U larguam nga Kosova shkaku i luftes, kur u kthyem na xhelozojshin njerezit qe kemi arrit dhe na injorojshin, qfar kohe u ardh…


U larguam nga Kosova shkaku i luftes, kur u kthyem na xhelozojshin njerezit qe kemi arrit dhe na injorojshin, qfar kohe u ardh… – Nji histori timen kisha dasht me tregue!. Jam nji grue ne mosh e historia se harohet mbetet perhere..Jam rite ne qytet Kosove nji familje qytetare me prind te bute e te mire..ishim 4 motra e nji vella. Vllau ishte ma i vjetri e motra madhe dyte ishim te martum jetojshin me familjet e veta… Ne 3 motra e prind jetonim bashk. Pjesa e dyte historise u martuem edhe ne trijat motrat si afer me moshe ishim.e te trija ishim te punesueme.. Tash pjesa e tret historia ime.. Une isha e martueme ne fshat afer qytetit ku udhtojshim me bashkshortin qdo mengjez.per pune. Jetojshim se bashku ne fshat me familjen e burrit ku ky ishte ma i madhi djale ne familje..ku u desht ti mbajm 3 vllaznit e tije e prind e motren gjithe pa martuem. Filloj nji jete e veshtire per mue lindi vajza pare .gezim per mue por veshtire te udhtojsh e te punosh ..vajzen e mbajshin vjeria .mesa e pare ne familje..Por aspak jete normale se kishim me burin asnji ardhmeni jetonin sod per neser..pune shtepi vetem me mbijetue . Eh mbasi u martue motra tije mbet vjera vete me punet e shtepise e vajzen time..ngarkese…por mos nji kohe hinem ne kredi muerem nji obor ne qytet
E maruem nji shtepi te vogel..ndryshoj jeta linda nji vajzen e dyte..e filluan vajzat shkollen ne qytet. Filloj tjeter jete.me radh edhe dy vajza tjera linden me 3 vjet ndermket Ishin 4 vajza..e ne dy ne shtepine ne qytet .punojshim Vajzat filluen shkollen me suksese te shembullore Eh mbeta pa pune ku u debova nga puna ne vitin 1989..si shum shqiptar.. E pastaj buri e rame dakord te lam vendlindjen e te marim rugen per gurbet nji ruge te gjate ne vitin 1992..ku besojshmi se do te regullohet e kthehemi.por asesibsu permiresojke situata..por ne u vendosem me dukumenta permanente. Ku filluen mesimin vajzat ne shkolla.Ku ishin pothuejse ma te mirat ne shkoll. eh jeta vazhdoj ne gurbet.. Por per fate sna ka ndodh ndoj rast vdekje gjate luftes ne kosove por qka tash jetonim me frige qka do te ndodh ne kosove..Jetonim ne gurbet por mendjen ne kosove..eh filluem te adaptohemi edhe ne e vajzat kryejten shkolkat e fakultetet e u punesuan me radh simbas moshes .e u martuen krijuen familjet e veta..
Por ndryshoi gjendja ndaj njerezeve se filloj xhelozia se vajzat shkuen shum perpara ne qdo pikepamje..e si dihet kosove shum veshtire ishte jeta.. Por sod kemi ma te afermit qe sna dojn .se kan prit shum nga ne.por na ishim me familje.. Eh tash shkomi mas luftes ne vendlindje por se ndiemi ate kenaqesi ne vendin tone ma..Njerzit mate afermit ste dojn gjejn nji arsye me u idhnue…shkurt na xhelozojn…edhe pse sa kemi pase mundsi sjemi kursye..por ska mjaftue.e aqe pa respekt njerzit ne vendlindje jane se aqe egoista jan ..ste njef nese si jep . Ske vlka ske moter ase askend e kemi shoqnine tone e njetzit qe se kan prit nga na .kta njerez sillen mire e silkemi kalojm kohen pushimin me shoqeni njerezit ma te larget i kem ma te afert..Njerzit e afermit se ekzistojn ste dojn ase me te pa..
Sa veshtire fillim .por tash kemi akceptue akreballuku ma i larget ma mirepo kalomi..se kem banesen tone skem nevoj me ja shtri doren askujt per asgje..por tash jemi te mesum shkomi e klm.ne vendlindje.. Por nji lutje se mos humbeni njerzit e juaj Pa ju ba asgje te keqe ne jete por vetem mire..se mendoni se skemi pase leht qdo fillim te jetes tone..Se mbetet nji fjale e nji kafe me pi se bashku jo fjale..se askush askujt si ka borxh..Se askush ne fund ska me mare asgje nga kjo jete..duar zbrazunnkemi ardh e njashtu kethehemi..por mos te ydhnohemi mos grabitmi se e huja ste bahet e jotja..e shum shum sjedhje te lenduzhda ndaj gurbetqarve..ju lus kujdes ndaj mergimtaret Nji grua nji nane e 4 vajzave e disa nipave.ju shkruaj se historia e jetes rotullohet sikurse toka..jeta hyp nalt zbrite por edhe e kunderta.e sa e gjate na duket ,por jeta asht e shkurt ..historia jetes sime shkurt kam pershkrue ..se detale mi pershkrue ska mundesi.. Por nji histori e prekshme ne vitin 1992. E tash 2021 sa vite kan kalue aqe shpejt..jeta jeta