fbpx
ka humb karakteri

Asnjëri nuk deshiron ta njoftoj një vajzë nga vendlindja,ka humb karakteri te shumë njerëz,gabimi im i vetëm ishte që…


Asnjëri nuk deshiron ta njoftoj një vajzë nga vendlindja,ka humb karakteri te shumë njerëz,gabimi im i vetëm ishte që…-Përshendetje të dashur lexues desha të shënoj një histori dhe të lexoj këshillat tuaja në lidhje me dashurin e vërtet, un mendoja se e gjeta dashurinë e vërtet por e gjitha ishte vetëm gënjeshtër në fund.Jam një mashkull 37 vjeq i ndarë kam dy fëmij të vegjël që i kam her pas here e punoj dhe jetoj në përendim. Desha te kuptoj diqka me shum nga komentet tuaja dhe duke lexuar historitë ktu vendosa që te shënoj edhe un timen pasi që edhe dje ishte 14 shkurti atëher me shtyri te shenoja historinë edhe me shumë sepse më kujtoj diqka që kalova sa isha në lidhje diqka të turbullt që kinse ishte një dashuri por ne fakt e gjitha vetëm gënjeshter.Një kohë të gjatë pasi u ndajta nga martesa doja vetëm te isha vetëm e me fëmijet e mi her pas here dhe të qetsoja shpirtin tim dhe erdh koha udhëtova për pushime në vendlindje. Kalova shum mir dhe me të vërtet kisha nevoj të qendroja edhe me shum por ja qe punë nuk me lejonte me shumë, ditëve të fundit njoha një vajz krejt rastësisht në një qender tregtare ku te dy ishim për shopping dhe filluam te flasim e në fund shkëmbyem numrat e telit dhe filluam kontaktet në mediat sociale etj. Pasi që un kisha kohë te shkurt te qendroja më shum në pushim ne u takuam vetëm për nje kafe një dit dhe aty fillova të besoja se ndoshta kjo qenka fati im por e mbaja thell në vete sepse nuk doja të lëndohesha prap si më heret, kisha shum pasiguri tek ajo por edhe ajo njeashtu sepse nuk u njifshim fare ne përveq se kishim shkëmbyer emrat dhe numrat e tel asgje me shum. Pasi u ktheva në përendim prap koha kalonte edhe me shpejt disi e ne deri në oret e natës filluam të flasim në whatsap mesenger e qka kishim para nesh dhe qdo dit bisedat u bënin me interesante por pa premtime sepse nuk dua ti premtoj askujt asgje se premtimet i mbaj kur i premtoj dikujt diqka. Qe ne fillim i thoshim njëri tjetrit se mos te premtojm asgje sepse po si mbajtem lëndohemi prap mbase qe edhe ajo ishte njejt si un e ndarë dhe e lodhur nga ndarja vuajtjet etj. Ajo fëmij nuk kishte por kishte përjetuar nje jet jo të mir si në fëmijeri ashtu edhe në martesë. Ne flisnim e filluam edhe të dashurohemi dhe pas disa muajve më takonte pak pushim dhe ika prap me avion në vendlindje dhe doja ti bëja një supriz ditën e shën valentinit dhe at ja arrita ti bëja dhe kaluam një dit të paharrushme të pakten kështu thonim atëkohë. Ajo më tregonte për fjalët që i thonin nga shoqëria se fakti që un kisha fëmij e ajo jo, se si e komentonin për mua jo ashtu jo kështu taman tipike kjo fjala që han bukën tënde e shiqon komshiun qka vepron. Un nuk kisha fjalët e kujt ti ndegjoj përveq të saj sepse un isha i dashuruar ne të dhe qdo fjal negative për të ishte e tepërt sepse nuk doja ti prishja vetës lumturinë, un isha i lumtur dhe tashme kisha personin që u dashurova ne të afër meje dhe e gjith bota ishte e imja ato momente kur flisja me të kur e takoja kur dërgonim foto njeri tjetrit apo vetëm ndegjoja zërin e saj, un isha i dashuruar. Ne filluam planet që te martohemi kur te kalonte një kohë pasi që te njifshim më mir, qdo vendim e kishim tonin e njejt dhe ajo me pelqente. Kisha një bindje që ky fat do me përcjell deri ne varr por nuk doli ashtu siq un mendoja sepse ajo filloj të krijoj një pasiguri nga situata rreth nesh nga largësia ime nga shoqeria saj, familja etj dhe nje dit mi thot të gjitha troq qe nuk mundët më kështu sepse largsia na pengonte por at e ka ditur që në fillim pastaj filloj se mir e kan shoqet e mia se ti ke fëmij e munden me na dal probleme e disa fjal që as nuk i kuptoja qe rrjedhëshin nga goja saj por si i sprovuar me herët mbylla telin u ula u merzita dhe fillova te mendoja se qfarë ndodhi qfarë gabova por kuptova që i vetmi gabim im ishte pse u dashurova ne të pa e njoftur edhe ca vite apo me mir mos ta kisha njoft fare. I thash që ne fillim të lutem po pate qellime tjera vazhdo rrugën tënde mos me lëndo se un veqse isha i lënduar, un nuk doja të përjetoja prap kto momente të vetmisë e të me krijohet një pasiguri në dashuri. Ju kisha bërë nje lutje të dy gjinive aman mos gënjeni dikënd se kinse e doni por kur dikujt i jepni fjalen edhe mbane kur i dikujt i thua të dua atëher dashuroje e jo ti japësh një shpresë te rrejshme e të krijosh diqka tjetër pas shpine sepse kjo krijon pasiguri te madhe në te ardhmen e shum njerzëve, un kam folur me shokët e mi pas rastit tim dhe asnjeri as qe deshiron të njoftoj një vajzë nga vendlindja. Njeriu ka një fytyr dhe ajo i tregon moralin e karakterin e tij dhe sot ka humbur karakteri tek shum njerëz se shum gënjejn e mashtrojn por a mendojn ata se nje dit do i pagujn mëkatet e veta se qdo veprim do jipet përgjigje për te tek Zoti. Un kam kto vite dhe asnjeher nuk i kam premtuar dikujt diqka qe nuk e përmbushi at premtim sepse nuk dua të permendem për te keq por dua te kujtohem për një njeri i mir, provone edhe ju ësht shum leht.Tash jeta vazhdon tutje për te gjith por un përsonalisht nuk mund ti them më aq leht dikujt te dua sepse dashuria kushton vite po qe dashuri e dështuar e sa për dashurinë e vërtet ndoshta pak njerëz e gjejn, ndoshta një dit rrezon dielli edhe për ne që perjetuam vuajtjet e dashurisë. Ju që keni dashuri te sinqert mes vete apo keni dikënd që ju bën te lumtur ju kisha lut ta mbani afër se ajo dashuri sot ësht e pamundur ta gjeni por edhe mos kërkoni aq shum nga partneri juaj pa u ndal me menduar se qfarë ju ofroni për te sepse dashuria e vërtet sot gjindet shum pak e diku pas viteve te 50-ta e kuptoni se a ju dashtën apo ishte nje shtyrje jetës sepse dashuria vlersohet edhe më shum kur njeriu kalon disa vite jetës e kur jetës i vjen fundi. Jeto i lumtur jeto për vetën e jo për shoqërin e familjen sepse esht e pamundur ti bëjm te gjith të lumtur. Më tregoni pak si të dashurohem prapë a ësht e mundur dhe plagët e dashuris shërohen apo mbesin të hapura se plagët e mia ende jan të hapura, pasiguria ishte armiku im qe nuk doja ta perjetoja kurr e tash pas plagëve ju them qe ndjehem i pasigurt se kujt ti them të dua e po pres kohën ti shëroj kto plagë po qe se esht e vërtet që i shëron plagët. E ti po rastesisht lexove këtë histori koha do te tregoj qka humbe por prap un te uroj qdo te mir ne jet përveq se pasigurinë qe me ke krijuar at nuk ta fali kurr sepse te thosha mos premto se nuk kisha nevoj për fjal bosh sepse jetet tona veqse ishin bosh nga dashuria e nuk kishin nevoj me shum për vuajtje. Mos i leni faj meshkujve kur ju vet jeni te pasigurta apo ishte ajo vetëm nje pjes e aktrimit e aventurës sate ne dashuri të rrejshme. Faleminderit që lexuat dhe faleminderit që shpreheni në komente. Ju uroj shëndet e jet të lumtur për secilin nga ju dhe mos harroni se lumturinë e gjeni kur tentoni e jo me dy mendje sidomos kur të gjithë pasigurinë tuaj e krijoni vet sepse askush nuk ësht përfekt përveq Zotit por ai apo ajo që te don dhe të shpreh dashuri mos i largoni por jepni një shancë e flini në krahët e tyre se po menduat keq e keq do ndodh e po rrezikuat pak dhe ndjellni dashurinë dashuri do gjeni por mbane zemren e shpirtin të pastërt e mendjen të kthjellët sepse jeta ësht e shkurtër të prisni njeriun ideal që deri sot askush nuk hasi në të. Nuk ësht turp ti kthehësh një dashurie që te bën te lumtur por ësht turp ta lësh te ikën për gabimet e tua apo kokëfortsinë tënde se dikur bëhet von edhe të pendoheni andaj zgjoheni me kohë dhe do keni at qfarë dëshironi në jetën tuaj.