Djali nuk eshte i burrit por eshte i kolegut tim, burri e ka rrit pa e ditur te verteten…


Djali nuk eshte i burrit por eshte i kolegut tim, burri e ka rrit pa e ditur te verteten… – Du me ju shkrujt te lutem qe ta publikoni kete histori anonim sepse sdua qe profili im te zbulohet se eshte nje histori jo dhe aq e kendshme, une kam pasur shume pendim per keto mekatet qe i kam bere mirepo kurr nuk kam mujt me i permisu sepse tasht eshte ne mes femija qe nuk ka faj por duhet ta pranojn heret apo vone realitetin e hidhur.Dua qe ta tregoj detajet e lidhjes time dhe jetes sime personale, une jam nje grua 40 vjeqare dhe e kam djalin 20 vjeq. Une kur kam qene 19 vjeqare u martova me nje djal mirepo e kam ditur se aj punonte ne gurbet, nuk e kisha fare problem muajt e para sepse isha e angazhume si nuse dhe nuk kisha kohe qe te me mungonte burri apo te mendoj per largsin vetem e shikojsha rrugetimin tim dhe kaq. Une per vete tani e kam pa se nuk duhet tja bejsh te pa drejten dikujt qe te do sepse burri me te vertet shume me ka dashur dhe une e kam keqperdor at dashurin qe ky e kishte per mua. Ne fillim nuk ishte shume zorr por pastaj 8 mujve fillova qe te behem me agresive sepse kish kalu shume kohe qe nuk e shifja burrin dhe non stop isha me pleqt e tij dhe nuk mu rrijke shkurt. Une nuk dojsha kohen time te vlefshme ta kaloj me dy pleq dhe ta ruaj nje shtepi bosh pa pas femij pa asgje. I thash burrit a mundem te hi ne pune diku dhe jo te rri kot ne shtepi tha po more si jo edhe vendosa me u punesua me nje dyqan ushqimoresh afer shtepia aty per me kaluar kohen. Aty u njoftova me shume kolege dhe jeta u ringjall per mua perseri, nuk isha me ajo vajza e shkret e martuar qe rrinte kot e vetme ne shtepi por isha nje vajze e fort me shume shoqeri per rreth vetes. Une pasi qe ja fillova punes, u njoftova me nje djal qe me kuptonte shume boten time sepse edhe motren e kishte ne te njejten situat dhe vazhduam me bisedu ne pune sa here qe e kishim mundesin. Une ja dhash numrin e telefonit qe te me kontaktonte sa me shpesh sepse burri ish vazhdimisht ne pune ne Gjermani dhe skisha me ke te flas. Une pas nje kohe shume te gjat dmth diku 4-5 muaj keshtu tu bisedu me kolegun e pash qe filluan ndjenjat per te dhe vendosem qe te flinim bashk por ta mos di askush. Nuk e di pse e kam bere apo se qfar mendimi me ka ardhur ne at kohe sepse une gjithmone kam menduar qe moral eshte numer nje po nganjeher djalli te ngacmon dhe ta ndryshon mendjen qe te besh mekatet. Pasi qe flinim se bashku, burri me kontaktoj dhe me tha se do vinte gjat javes sepse e kishte pushim nga puna. Kur u rikthye normalisht kisha edhe me te mardhenia mirepo ngela shtatzene dhe nuk e disha femija i kujt eshte – i kolegut apo i burrit? Aty mbeta dyshim sepse ish vetem 4 dite ne mes dhe nuk e di se kush me ka lene shtatzan. Isha shume konfuze dhe nuk e kisha as nje ide sa ma te vogel se djalin e kujt e kam. Une shume jam penduar se qfar kam bere une po ja le fajin vetes maspari mirepo edhe kohes qe kemi qene shume ndamas sepse mos tkish qene ajo kohe ndamas ndoshta une as nuk kisha pas nevoj me hi ne pune dhe e kisha dit 100% femija i kujt eshte. Pasi u rrit djali aty vetem ne shikim te pare mundesh me pa qe djali eshte komplet si kolegu im dhe asgje te burrit fare nuk ka.As nje atribut ne fytyren e tij nuk e ka kurse eshte binjaku i vogel i kolegut tim qe e kam pas. Nuk kam pasur guxim qe te jem ne kontakt me kolegun qe ti tregoj qe femiju eshte i tij sepse burri im e ka rritur dhe e konsideron djali si babe dhe nuk dua qe ta shkatrroj familjen time mirepo kjo po me lendun ne ndergjegje dhe sdi si t’ia bej.Qe 20 vite une nuk mundem me be nje sy gjum si duhet, gjithmone jam me dyshime nese e merr vesh dikush ose nese dikur do ta merr vesh burri dhe te me le.. nuk jam e sigurt vetem nje gje e di qe genjeshtrat i kan kembet e shkurta dhe une jam fajtore dhe ndjej shume pendim mirepo nuk di si tia bej qe ta pastroj ndergjegjen pa e shkaterru familjen time.