Tradhetova burrin mbeta shtatezen me tjetrin , Vajzen ja dhash te dashurit tim dhe pastaj ndodhi ajo qe

Tradhetova burrin mbeta shtatezen me tjetrin , Vajzen ja dhash te dashurit tim dhe pastaj ndodhi ajo qe…!

Tradhetova burrin mbeta shtatezen me tjetrin , Vajzen ja dhash te dashurit tim dhe pastaj ndodhi ajo qe – Të dashur lexues, unë që po ju shkruaj jam një grua e cila ka bërë një jetë të bukur, por dhe një gabim të pafalshëm. Jam 40 vjeçe. Kam lindur tre fëmijë, por tani kam vetëm dy prej tyre. Ja, t’ju tregoj historinë e më thoni pastaj çfarë mund të bëj.Jam martuar në moshë shumë të re. Kur isha 17 vjeçe, linda fëmijën e parë; një vajzë shumë të bukur që tani është 23 vjeçe dhe është pedagoge në një universitet. Më pas, në moshën 20- vjeçare bëra djalin dhe ai tani është me studime jashtë vendit. Deri këtu, çdo gjë shkoj vaj, siç  thotë populli, mirëpo kur isha rreth moshës 31 vjeçare, u njoha në punë me një burrë shumë të mirë. Ai ishte kolegu im, me të cilin punoja në një zyrë. Kur u njoha me të, isha në një si “krizë” me burrin tim. Ai më duket se kishte një marrëdhënie me një kolege, gjë që nuk munda ta zbuloja kurrë, falë naivitetit që më karakterizon gjithmonë. Kisha vendosur në fakt të ndahesha nga burri im. Ai më mërziste shumë dhe, për më tepër, kisha kolegun që më mbante shumë afër. Ai ishte i martuar, por nuk kishte fëmijë. Me gruan e tij shkonte mirë, por mungesa e fëmijës e bënte pak si indiferent me të. Kështu, ne u afruam shumë. I kërkova burrit tim të ndahesha dhe menjëherë e kisha vendosur të martohesha me kolegun, pa e bërë dysh. Burri nuk më dha përgjigje, por më kërkoi të mendohesha edhe njëherë. Kur ai ishte me shërbim, unë mora dy fëmijët dhe së bashku me kolegun, dolëm për darkë. Ishte një natë e paharrueshme. Edhe fëmijët u kënaqën shumë. U dëfryem shumë. Ditën tjetër do të takoheshim prapë, por sapo i thashë vajzës, ajo shpërtheu në lot.– Jo, nuk dua të dal me atë. Ai nuk është babi ynë. Unë dua të dal vetëm me babin.Kjo gjë më preku në shpirt dhe, pasi qetësova vajzën, u takova me koleggun dhe i thashë se për shkak të fëmijëve, nuk do të ndahesha nga burri. Tani që e mendoj këtë veprim, më ther në zemër. Vërtet duhet të bëjmë gjithçka për fëmjiët, por duhet të mendojmë edhe për jetën tonë. Ah, sikur ta ktheja edhe njëherë kohën prapa e të bashkohesha me të! Nejse, kjo është një brengë e imja që nuk do të më shërohet kurrë. Unë vetë u takova shumë herë të tjera me të. Si rezultat i këtyre takimeve, mbeta shtazënë. Atëhere, me burrin isha gati e divorcuar, kështu që dihej se fëmijën e kisha me kolegun. Nuk dija ç’të bëja. Muajt e parë, ngaqë isha elegante, i kalova lehtësisht, por nga muaji i katërt, çdo gjë po vështirësohej. I thashë të dashurit e ai për një moment nuk e fshehu dot gëzimin se më në fund, po bëhej me një fëmijë. Menjëherë ishte i gatshëm ta linte gruan e të martohej me mua, por unë e kisha vendosur që nuk mund ta bëja dot këtë gjë, për hatër të fëmijëve. Edhe fëmijën që kisha në bark, nuk e abortoja, kështu që i vetmi vendim i mundshëm ishte të shkoja e të jetoja pak muaj në Greqi, te prindërit. Për 5 muaj ndenja atje dhe askush nuk e mori vesh për shtatzaninë time, përveç babait e nënës. Të dy fëmijët i lashë me motrën. Në atë kohë, vajza ishte rreth të pesëmbëdhjetave dhe djali, rreth të dymbëdhjetave, sepse unë gati po mbushja 32 vjeçe. Për kaq muaj ndenja pa i parë fëmijët e mi, vetëm lidhesha në telefon me ta. Ata mendonin se po bëja një master dhe asnjëherë nuk dyshoi askush.Kur erdhi dita e lindjes, i dashuri erdhi në Greqi e ndenji me mua në çdo moment. Ishte një njeri shumë i dashur dhe i kujdesshëm. Më vinte zor nga prindërit e mi, por s’kisha zgjidhje tjetër. Disa ditë pas lindjes, isha mirë si unë, ashtu edhe vajza e vogël që linda. U kthyem në Tiranë dhe vajzën ia dhashë atij. Ashtu e kishim lënë. Vetëm për hatër të fëmijëve të mi, po e bëja këtë gjë. Nuk doja që ata të mërziteshin, prandaj pranova të kaloja çastin më të tmerrshëm në jetën time, atë kur lëshova vajzën time në krahët e tij. Nuk e dija se do të ishte kaq e vështirë, se, po ta dija, nuk do të kisha pyetur për asgjë. Do ta kisha mbajtur fëmijën dhe do të ndahesha nga burri im, edhe nëse nuk martohesha me të dashurin.Ai e kuptoi këtë dhe më tha:– Je në kohë për të ndryshuar vendim. Unë jam gati të martohem me ty. Ti, vetëm më thuaj se çfarë duhet të bëj.– Jo, asgjë nuk mund të bëhet në këtë pikë ku kam arritur. Duhet ta kisha bërë më parë. – i thashë.Trishtimi më kaploi dhe këtë e vunë re dhe fëmijët të cilët më prisnin në shtëpi me shumë mall, sepse kishim muaj pa më parë. U justifikova se isha e mërzitur nga ndarja me nënën e cila nuk ishte shumë mirë me shëndet. Asokohe, vizat ishin shumë të vështira dhe nëna kishte kohë që nuk kishte ardhur, prandaj edhe fëmijët u bindën. Në fakt, ata i kishte marrë malli aq shumë sa nuk do kishte gjë që t’i ndalte të më mbanin shtrënguar. U rehatova në shtëpi dhe po mendoja se si do të vazhdonte jeta ime, pas kësaj kohe, kur ra dera dhe fëmijët më thanë se më kishin përgatitur një surprizë. U hap dera dhe hyri burri im. Në fakt, ai ishte personi i fundit që do të dëshiroja ta shihja në atë momente, por si gjithmonë për hatër të fëmijëve, duhej të dilja jashtë vetes.Nejse e mblodha veten dhe bëra sikur më kishte marrë malli. Ai u afrua tek unë dhe më tha:– Zemër, më mori malli shumë. E kuptova se nuk mund të jetoj pa ty. Mirë se erdhe!– Edhe mua më mori malli. – i thashë kot, për inerci.E kështu rifilloi një jetë krejt ndryshe për mua. Tashmë, isha gjithmonë me mendjen diku tjetër. Te puna ku punoja ma kishin zënë vendin dhe tashmë më duhej të kërkoja punë tjetër. E gjeta shpejt sepse gjatë kohës që ndenja nëGreqi bëra një kurs 1-mujor për edukimin e fëmijëve. Sa ia paraqita këtë një drejtoreshe, ajo më tha se mund të futesha direkt mësuese. Nuk kisha punuar më parë, por thashë se pse të mos e provoja, aq më shumë që kisha nevojë të isha shumë e zënë që të mos mendoja?!Në fakt. puna si mësuese më eci shumë mirë. Siç ju thashë edhe më lart, edhe fëmijët e mi ecën mirë me mësime dhe me burrin u rilidha. Çdo gjë mirë. Në fillim, kur isha kthyer nga Greqia, i dashuri më kishte thënë që mund ta takoja vajzën sa herë të doja, por unë nuk ia kisha kërkuar. Kisha shumë frikë se po ta shihja edhe një herë, nuk do të shkëputesha më nga ajo. Kështu vazhdoi dhimbja ime e pafund deri para pak kohe. Para një viti, më emëruan nëndrejtoreshë në një shkollë tjetër. Them “në një shkollë tjetër”, sepse që në fillim kisha punuar në të njëjtën shkollë e nuk më kishin lëvizur. Krejt papritur më bënë drejtoreshë. Fillimi ishte i mbarë dhe unë, në të vërtetë, po e shijoja. Tani, edhe fëmijët i kisha sistemuar dhe s’më mbetej gjë tjetër vetëm të jetoja. Pas një muaj emërimi, kishim takim me prindër. Në oborrin e shkollës pashë ish-të dashurin bashkë me të shoqen dhe… me vajzën. Gati sa s’më pushoi zemra. Kisha para meje vjzën time të ngjizur me dashurinë më të madhe. Dhe, ajo ishte me të vërtetë dëshmitare se vinte nga një dashuri e pastër, sepse ishte si engjëll. E mblodha veten dhe ktheva menjëherë shpinën. Isha e kënaqur që nuk më pa ai. Në fakt, kështu mendova unë, por më vonë zbulova se ai e dinte që para se të emërohesha aty. Ishte ai që kishte ndërhyrë të vihesha në këtë detyrë. E pra, edhe vetë u habita nga kjo lëvizje, por ja që gjithçka e ka një burim.Dy ndjenja luftonin brenda meje në atë çast: Kënaqësia që do të kisha pranë vajzën time, për të cilën nuk kisha reshtur asnjëherë së menduari dhe frika e reagimit tim kur të isha pranë saj. Menjëherë u futa në zyrë dhe besova se nuk do të dilja gjallë nga atje.Ju do të mendoni se po e ekzagjeroj, por askush tjetër nuk mund të më kuptojë, përveç atij që e ka provuar. Ditën tjetër, ai erdhi e më priste jashtë kangjellave të shkollës. Nuk doja të largohesha pa i folur, ndaj e përshëndeta. Ai më ftoi për kafe dhe pranova menjëherë. Ndjeva se asgjë nuk kishte ndryshuar në raportin tonë. Po të njëjtat ndjenja po përjetonim.– Më ka marrë malli shumë… – filloi ai bisedën.– Ashtu edhe mua, por kështu e deshi fati.– Fatin, njeriu, e bën si të dojë. Ti deshe kështu. – tha ai dhe dukej se e kishte përjetuar ndarjen tonë po aq keq sa unë.– Është një vajzë shumë e bukur! – i thashë.– Dhe e zgjuar, tamam si e ëma… – shtoi ai.Në atë çast, e ndjeva edhe vetë se u skuqa. Nga turpi apo nga kënaqësia, as vetë s’e di, por besoj se më shumë nga kjo e dyta, sepse burri im nuk më bënte shumë komplimente. M’u kujtuan kohët e arta që kisha kaluar me të.– Dije se unë do të jem në dispozicionin tënd gjithmonë. Kur të duash, unë jam i gatshëm të jem pranë teje e ti mund t’ia thuash vajzës sonë vetë të vërtetën.– Po gruaja jote? A është lidhur shumë me të?– Jashtë mase, por ti je nëna biologjike dhe ke më shumë të drejta…Ai donte të fliste edhe më, por unë nuk e lashë.– Jo, në asnjë mënyrë! Unë e kam marrë vendimin tim, vite më parë. Ajo është vajza jote dhe e saj. Ajo ka ndenjur natën zgjuar me të, e ka ushqyer, e ka mësuar të ecë e të flasë. Ajo është nëna e saj.– Ja, për këtë të admiroj, – tha ai. – Prandaj ende të dua e do të të dua gjithmonë. – dhe sytë iu mbushën me lot.Në fakt, edhe unë isha shumë e prekur, por isha bërë e fortë dhe shumë e vendosur. Kjo më vinte nga dashuria e madhe që kam për këtë njëri. Ai ka qenë dhe do të jetë dashuria e vetme e jetës sime.Pas kësaj bisede, jeta ime vijoi normalisht. Vajzën e shoh dhe tani brenga po fillon të zbutet. Me kaq, mjafton. Nuk diskotohet se do të doja ta kisha në shtëpi, sidomos tani që fëmijët e tjerë janë të rritur, por s’ka gjë. Tani për tani, kështu duhet të jetë. Më vonë, nuk i dihet kurrë…Tradhetova burrin mbeta shtatezen me tjetrin , Vajzen ja dhash te dashurit tim dhe pastaj ndodhi ajo qe