fbpx
i blejsha dhurat

Sa her mujsha i bleja dhurat Vjehrres, por a i blehet dhurat thi** qe nuk ta din!


Sa her mujsha i bleja dhurat Vjehrres, por a i blehet dhurat thi** qe nuk ta din! – Pershendetje, po shkruaj me nje fv ne emer te huaj qe te jete anonime kjo pyetje, deshta me i pyet te gjitha se qka me kishin propozu qe te beje ne rastin tim. Jam martu qe 2 vjet edhe jam rrit e jetoj jasht, me burrin jemi si dy shoke te ngushte duhemi shume edhe kemi qene se bashku per nje kohe shume te gjate. Por prej momentit qe me takoj vjehrra nuk me deshti, qe nga takimi i pare ne nje restaurant ajo eshte mundu me me shantazu gjithmone. Une i blejsha dhurata sa her mujsha e jam mundu gjithmone me miresjellje qe ta ofroj por ajo prap e mbane te njejtin qendrim me mu, qysh thojn populli a i blehet dhurat thi** qe sta din. Kur kam shku ne Kosove teshat i kam thene une i ndaj edhe i laj ajo prap insistojke edhe ja lash, teshat e burrit tim i lajke i hekuroske e te mijat i lejke troq te dera, kur une foli diqka ajo me nderhyn nuk me njeh per njeri. Asnjehere per 2 jave pushim nuk kam mujt me perfundu nje fjali, gjithmone kunaten tjeter e lavderon. Sjellet mire me te sikur ta kete vajze te veten edhe pse mua me ka njohur para saj. Ne nje dasem kemi qene te ftuar vetem me kunaten time (nusen tjeter) vallezojke, fustanin qe e kishte veshur ja kam blere une edhe ja kam pagu grimin e frizuren. Merrke foto me telefonin qe ja kam dergu dhurate une. Une ne mengjes e kam lut per kafe e me thojke “jo se kjo nusja tjeter ma ka qit”. Gjithmone bene shaka me kuptimin per me me mposhte mu. Mu me ka mesu Nana qe te jem e mire se eshte personi me i dashur i burrit tim po zemra po me dhemb qe eshte shume inferiore ndaj meje. Por kulmi i te gjithave ishte qe po mundohet te ma prish martesen e shendoshe e te mire qe e kam prej anes tjeter te botes permes telefonit ne menyren me dinake te mundur. Vetem nje telefon na mbane te lidhur me te edhe po mundohet permes asaj lidhje te shkaktoje telashe. Me ka thirr ne telefon 5 here kur isha ne ligjerata menjehere e merr burrin ne telefon “pse spo ma hap ajo telefonin”, me ka thirr prap pas disa diteve kur nuk e kam pa telefonin e i shkruan burrit mesazh “e kam thirr tan diten e nuk ma hap gruja jote telefonin”, une e kam thirr kurdo qe e kam pa thirrjen por menjehere e lajmeron burrin. Ai me thot “keshtu eshte kjo, injoroje, une te besoj, qka te bej une”, etj. Une mendoj nuk e kam per detyre qe ti arsyetohem as Nanes time nese nuk e kam hap telefonin. Shume lutem cdo dite e nate qe ajo te gjej qetesine ne shpirt e te pendohet ajo per keto sjellje qe i ben. Shume po lutem qe te mos behem si ajo se me duket qe po me ngreh si magnet qe te behem negative. Po frigohem te beje femije, po frigohem qe po e humbas njeriun e zemres, po frigohem te qendroj ne kete pozit edhe sa po mundet ky shpirt me duru. E di qe ka raste edhe ma keq, shume gjera nuk kam mujt me i shkru sepse mundet me qene dikush qe e njeh edhe i din keto krejt. Jam ra ne hall, po mendoj me ja fillu sesioneve te psikologu se nuk po e ndjej veten mire prej kur jam kthyer nga pushimi. Shkova me shume vullnet e gezim e u ktheva si nje lule e vyshkun. Uroj qe te jeni shendoshe e mire te lutem me tregoni se qka mendoni eshte zgjidhja.