fbpx
As vjeherr smuj i tham

As vjeherr smuj i tham se me i shku fjala pasha Zotin te perbin, u munu djalin me hajmalia me…!


As vjeherr smuj i tham se me i shku fjala pasha Zotin te perbin, u munu djalin me hajmalia me…! -Pershendetje histori te jetes, ju lutem anonim! Jam je vajze e martuar ne Zvicer, jetoj me burri dhe nanen e tij qe as vjeherr sun i thom, por me duket se mentaliteti i njerzve te Kosoves ndryshon me mentalitet te njerzve qe jetojne ketu, ngase ketu jane njerzit shume katastrofë, nuk po e themë te gjithe, mirepo ata qe kam arritë mi njoftë jane tmerr, gjithqka don me komandu edhe me pas ndor te vet me e sjell djalin edhe ren qysh don vet edhe krejt shpin besa sa i shkohet se kur gjen haluca si puna e burrit tem pse mos me ju perzi. Nuk po du me zgjatë shumë, problemi im qendron te nana e burrit, ngase kurrë rahat nuk me la as me burr as me fmi qe e kam lind qe 10 muaj, shkaku saj po kam probleme edhe me burr, a len ven pa mu perzi cdo pune qe e boj vjen rrin si polic mbrapa meje edhe ne telefon kur foli ka mem ngu edhe mem vet ka 100 here qka the me kon fole pse i the nanes tane ashtu pse i the motres ashtu sa munohna me ik me shku ndhom tem apet qaty vjen te dera me ngon se e kom nxan shume here me vesh nder, pse pe vesh kta e pse ata qe as burri jem sem perzihet e kjo gjithe. Burr me pas edhe te bahet bajat si e kon me nevoja te veqanta thu spo diii une sjom e vetdishme qa jom tu bo e joo plaka e zez me mi bo gjithe kete presion veq Zoti e din qysh pe man kjo tok sa tkeqen e bon e sa dolloverin e thashethemen e bene kjo per krejt rrethin e familjes e po kam stres, mandej po duhet me zbraz stresin te burri, nga ajo kam perjetu maltretimë fizike dhe psiqike, dhe jam detyru mu largu nga shtepia, djali im qendronte 1 jave te une nje jave te burri, ketu nuk kisha familje, isha e vetmuar, pa e ditë gjuhen ende, pa punë, katastrofë, u detyrova me shku ne shtepi te grave, pas nje kohe burri me premtoj qe ka mu rregullu gjithqka dhe ka mu ba mirë, i besova dhe u ktheva te burri bashkë me djalë, se nuk dua ta rris femijën pa babë. Po atë ditë qe u ktheva, asaj plakushke i erdhen disa hajmalia qe i kishte porosit ne Kosovë, ato i kishte prrgaditë per djalë tem, me arsye se po trembet, po qanë natën (per mua ishte normale gjendja e djalit, se e vrente mungesen e prindve),,,, i thash djalit tem jo hajmalia, tha po qanë, thash normal se 8 ditë nuk mka pa, tha jo se ka per ata, edhe nuk bera ze, bisedova me burr, i thash nuk me pelqejnë hajmliat, dhe vendosem mos me perndor, i tregoj asaj, edhe sipas meje kjo punë perfundoj, me pas dolem me shetit me burr kur u kthyem djali me hajmali ne krahë, u qarta, thash jo edhe u kry, e mur ajo tha une e mbaj, edhe tha ruju se ka than Shehu thuj nuses leja hajmalin fmis se po te ngrin ty per se gjalli, thash le t’me ngrin (na jemi musliman), mirepo hajmaliat i ben plakushkaa te shehu. Pas nje jave mora djepin e djalit me ja rregullu, aty dul hajmalia, disa thelba te hudres, krip, tesha te vjetra, dhe nje jastak si me rruza brenda, aty bertita, pse duhet keto gjera, une nuk i deshiroj, dhe jam shume vezvese, ndoshta te vetem arsye e ka me ma largu djalin nga une, ashtu siq ma ka largu ng gjiri kur e linda djalin. Jam ne stres shumë, e kam paralajmru burrin qe prap shkoj ne shtëpi te grave, po me duket qe nuk po beson, por une me mire e kam pas atje se ketu, te pakten koken e kam pas te qet, pamvarsisht qe m’ka mungu edhe burri. Plaka ka deshire te jet komandant i jemi, po une nuk e duroj, qe dy vite jam ardh ne Zvicer, vetem 10 dite kam qene ne Kosove, se gjithmone arsyetohet burri jo s’po kam pare, o isha shtatzan, o djali vogel, tash djali 1 vit mi ban, po ky eshte qun mamaje, njesoj si ky edhe une i dua prinderit mi pa naj here, (Me burrë e kaloj mirë, mirepo problemi eshte te nana e tij, se nuk na len rehat) po nejse, ju lutem qka me rekomandoni me ba me ate hajmali se po du mu çmend, ju faleminderit per keshillat e juaja.