fbpx
Djali dhe nusja me kan larguar nga shtepija,e kam rrite me buke dhe sheqer e tash syt sdon me mi pa evladi jem...

Djali dhe nusja me kan larguar nga shtepija,e kam rrite me buke dhe sheqer e tash syt sdon me mi pa evladi jem…


Djali me nusja me kan larguar nga shtepija,e kam rrite me buke dhe sheqer e tash syt sdon me mi pa evladi jem…-Mirmrama histori te jetes dua te ndaj edhe une historin tem me juve qe shpirtin ma djeg sa here te menoj. Une jom ni gru 56 vjeqe nga Peja mirepo jetoj ne Austri.. Njee ma propozoj faqen e juv qe me nda une historin teme se une qka kom hek kerkush jo.. e kam ni djal per hastret se burri me ka ndrru jete ne lu ft. Ma kan marr shkijet prej meje qaty gjysa e shpirtit tem u hi ne dhe bashk me ta.. e kam pas jete bre tish kan gjall e di qe as ni sen qa me ka ndodh deri sot skish pas mundesi me ndodh. Kam hek shum masi me ndrroj jete burri sepse skisha pare skisha buk me hanger as mi jep djalit nuk disha ka me ja majt sikur nluft ma qe skem pas ja lypsha kojshive do buk me pak sheqer ose me kryp veq per me ja ngi barkun djalit a knej shkojsha ka 3/4 dit pa hanger per vete. Shume kam hek bre.. Kam sakrifiku shum per me rrit kam hek shume per me dal jasht me ta e lash familjen tem vjehrrin e burrin e varrost nKosove me dhimbje me zemer te sost e me shpirt tkputun me erdh mundesia me dal ne gurbet. Kur dola deshta me ja plotsu gjdo kusht djalit me u siguru qe ky e ka jeten ma te mire se une, qe ky mos me i mungu kurgjo hiq as sa ka ni bonbon qe i bjen hoj mos me i shku long per goje sikur neve qysh kena lakmu si fmi. I kam majt ka 2/3 puna kur e kam shti djalin nshkoll veq per me bo pak pare me gjet ni banes ne Austri se ju qe jetoni ne Austri e dini qe jeta nuk osht aq e lire qysh menojn kta ne Ks. Kam punu si pel deri sa unazat mu kan dredhu edhe lloj lloj pune veq per me arrit diqka ne jete qe djali jem mos me met jetim e pa kurgjo. Ja plotsova gjso kusht e rrita me mund e rrita tu ja zgat doren gjithkujt si lypse, kam leju shefi mem ofendu e mem ul posht veq per me marr ni rrog te mire ne fund te mujit. Sot djali jem as qe mnjeh as qe me fol as qe me konsideron per njeri edhe arsyja o krejt nusja. Une smuj me jetu pa djal temen edhe nuses qaq shum i kam pengu vetem prezenca jem sa qe mkan qit prej shpis edhe mkan than spo dojna me jetu me ty banja qaren vetes. Po qysh pat ftyr djali jem kur me ka pa me dy sy tvet sa shume kam ba per ta? Smuj me besu qe kaq shum ndikim ka pas ajo te djali jem. Kur u njoftu djali me nusen isha shum e lumtur kurr sju kam pengu kurr sja kam than naj fjal qe me lendu as djalin as nusen jam munu maksimalisht mi perkrah ne gjdo faz te dashuris tyre po nuk po mjaftojke. E mira gjithmone i qon pesh…. kur u martun gjithqka ndryshoj nuses i pengojshin teshat e mia ne maqin. I pengojshin gjanat e mia neper rrug (syzat) e kto vetem u ankojke thojke e di qa kisha ba me pas une banesen tem stkisha lan une ty hiq mem lan sene neper rrug se tkisha lan une ty nshpi tane e tani bo qka dush po une e shkreta e lodht me 100 smuja me unaza tdredhum se kam ma at fuqin me fshi qysh e kam pas kur jam kan ma e re e qikjo i pengojke. Ja ka mush djalit tem kryt as telefonin mos me ma qel as ni gote uje mos me pru as ni fjal tmire mos me ndrru me mu. Nuk e di a kam pa njeri kaq katile ne jeten tem. Pas gjith ketyre gjanave qe i kam perjetu kerkush nuk me ka lendu deri sot sikur djali jem kerkush nuk ma ka nda shpirtin si aj. Se kam besu qe me vjen dita kur me duhet me shkru neper faqe ne facebook edhe me lyp ndihme prej njerezve te huj tu e pas une gjakun tem gjall tu e pas evladin tem nder te shpis qe nuk don syt me mi pa pa i ba sen. tlutem me sygjeroni qysh me afru djalin prap te un qe mos mem lan vet se shpirti mu dogj nuk e di qa me ba ma shume kur e ka dikon ne vesh qe i fol mjaftushem per mem urrejt mu… me tregoni faleminderit