fbpx
Prindrit

Prindrit i kam humb gjat luftes edhe i kom thon shokut “Mos prit prej meje qe me dal me lart e posht me mu se…”!


Prindrit i kam humb gjat luftes edhe i kom thon shokut “Mos prit prej meje qe me dal me lart e posht me mu se…”! – Pershendetje histori te jetes shpresoj me mar sa ma shum menime e kshilla prej lexusve ne lidhje me hallin qe po ju shkruj. Un jom 20 vjeçe edhe puna esht kshtu ka thujse 1 vit qe un flas/flirtoj me nji mashkull 10 vjet ma i madh se un (normalisht skemi shkrujt nonstop ka pas jav qe skemi fol po gjithmon vetem n form t shoqnis) skam pranu asnjiher me dal me to me njoft ,se prej dallimit t madh n mosh qe kem ,po edhe se un skam pas asnjiher lidhje ma par. Ai jeton jasht Kosoves edhe osht mjaft i arrire si n aspektin profesional e me ma shum si person, megjithse mjaft modest(kjo pasuria e tij poashtu m zbraps mjaft se e di qe sado persona t mir te jene njerzit e rrethum nga shum t mira merziten shpejt, jan ma siperfaqsor). Veq asaj ai ka pas disa lidhje ma heret dhe ka qen ne prag te fejeses, po ne fund esht terhjek se siu jan duk si vajza qe mund t krijon familje. Cdoher ia kom bo t qart qe mos t kete pritshmeri prej meje qe me dal me te lart e posht ose t ket diqka mes nesh, po prap s hiqke dor (mu duke ma e arsyshme se sa ti them her po her jo). Jam vajz e vetme ne shpi edhe skam kujt ti drejtohem edhe aq nuk du te sjell probleme ne familje tem, prindrit i kam humb gjat luftes. Spo duket e drejt me vazhdu ket bisede platonike kshtu, tash ka koh qe flasim se di a me pelqen apo mu ka bo perditshmeri biseda me te e pe ngatrroj me pelqim? Nese sdal me te do me mbetet pike perjet ,po nese dal sdij qka t pres prej ktij takimi kam nevoj me mar nji vendim edhe nji keshill te mir.