fbpx
vajza te dashura

Sot bohen 4 vjet qe jam naper spitale e deshta me ju thon ni mesazh “Ju vajza jeni tu e sundu boten”!


Sot bohen 4 vjet qe jam naper spitale e deshta me ju thon ni mesazh “Ju vajza jeni tu e sundu boten”! – Pershendetje vajza te dashura sot vendosa me shpalos nje pjes tjetes tem. Deri ne moshen 20 vjeqare kam jetu si princesh jam shkollu masanej jam njoftu me nje djal e kemi kalu shum mir bashk thuajse krejt kohen e kena qu bashk tu nejt deri sa vendosem me u feju. O zot smuj me pershkru me fjal qfar ndjenje ish me u feju me personin e zemres. Sa i perket meje une jam njeri qe nuk merna me llafe, sem interesojn aspak punt e huaja e ne pergjithsi nuk kam xhelozi qysh kan njerzit tjer. Edhe familja e burrit jan qellu shume njerz tmir dhe me shpija kena kogja afer po ka qen diqka qe nuk paraqet problem. Por tmerri jem ka fillu 2-3 dit para fejeses tem, mu lajmeru nje lloje i temperatures teper i lart qe me pare skam pas kurr, kokedhimbje kisha nenstop pa u ndal vendosen mem qu te mjeku edhe mjeku mtha grip sezonal tkalon mi shkrujti disa hapa me i pi dhe tha tkalon, qashtu une smut si kallxojsha kerkujt qka jam tu hek sguxojsha mi kallxu as te fejuarit tem se u tutsha po e anulojn fejsen amo u bona e fort kaloj edhe qajo dit per mrekulli, masanej filloj me mlshu edhe fuqia mu mershin mend e kokedhimbja s’mu nalke hiq hiq hiq… Edhe babi vendosi prap me mqu te mjeku se e pa qe so tum kalu edhe kur shkum spital meniher ma dhan udhezimin per emergjenc ne prishtin nqato momente mu mra tfikt edhe skam dit sen, kur jam qu jam kon spital edhe prej qasaj dite mu kejt jeta naper spitale eshte tem shku, pasi mi kan bo analizat kur dulen rezultatet i kan thon babit qe kam nevoj menjeher per nje trajtim special jasht vendit sepse qika jote eshte diagnostifiku me leokimi akute. o zot i madh kur e kam kuptu une thjesht 1 jav deri jam ardh nveti mirpo fatmirsisht jam njeri shum optimist nuk e kam lon jeten kurrr mem shkel, i gzohna jetes per cdo cikr**, sot po bohen 4 vjet qe jam naper spitale po kjo nuk eshte diqka qe pom shqeteson sepse une jam mir dhe mir ka me kon gjith. Por familja jem po e shoh qe cdo dit e ma shum po i humbin shpresat, nanen po e shoh qe po mundohet me kon e fort para meje por si po del jasht dhomes po fillon me kajt, une nuk po pres sen prej juve sepse e di qe askush smunet me mkuptu pa kon ne lekuren tem mirpo veq dashta 1 mezash me ja lon juve nga nje anonime. Asnjeher ne jete mos hiqni dore nga dashuria, mos u merni me punt e njerzeve te tjer, mos u merni me xhelozi, gezojuni jetes per cdo sekond tdites vlersone sepse ju vajza jeni tu e sundu boten e keni ndor nje bot nje jete dhe nuk ja dini vleren qishtu qysh ja di une sot. Dojeni njerzit, respektoni prindrit, familjen, kojshin kejt mos i dhuroni njerzve negativitet sepse nese ti e ki jeten e prisht kerkush nuk tka faj ai thjesht eshte fati yt, PRANONE JETEN E JUVE ASHTU SIQ E KENI!