fbpx
Kosova

Ate qe nuk ma ofroi Kosova ma ofroi Suedia, vendi im me deshproi, ata qe e kishin krahun e forte arriten…


Ate qe nuk ma ofroi Kosova ma ofroi Suedia, vendi im me deshproi, ata qe e kishin krahun e forte arriten… – Kosova vendi im me deshproi! Pershendetje te nderuar lexues,ne kete shkr** timin do ua tregoje nje realitet te hidhur me te cilin jam perballur keto vitet e fundit.Jam lindur ne nje familje te madhe, kemi pas jete mesatare,prinderit bene çmos per te na shkolluar. Babai punonte pun krahu masdite dhe ishte mesues paradite ishte i angazhuar tere diten me pune vetem e vetem qe neve te na shkollonte. Erdhi koha u pranuam ne fakultet dhe diplomuam me suksesin maksimal 10. Zhgenjimi yne filloi mu pas diplomimit.Edhepse kisha bere me dhjetra praktika ne institucione te ndryshme vullnetarisht pa para veten e vetem qe te avancohesha kur erdhi puna te kisha nje vend pune askush nuk me morri parasysh notat e mija rane ne lloq,studentat qe mezi kishin kaluar vitin dhe qe skishin aspak njohuri rreth punes apo asaj per te cilen kishin “studiuar”por qe e kishin krahun e forte me njoftesi/pare arriten te nxinin vendet e punes qe me te drejte mua me takonte. Dy vjet rresht u perballa me te njejten situate qdo kund ku konkuroja i plotsoja 100% kushtet por prap se prap merrja pergjigje negative.Ne vitin 2015 kur nga mbare kosova me mijera njerez ia mesyen Evropes ne mesin e tyre isha edhe une me vellaun e motren.Pas shum ditesh neper rruge arritem ne Suedi,fillimi ishte i veshtire por kur filluam te shkonim ne kurs per te mesuar gjuhen nje fije shprese u ndez per ne.Duke pare sistemin e jetes ne Suedi e kuptova qe ne ne Kosove paskemi vuajtur per gjera elementare..Sigurimet,perkrahja financiare nga shteti e mbi te gjitha barazia ishte diqka qe ne Kosove nuk egziston. U deshen 1 vit e gjys per ta mesuar gjuhen,gjate kesaj kohe punoja ne nje restorant ne kuzhine dhe kur arrita perfundimisht te kisha nje nivel te mire te suedishtes vendosa te nderroja pune.I qova dokumentet perfshire edhe diplomen e fakultetit.ME PRANUAN NE PUNE….Ishte gzim i madh per mu.E kryja punen me vullnet te madh dhe per nje kohe te shkurte me me pak se 6 muaj u ngrita ne detyre.Tani kam regjistruar masterin ne universitetin e Gothenburgut,diploma ime u pranua,mundi im nuk shkoi posht,vitet e mia ne fakultet u vlersuan.Ate qka nuk ma ofroi Kosova ma ofroi Suedia. Krejt ajo qka dua tju them eshte se vendi im me ka deshpruar ne maximum. Kosova nuk eshte vend ku dija triumfon.Kosova eshte vend i nepotizmit,vend qe ti shuan enderrat dhe ti lendu shpresat.Mos na fajsoni ne qe kemi ikur por mos i fajsoni as ata qe do ikin sepse rruge tjeter nuk na kan lene!!