fbpx

Qika mos te ju punoj vetem truri i majt por perdore edhe te djathtin , Me tregoni a kam te drejt keto qe po i them sepse…!


Qika mos te ju punoj vetem truri i majt por perdore edhe te djathtin , Me tregoni a kam te drejt keto qe po i them sepse – Përshëndetje Histori të Jetës,dua të mbetem anonim. Këtu lexoj shumë halle e probleme,disa të rënda dhe që kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e tyre.Jeta të ballafaqon me shumë sfida,duhet të jeni të fortë e të vazhdoni më tutje.Por disa “probleme”aq janë irrituese sa s’ta merr mendja,p.sh vjehërr-nuse,ankohet nusja për vjerren në mënyrat më të kqija,nuk besoj se faji është i tyre,sepse vet jam e martuar dhe falemnderit Zot që më bere të jetoj me ata njerez e sidomos vjehrra ime,ajo është e shtyre ne moshë po aq shumë i rri gati,i rri afer,asaj I ka ardh interessant Pse une kam veshur fund të shkurt,Po aq shume i kam dhënë dashuri respekt e ndihmesa të vogla që s’dua t’i përmend sa e kam berë që me te mirat e mija ndaj saj qe mos t’i bej pershtypje fundi apo stili im,kemi qenë Duke shku mysafir e une çfare kam heq Duke i drejtu floket(Hahahaha)nana (vjehrra)Kur më pa me tha kthehu beji kaqurrela i thash se do te vonohem shumë,por nuk me erdhi rënd Pse me tha,ndoshta ne syte e saj une dukem me e bukur me kaqurrela dhe u ktheva ia plotesova deshiren dhe nuk e mora urdher por deshire te saj,ajo me do e di qe me do por edhe une e Dua shumë,nuse të dashura behuni me te durueshme më të sjellshme më tolerante,arsyetoni,mos t’ju punoj vetem Truri i majt por futeni në funksion edhe trurin e djathtë se Po te sillesh mirë ti,ajo patjeter qe do te sillet mire perjashtoj mundesinë e te metave mendore,por një njeri normal nuk ka se si te ta krhej me te keq sidomos Nena e njeriut qe ti ke zgjedh te jetosh.shume kam deshire qe kete vete ta marr ne pushime,te shihoj qe te knaqet afer djalit,mbesave te saj dhe meje,une mundohem shumë ta kuptoj pa asnje prapavij,te gjitha keto i bej Kur mendoj se Jeta eshte teper e shkurter.burri me vlerson dhe me do,ndersa vjerres me kohë ia kam rrembyer dashurinë. Ju lutem postojeni Qika mos te ju punoj vetem truri i majt por perdore edhe te djathtin , Me tregoni a kam te drejt keto qe po i them sepse