fbpx
Reja m'ka qit ne depresion, djali me thot dil prej shpis

Reja m’ka qit ne depresion, djali me thot dil prej shpis…


Reja m’ka qit ne depresion, djali me thot dil prej shpis…-Tung faqja, nese ka mundesi mos me ma qit emrin per shkak se kom shume familjar qe e ndjekin faqen e juve edhe deshta mu shpreh ne menyr aq te lirshem po pa gjykime. Jom nje gru 56 vjeqare, punoj ne nje zyre ne Qender te Prishtines. E kom nje jete mesatarisht tmire, une punoj dhe burri punon kshtu qe nuk hekem per kurgjo. I kom 5 femij, 4 djem dhe nje vajze. Gjithmone jom mundu me i afru secilin femij qe te mos e harrojn baben e nanen vet. Une gjithmone jom mundu shpirtin me jep per femij, po ashtu edhe burri sepse une kom pas shume dhimbje me prindt e mij tu rrit. Mvdiq baba edhe mu martu nana ne tjeter vend edhe pse njerku me lejke me ardh me pa nanen sa here kom pas qef po prap se prap nuk osht knaqesia e njejt si me pas nanen krejt per veti nshpi. Nejse, historia jem ka fillu ne minutin qe djali i madh mka dal ne Gjermani. Aty u njoftu me nje Gjermank edhe krejt u kon mire, une nuk jom kon kunder as burri veq djali mu kon i lumtur se ndit tsodit nuk jena ma me at mentalitet qe duhet me u shkel nusja, o e huja, o e jona. Une noshta qe jom ne pune qe sdi sa vjet kom nij edhe kom pa shume raste ku vjehrrat jau hajn ymrin nuseve ama une jo. Jom si tip ma e urt edhe ma e qet edhe mundohna sa ma e drejt mu bo me krejt femijn e mij po ashtu me nuset e me dhondrrin tem. Djali ne Gjermani ka nejt i martum 14 vite po nuk mujten kurr me pas femij per shkak se ajo e kish trombozen edhe gjithmone abortojke. U pajtu djali qe smunet ajo me bo femij edhe me tha “Nane, jom i interesum mu martu me nje shqiptare veq per femij se une e du Gjermanken ama po du edhe me ndje ndjenjen e babes”. U habita sepse kurr ne jete nuk e kom paramenu me pas nje djal tndam edhe i fola nuses thash a je e pajtimit ti sepse ky po don mu martu me tjeter kon per femij? Tha po sdu mi shkaktu ma dhimt djalin ton edhe mos me perjetu at ndjenjen e babes per shkak temen. Djali erdh ne Kosove u njoftu me nje vajze po problemi ish qe ajo 15 vite ma e re plus vejushk edhe me femij me burr tpar. Nuk kom nje tip qe gjykoj po prap se prap nuk mujsha me paramendu ata me djalin tem. U njoftova me to edhe prap se prap nuk ma dojke zemra, veq historia saj mpengojke se djali jem kurgjo nuk kish qe mu rahatu me nje vejushk plus me fmij. I thash djali jem a je sigurt tha po nane jom dashuru shume nto. O mjera une qka mi bo une? A jom une nje tip qe i perzina? Dita e dites gjestet e saj mpengojshin se ajo rrike me mu deri sa ja bojke djali letrat. I marke fmin edhe jau bojke shkoni te Gjyshja. O kuku per mu, u bona une Gjyshe i femijeve t’huj. U mundojsha me bo zemren guri e mos me fol po sun u durova ma thash pse spo i thu djalit me ble ni banes edhe dil qaty rri deri sa tbohen letrat. Edhe kjo menihere ish shku i kish kallxu djalit tem po zoti ta dit qka i ka bo djalit tem se veq na thirri tha kapni senet edhe dilni prej shpis. Djali e ka maru shpin qe jetoj une ne to edhe mthojke dil prej shpis tem, ski drejt mi kallxu kerkujt ku me jetu. O zot i madh vet me veti a o more kjo normal kshtu me shti djalin kunder meje? Qka i kom bo une per me ma kthy djali shpinen? Tu ma hanger ymrin, gjdo dit tu mthon reja ti je lop per qata jeton veq vet se as ni nuse stka dasht. A une vet jau kom ble banesat djemve qe me jetu rahat me grat e tynev mos me ju perzi une e burri edhe plaka (nana e burrit) se e drejta osht qe gjdo femer ka qef me pas privacin me burrin e vet po kjo ish krejt budallic, spe dike as qka o privacia as kurgjo. U qu ngjys tnates i ka thon djalit tvet tvogel shko flej me gjyshin edhe gjyshen… veq kur na erdh femija mes neve nshtrat pa e prit na hiq. Spo di ma qysh me ja bo, me bo mi thon najsen pom qon djali nrrot somes po edhe me duru spo muj. N’depresion jom ra prej saj.. Qka pom thuni me bo? Burri i shkret spo din qysh me vepru se djali njejt po i thot si mu e si atij?