fbpx
jam jetime me prinder te gjalle

Une jam jetime me prinder te gjalle dhe jetojn akoma, edhe k*** te behesha ata se kishin vrejt sepse…


Une jam jetime me prinder te gjalle dhe jetojn akoma, edhe k*** te behesha ata se kishin vrejt sepse… – Me vjen mirë që kam mundësin tshprehem sepse asnjeherë sja kam then askujt. Me lot ne sy po ju shkruaj… Vitet po ikin shumë shpejtë tashmë jam rrit jam mirëpo kam më shumē halle nga jeta sesa që është dashur. Thonë qē gjeja me e shtrenjtë është familja, thonë që jetimi ështē ai që ka më sē shumti nevojë për dashuri! Por si është tē ndihësh jetime përderisa prindërit i ke gjallē madje jeton me ta akoma. Këtë e kam përjetuar unë.. Historia ime fillon kētu… Prindërit asnjëherē nuk jan kujdesur për mua sinqerisht kam mundur tbëhem edhe k*** e ata ndoshta as sot se kishin vrejt sepse nuk interesohen aspak, por jo Allahu ështe kujdes shume më ka mbrojte shume. Doja dashuri nga prinderit doja këshilla nga ta… Fatkeqësisht asnjëra sishte prezente qe 23 vite! Nëna motrat i ka keshilluar shume kan qenë si shoqe , mua jo! Pse? Kur isha e vogel kam dëgjuar… Motren shumë e kan ndëgju i kan ble qdo gjë ,shpesh i kan ble i kan mbajtë tē fshehura derisa kemi shku dikun veq kur ja kom pa veshun, shpesh më thonin qa i blejm ktyne nuk mundum edhe ty. Sa her vinin motrat nga shkolla nena ja ka përgaditë buken qdo her a mua me thoshte je rrit pergadite vet ashtu edhe vllaut vetem mua jo po perse more Zot i madh! Gjithmone i pyeste motrat si kaluat qdo gjë mua asgjë pasi që si intetesonte. Askush ne familje nuk më do! Besoni shkoja ne shkoll fillore posa mbaronte msimi vija në shtëpi asnjëherē sme ka shkuar mendja të rrija nshkoll ose te dal me shoqe, ato dilnin shpesh. Në mbrëmje sdilja asnjëhere, as kur dola në shkoll të mesme.. Ajo qka po me brengos nga e kaluara eshte se nuk sillem mir me shoqeri, nuk sillem mir me askend… Dhe po i humbas shumë shpejte njerezit, shoqet shpesh me thonë pse je kaq e heshtur kaq e mbyllur… Vetem qeshi dhe u them nuk e di! Sot jam shumë e merzitur kam qajtë tërë ditën. E kam pērgaditë dreken sot asnjëri se ha, vetem unë. Po me dhimbset vetja. Oh ka shum e shum gjera por po kaloj tek pyetja sepse skam fuqi te shkruaj me. Sdua tjetoj me ne kete shtepi. Nuk gjej rehati. Nuk mundem te mesoj… Ju lutem me keshilloni qka te beje!