fbpx
Shoku i te dashurit me ndajti nga ai dhe nga familja ime,Tani nuk flas me familjen sepse te gjith e dinin

Shoku i te dashurit me ndajti nga ai dhe nga familja ime,Tani nuk flas me familjen sepse te gjith e dinin…


Shoku i te dashurit me ndajti nga ai dhe nga familja ime,Tani nuk flas me familjen sepse te gjith e dinin…-Jam nje vajze nga Kosova, jam 28 vjece, dua ta tregoj dhe une historine time. Kam njohur nje djale ne rrjetet sociale, ishte edhe ai nga qyteti im por qe jetonte jashte Kosoves. U lidha me te pas nje kohe te gjate qe bisedonim. Ai me njihte familjen e ngushte e te gjere, shoqerine. Poashtu edhe une te atij, por vetem familjen e ngushte dhe disa shoke te tij, si fytyra te njohura ne qytet. Kishim nje lidhje pafundesisht te mire, u lidhem shume mes njeri tjetrit, gjithqka ishte perfekte perveq takimit tone live. U be e pamundur sa here benim plane ndodhte dicka. Ai ishte i lidhur pas nenes se tij shume,ishte njeri familjar,punonte per ti mbajtur familjen qe kishte ne Kosove. Ne njeren nga datat qe lame qe ai te vij, iu semur njeri prind ku duhej te hynte ne operacion brenda javes dhe ai takim u anulua sigurisht dhe prindin ia derguan atje ku rinte. Kaloj mire operacioni por ishte ende heret te mendonim takimin e rradhes. Mire, kaloj nje kohe, lame daten e caktuar, ishin edhe 2 jave dhe do takoheshim. Iu semure tani prindi tjeter dhe ishte nje semundje e rende nuk dinin se cfare ka. As mua as atij nuk na binte ne mend per takim vetem ti sherohej prindi, por qe ndodhi dhe sot ende eshte njesoj. Vellezer kishte por ishin jasht dhe nuk ishte se iu interesonte per prindrit as nuk e ndihmonin financiarisht. I vetem perkujdesej per cdo gje. Per mua I dashuri i kishte treguar shokut, si cdokush qe hap zemren me njeriun qe mendon se i beson. Tani thuajse isha si e perndjekur nga ai sa qe shume here me kishte permendur te I dashuri dhe i tregonte se ku isha me ke, normal se acarohwe i dashuri dhe ia terhekte verejtjen. Por kur i tha shoku qe mua te me linte per te e i dashuri im t gjente tjetren, aty shoqeria e tyre perfundoj. Mua gjitha keto mi tregoj i dashuri. Tani ku e shihja ate kisha frike se mos me bente dicka, gjithnje kisha kujdes. Shoku i tij u be shkaktar qe sot une te jem pa te dashurine dhe pa familjen time! Ai kishte folur fjale ku jane me te keqijat per te dashurine tek kusherira ime ku ajo i tregoj familjes sime dhe familja e besoj cdo fjale te thene duke mos me besuar mua se une isha nje vajze e qete e mbyllur edhe pse shpeshher ju flisja familjareve per te dashurine. Familjaret u takuan me shokun e te dashurit edhe perkunder asaj qe u thoja mos ta benin se do me perulnin te nje njeri i huaj dhe aq me pak se kush ishte ai dhe qe i dija qellimet e tij. Edhe ai vet u kishte thene se me kishte gjet nje djale qe ma kishte vene syrin kohe te gjate dhe te me ndanin nga i dashuri se gjitha ato jane te verteta, gje qe i tha edhe para meje pa pik turpi por qe nuk me shikonte ne sy tek fliste. Sapo u larguam nga ai, ai beri nje bised me nje njeri qe i tha te kundertat e atyre qe u tha familjareve, dhe familjaret e mi e degjuan por asnjeri nuk e mori mundin ti thoshte se pse genjeu por vazhduan rrugen sikur asgje nuk ndodhi. I pyeta pse nuk reaguat, nuk flisnin asnjeri. Une u shkaterrova e gjitha, per 1 dite ma morren jeten familjaret e mi qe se mendoja ndonjeher se do me benin kaq keq. Humba te dashurine, humba vetbesimin, humba shkollen humba te gjitha me nje fjale. Me shkonte mendja te me e keqja, te beje vetelendusje, por qe nuk ishte e lehte te merrej ai vendim,isha nje vajze shume besimtare dhe e dija se ajo ishte nje mekat. Por humba vullnetin per cdo gje. Nuk kam ngren buke gati nje muaj vetem qaja ashtu me zinte gjumi. Zgjohesha, prap me kujtohej cfare ka ndodhur prap qaja prap me zinte gjumi ashtu. U dobesova, u semura aq shume sa u bera per spital. Se di as vet di u sherova, por prap kur u ktheva ne shtepi ashtu ishin ditet, vaj dhe gjume. Kane kaluar tani 3 vite dhe une asnjeher se kam menduar lidhje tjeter, ende e dua te dashurine, ende i them i dashur se ashtu e ndjej edhe pse pas nje kohe i shkeputem lidhjet prap qe kishim te fshehta, sepse tani me familja e tij sme donte mua dhe une nuk doja qe ai te linte familjen per mua sepse e dija se sa i donte, nuk kalonte dita pa i permendur me aq shume dashuri prindrit. Nuk kisha te drejte ta ndaja nga ata. Edhe pse e gjitha ndodhi per faj te shokut te tij por qe shoku tij kishte bere cmos qe ta bindte familjen e te dashurite se se i gjithe faji ishte i imi, dhe poashtu familja ime mendonte se i gjithe faji ishte i te dashurite tim. Keshtu i shkeputem edhe lidhjet pas ndarjes qe kishim, une doja akoma te flisja por ai me thoshte se familja ime mund ta kuptoj dhe perderisa smund te vij ai ketu per shkak te prinderve qe e donin kujdesin vetem nga ai dhe as ai nuk kishte besim te paguante dike te kujdesej per te per disa dite, por as une sdoja ashtu se mund te ndodhte me e keqja me prinderit dhe ather do ndjehesha fajtore gjithe jeten. Une se ve ne faj as te dashurin, as prinderit qe ishin njerez te mrekullueshem, edhe ata me donin shume, por kur ndodhi kjo, me jo! Tani kaluan gjithe keto vite dhe gjate asaj kohe, pasi u kendella pak nga qarja dhe fjetja, dilja me shoqeri, kisha kerkesa shumee te djemve tjere por as qe e mendoja. Une me familjaret nuk flase me.Edhe pse jetojme ne nje vend. Me mua kane qesh kur qaja, me kane vene shume faje te tjera qe e dinin se nuk eshte ashtu,por mos ti prishinin raportet me te tjeret ma linin fajin mua. Tani une se do ndryshoj dhe sdo ul me koken pas fjaleve te tyre dhe cdo gje qe nuk ishte ashtu ua thoja para te gjitheve, por tani edhe me keq sillen me mua sikur sjam une aty, qeshin kercejn gezohen sikur i bejne per inat timin. Kam vetem perkrahjen e disa personave familjar me te larget, por qe e ndjej mungesen e asaj jetes qe kisha me familjaret, ishim shumee te lidhur e tani keshtu kjo me lendon shume. Nuk e mendoj te kthehem me ta sic kam qene jo, se nuk iu falen gabimet qe i bejne njeren pas tjetres dhe per asnjeren nuk kerkojn falje. Jam ne dyshime per dicka; tani me kane propozuar nje djale qe eshte i mire si njeri, ne pamje jo por qe mua ajo sme intereson se me me rendesi eshte se cfare njeriu eshte se sa bukuria. Une jam e papune. Dhe kam nje moshe qe tani duhej te kisha dhe femijet e mi, kur e mendoj se me ke do jes te jetoj dhe e papune, tmerrohem. Por kete djalin nuk eshte se ndjej dicka per te, me dhimbset ta bej viktime te fatkeqesise time dhe te lidhem me te pa dashuri. Ju lutem me thoni me ndihmoni, cfare te bej? Ende e dua te dashurine, kam frike dhe me dhimbset ta fus ne kete mes dhe kete djalin, ta mashtroj kinse me pelqen apo e dua pa qene ashtu. Me keshilloni ju lutem shume. Ju faleminderit.