fbpx
U bera si CIA e gjeta at femer i thash gjithqka,Po kisha hy ne gjynah me te se nuk ish kon

U bera si CIA e gjeta at femer i thash gjithqka,Po kisha hy ne gjynah me te se nuk ish kon…


U bera si CIA e gjeta at femer i thash gjithqka,Po kisha hy ne gjynah me te se nuk ish kon…-Pershendetje. Dua te ndaj me ju nje fragment te jetes sime dhe pse jo te mar ofendime, hahaha shaka ishte. Nuk mund te ankohem se s kam pase jete te mire me burrin. Perkundrazi mi ka plotesu te gjitha kushtet dhe deshirat ne jete, po kjo eshte arsyeja pse une jam habite shume dhe nuk po mundem me pranu qe burri im me ka tradhetu ose vazhdon me me tradhetu.Edhe une kam qene nene dhe grua qe ja u ka plotesu te gjitha kushtet qe i nevojitet nje familjeje per me funksionu si duhet.Bile e kam lene punen per shkak te familjes.Koheve te fundit dyshojsha per nje femer dhe pasi e gjeta qe e kish thirr ne tel ky te nesermen i vuna nje tel ne qanten e krahut dhe i leshova voice recorder qe te incizoje 8 h dmth gjate gjithe orarit te punes.Nuk kishte dicka interesante, vetem biseda pune deri kah fundi. E thirri dhe i tha zemer kur mundemi me u pa me pi nga nje kafe. Ajo nuk e ndegjova qa i tha deri pak para perfundimit te bisedes kur ky e pa policine sepse ishte tu vozite dhe per shkak mos me mar gjobe e leshoi ne interfon apo speaker dhe une e ndegjova ate duke fole.Ky po i tregonte asaj qe ia ka pagu nje denim trafiku dhe i tha qe duhet me hjek se e ka ne veture e mos po ja gjen dikush.Ajo dikushi isha une. Nejse per mos me zgjate teper ajo nuk ishte femra qe une dyshoja e ndoshta jam hi ne gjynah me te sepse une shkova dhe e gjeta ne veture, i mora emrin mbiemrin dhe e gjeta nr e saj ne tel te burrit. I mora dhe foton qe e kishte ne viber. Kisha synimin me gjete ku punon dhe me dal me fol me te por nuk e dija vendin e punes.Nejse, e thirra burrin ne nje dhome larg nga femijet dhe ia thash. Ai mendonte se une e kam mar incizimin nga kamera e vetures dhe me tha: a po mendon qe me pase dicka me te une kisha bisedu ne veture aaaa. Qysh po mundesh me besu ne keto gjana. Krejt qa mundem me te kerku falje eshte per menyren e komunikimit me te se nuk kam kurgja me te as s kam pase. Une me nervoze deri ne maksimum sa me eksplodonte koka i thash qe nese e don le te behet bashke me te dhe mua te mi paguaj te gjitha obligimet qe i ka ndaj nesh.Ne sy te mi e thirri ne interfon dhe i tha qe po du me u p, pa e dite ajo qe jam une prezent. Ajo i tha qe jem e zene e nuk mundem po nihemi.Edhe dy tri here tjera i shkrunte e thirrte ajo s lajmerohej.I kishte thene qe gjindej ne pushim po kur te kthehet dalim. Prita prita edhe 1 jave po aq isha e shqetesueme dhe nervoze e thirra vet. Kur mu lajmeru i tregova kush jam dhe arsyen pse e thirra. Ajo me tha qe e njeh dhe ka pi kafe me te vetem per arsye zyrtare dhe asgje me shume, se eshte me nje tjeter dhe nuk i intereson nje burre i martuar dhe nuk ka mbete per te. Une e kercenova se nese edhe nje here ndodh e therret burrin tim kam me i shku ne shtepi sepse i kisha mar emrin mbiemrin, emrin e babes e adresen. Si CIA u bera une nga xhelozia. Me premtoi qe s ka me ndodh me. Edhe burrit ja bllokva ate ne tel dhe i thash qe nese edhe nje here te vetme ndodh me thirr ma gru e femije ske me pase.Prap edhe 1 jave tjera une i vuna tel ne qante dhe e pergjova por asgje nuk gjeta perveq bisedave te zakonshme. Tash ka kalu 1 muaj e jam rehat dhe nuk po du me prish kete qetesi se nese edhe nje here gjej dicka me jete per mua nuk ka. Si mendoni ju dhe cfare kishi bere ju ne vend timin? Jeni me te miret.Ju pershendes dhe uroj qe te keni jete te lumtur! Me fani nese e zgjata teper por ky ishte nje pershkr** i situates dhe nuk kisha mundesi me shkurtu.