fbpx
persosmeri

Asnjeher nuk me tha dua ti jap fund kesaj lidhje, cdo gje persosmeri dhe lumturi pastaj zhdukje totale!


Asnjeher nuk me tha dua ti jap fund kesaj lidhje, cdo gje persosmeri dhe lumturi pastaj zhdukje totale! – Pershendetje! Une qe po ju shkruaj jam nje vajze shqiptare e lindur dhe e formuar ne kete realitet te kryeqytetit te mbushur me veshtiresi qofshin keto ekonomike , sociale , por edhe te tjera te cilat jo pak reflektohen ne jeten tone. Doja te ndaja me ju dhe te merrja nje mendim sepse nuk di me si te veproj. Problemi eshte I tille , jam 27 vjeçe dhe para pak kohesh fillova nje lidhje , e dyta ne jeten time , pasi e para nuk funksionoi mirepo une ate arrita ta superoj dhe te rivazhdoj jeten time pavaresisht nje zhgenjimi. Kjo e dyta nisi mire dhe bukur sic nisin zakonisht lidhjet , personi ne fjale ishte shume I mire me mua , teper I sjellshem , nje mrekulli , kalonim mire dhe merreshim vesh vetem me nje shikim , lidhja jone vazhdoi rrugen e saj, asnjeri nuk I percaktoi tjetrit kushte apo ndonje gje qe te mund te ndihej keq pala tjetet. Gjithcka shkonte per mire kur pasi dhe kiahim konsumuar marredhenien duke iu dhene njeri tjetrit , ky njeri qe me beri ta dua qe ne sekonden e pare qe e njoha , filloi te me fliste per te kaluaren e tij e cila rezultoi te ishte shume e dhimbshme dhe me sa kuptova nuk kishte arritur ta kalonte ende. Kishte qene I lidhur per kater vite me nje vajze dhe ishte ndare dhe pasi me tregoi kete une u shpreha natyrisht e gatshme per ti ndenjur prane dhe per ta ndihmuar qe ta kalonte , mirepo ai dita dites e ndjeva se po me shmangej , me shkruante me pak, nuk me therriste me ne tel , nuk kerkonte qe te dilnim derisa me tha se donte te rrinte pak kohe vetem e te mos fliste me askend! Edhe ne kete rast I thashe do te le kohe sa te duash dhe u shkeputem per nje kohe te shkurte megjithese here here I dergoja ne fb ndonje kenge ose ndonje gje sa per te mos e harruar sepse ne fakt kjo periudhe u be per mua nje tmerr I vertete aq sa fillova te mendoj se po me ftohej me stil e po me braktiste , dhe I shkrova I thashe mendimin tim por ai e mohoi kete gje , me frazen dua te rri vetem nuk kam gje me ty je shume e mire. Ne kete faze ftohja filloi me te foluren gati gati formale cka me beri te dyshoj ne ate qe prisja nga ai , derisa nje dite dhe ma konfirmoi ne nje gjysem bisede se do me takonte por dhe se ne fakt nuk ndjente aq sa ndjeja une. Takimi natyrisht nuk u realizua ai nuk u be I gjalle , kaluan dite dhe qe nga distancimi I pare u be nje muaj , mua me ngjan nje kohe shume e gjate sepse nuk ka dite qe nuk e mendoj nuk ka cast qe nuk me mbushen syte me lot per te , me eshte kthyer ne nje gje qe po ma han shpirtin e po me lendu dita dites Ne kete pike I thashe me thuaj te pakten qe po I jep fund asaj qe I ishte mes nesh e ta mbyllim , prape asnje pergjigjie , prape heshtje. Nuk di cte bej me? Nuk vazhdoj dot pa te. Do doja te me bente qe ta urreja ndoshta do e kisha me te lehte , per shume kohe mendova se po kalonte nje depresion ndaj nuk e shqetesova por ndjenjat qe ka zgjuar ne mua me bejne te mos arsyetoj te flas palidhje , te mos jem vetvetja. Si mendoni ju? Duhet te pres mos reagon? Kam ndonje shprese? Apo thjesht ka qene nje mashtrim perfekt? Une nuk I bera gje te keqe shume mire mund te ma thoshte dua ti japim fund , jo keshtu , cdo gje persoameri dhe lumturi pastaj zhdukje totale! Mendova ti shkruaja nje shoqes se tij ta pyesja , nuk kisha guxim se ajo nuk me njeh… me thoni diçka….Cfare te beje jam keq kam mbetur keq sepse aiii me la keq, me ndihmoni si te ia beje me mungon shumee ai. Faleminderit nese me postoni.