fbpx
djalin e madh

Une veq djalin e madh e kom pa edhe ata veq deri n’muj katert, se Burri mi ka demtu dy syt duke me…


Une veq djalin e madh e kom pa edhe ata veq deri n’muj katert, se Burri mi ka demtu dy syt duke me… – Jom tu e shkru kit histori te halles tem pasi ajo nuk ka mundesi te shkruj sepse nuk sheh. Nese bon mos me naj qit emrin mire ish kon. Halla jem eshte ne gru me plot vullnet, me plot fuqi edhe shume e drejt. Nuk di a ka njeri nket bote qe nuk ka hek dore prej ksaj jete te ftoft pas gjith atynev ndodhive qe ka perjetu. Arsyja pse ajo sot nuk e ka dhuraten e zotit me pa eshte shkaku i hekave tsaj qe ja kan shkaktu te tjert. Halla jem eshte nje gru 60 vjeqare dhe jeton ne fshat. I ka 3 femij edhe krejt i kan dal ne gurbet prandaj me ka thirr mu qe tma kallxoj historin dhe une tjau shkruj juve komentuesve qe te merrni msim prej saj se hekat qe i ka kjo, nuk i kan shume veta ndit tsotme. Kur ka qene halla 17 vjeqare e kan martu me msit me nje njeri edhe aty jeta e saj ndryshoj pergjithmone. Kurr ska qene e lumtur me to edhe pse jeta ne fshat ish njesoj per krejt dmth me u qu heret mengjes me gatu, me kqyr lopen etj etj mirepo malltretimin qe e ka perjetu ajo prej burrit nuk e meriton kerkush. Burri vet u kon qaq psikopat nese nuk u qojke halla jem fiks n5 e shtike ton naten me nejt qut me kqyr driten e dhomes deri sa u bojke ora 5 edhe e kontrollojke edhe aj gjdo gjys ore. Aty ka fillu malltretimi kryesore. Rrahjet e pafundshme edhe kur ka mbet shtatzan nuk kan mbaru kurr, gjithmone me maltretime e gjithmone me forc tu ja shtru halles tem zullumin. Ne kohen e saj kerkush nuk e ka pas obligative me duru ton at dhimte mirepo e kish nje engjell ne bark qe ska mujt me braktis. Kur e ka lind djalin e par qfar gzimi tmadh mirepo, burri vet prap tu e sha tu i bertit nese kajke fmija. E ka maltretu qaq shume sa qe ja ka demtu bebzen e synit ndy syt. Ajo kurr ma prej asaj dite ska mujt me pa. Ma bojke halla o qika jem, une veq djalin e madh e kom pa edhe ata veq deri n4 muj e une kurr fmin si kom pa me sy tmij hajt tregom qysh doken ti paramendoj si fytyre. A ka ma ndjenja e keqe se me thon dikush qashtu? A ka egersine ma tmadhe se aj qeni qe han dhe edhe kalbet nvorr tveten. Shpresoj qe Zoti ta denoj ata ku osht keq e ma keq se qka i ka bo halles tem nuk osht e drejt, nuk o nrregull. Sot halla jeton me neve edhe une i ndihmoj per gjithqka si per pun si tonat. Edhe pse ajo nuk sheh kurr nuk e ka humb vullnetin e jetes edhe pse ka hek prej burrit tvet shume. Ja ka honger ymrin ne rini edhe tasht ne pleqni duhet me vujt me pasoja. O ju qika treja qe jeni martu qitash e po ankoheni, falenderoju Zotit qe skeni qellu ne kohen e Bungut se sen sjem tu hek na. Me nij hallen tem tu tregu se qysh u qu e ka nxann kos per gjdo dit edhe per kojshin o tmerr, une kisha lujt. Osht shume e veshtir me besu qe ka hala ksi psikopata mirepo duhet me pas kujdes sepse kurr sun e njeh njeriun mire. Halla po ju sygjeron me shty martesen sa ma shume se kurgjo sish me jetu me dikon nese aj nuk ju respekton sikur nje femen e vertet qe je edhe qe nuk jau puth komt edhe nuk ta run ftyren para akraballakut. Mfal nese e zgjatem pak se npika tshkurta u mundum mi ra veq po ju thom qe jeta eshte shume e gjat e mos e leni dikon me ju keqperdor se sjeni per mu keqperdor. Halla sot nnuk e ka pamjen shkaku maltretimes ne martes. Nejse flm faqja se jeni shume tmira une kur ja kom tregu halles kit faqe ka insistu menjeher me ja shkru historin asaj sepse don me inspiru sepse thot ka plot qe hekin edhe nuk bojn zhurme.