qefin prindve

Qika duhet me ja ba qefin prindve, me gjet Burrin qe ka pare, ka pune tmire, bile qe osht ausllander osht bingo per ta!

Qika duhet me ja ba qefin prindve, me gjet Burrin qe ka pare, ka pune tmire, bile qe osht ausllander osht bingo per ta! – Fati ë? Sot ishte dita kur qela syt dhe doja te mos te fillonte fare! Ishte aq poshtruse, qe sapo t’i hapje syt ta shihje fustanin e bardh te vjerur ne dollapin tend! Po edhe une, po e mbrrij kete dite qe e kisha enderru keto 20 vite qysh ne femijeri, amo jo taman qysh kish dasht me qenë. Po e mbrrij, me shku te burri sepse ” qikat jan lindur per deren e huj “. Po vallë, a po i vet dikush se a e dashuron apo a po don me shku qaty ? Jo. Qika, duhet me ja ba qefin prindereve. Po që e gjete burrin vet me dashuri e nuk ta don familja, e ti lufton per me pas qata qe e don po nfund ki me marr at pergjigjen prej familjes ” Nese te bje keq ski nevoj me u kthy te na se nuk te pranojna, na nuk kena met mbajt ty nese aj nuk tmban mate b**en mire, Ai nuk ban per familjen ton se po i mbajka flokt shum kullerski, po mbajka vath, po veshka pa stil, Ai nuk te takon ty, ti meriton nja shum ma tmire qe ti ofron e ti plotson krejt kushtet ” sa per me t’i shti ethet e met ba ndyshime qe je te dasht. E kur osht fjala per te kushtet gjithmone e mendojne ” me pas pare, me pas punen kogja tmire, me pas ni kerr te mire me pas familjen e vogel mos me pas shume motra edhe me kan djali i vetem. E po qe osht ausllander kjo osht per ta si me fitu qika e tyne lloto “. PO! Osht e vertet qe un si Qika ma e madhe nfamiljen tem kom sakrifiku gjithmonë, edhe dashurin e personit tvetem qe mka dasht taman qashtu qysh jam, amo une sjam qaq e fort sa me hup familjen per ata, (e sidomos babin qe e kom cilesu si hero, ku heroi tash andrren po ma rremben) edhe pse tjerat pas meje kan me ba kta, besom qe e bajne! Nejse, perkunder Qikave qe jon me fat se e kan zgjedh burrin me dashuri edhe e kan marr qata qe e kan dasht me zemer,(e familja tyne ka pranu) une jom komplet ndryshe!! Kur tham ndryshe e kam fjalen qe po e ndjej veten tpafat, besomni! I kom krejt tash, taman qysh kan dasht prinderit e mi. Burrin me pun tmire, me rrog kogja tnalt, me ni familje te edukume qe po munohen mem ba tlumtur qe mos me mujt me ja shkel un nderin se edhe ata pe din qe kta e kam ba per prinderit se ( nuk besoj se mundesh me vendos kaq kollaj e shpejt per dikan qe ma par se ke njoft fare )… E dini qfare osht edhe ausllander tipik zemrat e knaqura familja jem!! Poo, une frikacakja!!? A jom e knaqt ? A jom e lumtur? A jom mire? Qka kom ne zemer? A e dashuroj me krejt qenien tem tegzistences at djale qe familja ma kan per zgjedh e kan pa te arsyshem qe osht i mire per mu ? Natyrisht qe JOO! Aspak e knaqt e lumtur edhe mir nuk jam, po kush pom vet mu se une jam e vogel edhe pse u rrita i mbrriva 20tat! Edhe sa do qe u mundova per ta ata kurr sma dine gjithmone thojne ” ke dasht burre ske dasht familje “!! A kom dasht une burre a po ke qefi juve e tash per me hek barren prej vetes po ma gjuni mu ( qe sdita kurr me i kundershtu )!! Tash qe jom e fejune edhe pom pret martesa, a ka me kan perfekt qashtu qysh kom enderru me pas prej qysh e vogel? Nuk e besoj! Se un e kam enderru ” Burri mem dasht edhe me dasht me zemer, me gjet dikan qe kujdeset per mu qe ka mem ba tlumtur edhe qe ka me ba gjithqka per mu” , kom pas andrra qe burrin duhet me ndje me asht e me mish qysh thojn amo nuk e pasna kuptu thelbin e ksaj pune si duket!! Dmth shumica e nuseve qe kam pa kur kam qen e vogel, paskan qene ne poziten si timen edhe pse jo te gjitha ndoshta. Nejse spo ma mban zemra me thane qe burri jem i ardhshum ” Nuk mdon ose nuk mban te lumtur ” se jom e bindur qe ” mdon pertej normales edhe po mundohet mem mbajt te lumtur duke me ofru gjitha gjanat e mujshme “poo, kush jam un me pas ni telefon te mire, ni unaz te shtrejt e disa fustana e buzhiteri e dasmen kaq prrallore ( mkish mjaftu me i pas tonat kto po veq ti kisha pas me dashuri e gzim ). Haaa, i vetmi sen qe mu ka realizu sa i perket andrrav tmia osht ” fustani i bardh, amo jo edhe dhandri qe kom dasht vet me zgjedh e me pas “!! Nejse, se per mu sot osht ni dit e madhe. Duna me i jap vetes gajret e mos me ba za, me qajt ne heshtje e me kup prej mllefit tipik qysh din qikat e mamit babit me ba!