fbpx

U bera dashnore e Burrit tem veq me pa djalin tim, fjala Nane po t’shtike gjithqka me bo per femijet, e kam humbur moralin dhe ndergjegjen time…


U bera dashnore e Burrit tem veq me pa djalin tim, fjala Nane po t’shtike gjithqka me bo per femijet, e kam humbur moralin dhe ndergjegjen time… – Përshendetje!! Si gjith edhe une ju lutem anonim!! U martova shum e re 15 vjecare, ishte dashuria ime e pare… Familja ime nuk lejonte mirpo nuk kishte fuqi qe mund tme ndalte… Shkova te ai mbas dy viteve lindi djali, si iku koha as vet se di… Burri ishte njeri i shetitur por vetem per vete kishte dhe afera tjera e kam zene sa here, mirpo situata rrethi une gjithmon heshtja…Dikund mbas 5 viteve martese filluan problemet me te mdhaja jo me thonte ste dua largou maltretime mirpo une kembengulja nuk dal se kam femi e familjen i kam len per ty i thosha! E mora vesh se ka lidhje me nje ku** te cilen familja e vet e ka debu nga shpia dhe qe ka lind nje djal pa qen e martuar te cilin e ka dhen ne shtepi per femi, paramendoni me cfare femre eshte lidhur… Kaloj nje kohe maltretimet vazhduan deri sa me cmendi qe te ikja, ika por lash djalin o Zot… Mbas dy muajve qe u largova ai e mori ate ne shtepi… Une vazhdoja neper polici neper sherbimet sociale qe ta merja djalin por skishte rezultat ata te burrit ishin te pasur dhe nuk kishte njeri qe se kishin paguar qe mos ta takoj djalin…Keshtu dy vjet e gjys pa e pare djalin shpirti im dhe Zoti e din… Vendosa thash do ta mar ne tel burrin dhe e mora vendosem te takoemi dhe u takuam ashtu vazhduam per nje muaj takoesha si dashnore me burrin… Nje nat me pyti a vjen ne shtepi su mendova dy here thash vi , skam fjal tua pershkruaj takimin tim me djalin mbas dy vjeteve e gjys… E tash mbasi u ktheva ajo tjetra ishte po ne ate shtepi mirpo per mua ajo nuk ishte askend pa mare parasysh se e gjeta te dhoma ime flente teshat mi kishte veshur gjajti gjith nejse… Keshtu ne gjith se bashku jetuam per 17 vite me radhe… Mbasi qe u ktheva linda dhe nje femi…Patem ngritje ulje kishim situaten qe vendosem te dal jasht shtetit per te punuar se kishim borxhe.. Ika shkova si mendova pasojat vetem tna regulloet situata. Punova 6 muaj jasht ti paguajm borxhet ate e lash ne shtepi me gruan tjeter dhe femijet. Kurre u ktheva situata kishte ndryshu ftohet edhe une edhe ai… Djali vendosi te fejoet erdhi koha per martese une si cdo nene sa ma mire te dali darsma… Erdhi koha e darsmes filluan problemet paramendoni nuk erdhi ne darsem as vet se di sot e kesaj dite se pse JO!!! Kaloi darsma shpirti im e din si e bera ate darsem..Dy dite mbas darsmes vendosa te dal nga ajo shpi. I ula femit bisedova thash cfare thuni juve te ri apo te dal, femijet me than qe sme shohin me te ri ne ate shpi boll je sherbetorja ktyne… Une dola mora femijun e vogel dhe dola jasht shtetit… Djali me nusen me ngelen shpi…. Kaloj nje vit deshti Zoti me erdhen nusja dhe djali ketu ku jam une… Tash jam bashk me femijet… Te dashur miq sot te jesh ku** eshte me mire sesa e ndershme ky eshte mendimi im! Mirpo ja kam lene gjith Zotit nuk urej askend! Ju pershendes mirembetshi.