fbpx
Vjehrra esht shkaketare qe un e fitova semundjen e kacnerit,O vjehërr gjarpër,a nuk ke frikë Zotin

Vjehrra esht shkaketare qe un e fitova semundjen e kacnerit,O vjehërr gjarpër,a nuk ke frikë Zotin…


Vjehrra esht shkaketare qe un e fitova semundjen e kacnerit,O vjehërr gjarpër,a nuk ke frikë Zotin…-Pershendetje stafi dhe ju lexues. Nuk është hera e parë që shkruaj këtu,por këtë herë nuk do shkruaj histori ngase nuk do përfundonte kurrë.Do shkruaj një përmbledhje të shkurtër të asaj qfarë jetoj unë,por besoj që edhe shumë nuse(gra)ndodhen në të njejtën pozitë! Vetëm 18 vjeçe…e sapo pranuar në fakultet,dhe gjithçka mori tjetër kahje. Vazhduan e nuk u ndalën tre vite rresht kërkuesi i dorës sime,për njeriun që sot është bashkëshorti im,babai i fmijve të mi,dashuria ime e parë dhe e vetme. Ndodhi fejsesa e martesa,filluan dhe intrigat ,gënjeshtrat ,maltretimet fizike e psiqike…Çdo gjë të ligë që mund të përjetobte dikush,po përjetoja unë në familjen ku kisha ardhur por jo nga burri…Nga Nëna e tij. Pavarsisht gjithave ktyre gjërave vazhdova…..vazhdova respektin me shpresën se dikur do ndryshonte ajo…. se do i bëheshin nipërit e.mbesat e do ja zbutnin zemrën e ngurtë,por jo.As sot,pas 12 vitesh nuk ndalet…O grua e shkretë,po të kishe ti vajzë,si do ndiheshe nëse vjehrra e saj do i vërsulej asaj me thikën më të madhe ne sirtarët e kuzhinës,me barkun plot(shtatzënë me djalë në muajin e 7),o grua e ligë po ti hiqte vjehrra vajzes suaj pjatën prej tavoline ti thoshte se na hargjon gjith mallin si do ndiheshe?! Po sikur vjerria saj të prisnin djalin e tyre sapo të dilte nga shtëpia ti hynin nuses në dhomë me dajak pse nusja lshon fshisen e rrymes me fshi? Mendoni pak se si do ndihej nëna ime sikur ti dinte këto e shumë gjëra tjera,që vajza saj e mërguar,18 vjeqare po përjetonte në familjen e re?! O vjehërr gjarpër,a nuk ke frikë zotin ti ndysh moralin një nuseje 18 vjeqare qe mashkullin e parë dhe të vetëm në jetë kishte djalin tënd? A nuk do të vijë fare turp nëse një ditë nipat e mbesa do kthejnë kokën anash nëse të takojnë në rrugë. Si pret të të respektoj djali kur nuk ja don nusen,nënën e fmijve të tij,femrën që tka dhan vyrtytin me qenë gjyshe,atë që kur ti i thoje Ku*** kthehej të përqafonte me (Mirmengjesi Nanë a ke fjet mirë) hatri i dashurisë që kishte për djalin tënd? Nuk e di se ku kam hyrë në mëkat të përjetoj gjithë këtë hidhëeim tash e 12 vite,njëherit jam munduar të ruaj nderin familjes, tani ruaj nderin e burrit,kur do jetë mjaft….Që të jetoj një ditë pa lotë në sy,që të mundem të fle gjumë pa frikën se nesër do grindet prap ajo! Jetoj me shpresë se një ditë Zoti do sheh një nuse të shkretë e të përvuajtur nga VJEHRRA.E cila po më shkurton çdo ditë nga një vit jetë me helmin që shpërndan si një Gjarper helmues. Asaj që u bë shkaktari që unë të marr sëmundje të rëndë kancerogjene….Asaj që luajti me durimin tim dhe nuk më la të jetoja me fëmijët e mi dhe burrin tim edhe Ku e di sa ditë më kan mbetur…. Lutem o Zot që fëmijët ,mos të ndijnë mungesën time,kur unë nuk do jem më,lutem që edhe gjitha të këqijat që gjyshja e tyre mi bëri për këto 12 vite rresht,mos ti marrin vesh kurr,ngase nuk do jenë as ata të lumtur…Lutem për gjitha femrat që sundohen nga Vjehrritë që t’kenë jetë sa më të lumtur,lutem për burrin tim që të jetë njeriu më i lumtur në botë,ngase për mua nuk ishte vetëm bashkëshort por ishte edhe Miku me i mirë i lotëve të mi për 12 vite rresht. Jo gjithmonë është e vërtetë që çdo nané i don të mirën fëmisë së vet,se po të ishte ashtu e para do e donte vjehrra ime,duke parë se çfarë dashurie e respekt ka marrë djali i saj çdo ditë nga unë! Natën e mirë e gjitha të mirat!