se do ndryshoje me lindjen e djalit por jo aspak, perkundrazi u be edhe me i ashper sa qe ishte. Vendosa definitivisht të ndahem, mora djalin dhe u ktheva tek familja ime, isha në depresion, e lodhur nga problemet, nga jeta, nga gjithqka qe me rrethonte, vazhdimisht qaja dhe mendoja qe jeta ime mori fund! Por nuk ishte ashtu, jeta vazhdoi edhe pa ate idiot. Pas nje kohe hapa biznesin tim, ku fitoja të holla të mjaftueshme dhe pas disa vite blejta banesen time. Gjate kesaj kohe kam pas shume oferta por shumica e meshkujve nuk jane serioz dhe qe në start i kam refuzuar. Eshte e vështirë të vendosesh për nje martese të re sepse gjdo here duhet ta mendosh edhe femiun se si do ta pranon ai. Kur babi biologjik e la, e nje tjeter nuk besoj se mund ta pranoje si femiun e vet. Me kete mesazh dua tju drejtohem gjitha femrave të sprovuara si un Se mos të demoralizoheni nga jeta, nuk ja vlen ta shkaterroni veten per nje njeri qe asnjeher nuk ju ka vleresuar, mos duroni tortura, malltretime, ofendime, thjesht mos u beni sk***e e askujt. Por, behuni të zoja të vetes, luftoni Se pari për veten dhe te drejtat tuaja dhe për femijet tuaj. Mos nguroni te martoheni pa e perfunduar shkollimin, punesohu, behu e panvarur dhe pastaj vendos për martes. Fatin tend nuk e merr askush, andaj jeto jeten, krijo kushtet tuaja vet dhe mos prit asgje prej dikujt sepse burri gjdo here do ta permend se une te blejta ket te blejta at. Historin e permblodha në pika të shkurtera sepse do duhet nje muaj të shkruaj për gjitha torturat qe i pervjetova gjate atyre viteve martesore. Fale Zotit sot jetoj e lumtur me djalin tim dhe jam krenare me veten dhe jetoj me bindjen Se “Rri në rruge të drejte , pa dyshim Zoti ti hape të gjitha dyert”!