fbpx

Nusja e par nuk e din qe djali e ka edhe nje nuse tjeter,Une si Nane po e ndjej veten fajtore qe nuk po mundem te…


Nusja e par nuk e din qe djali e ka edhe nje nuse tjeter,Une si Nane po e ndjej veten fajtore qe nuk po mundem te…-Miremrama faqja a kisha mujt me shkru anonim se pe bej zemren guri e po ju shkruj pasi qe kom shume dhimt edhe po me vjen shume gjynah ndaj nje personit qe do ta ceki ma poshte sepse kanihere jeta nuk eshte e drejt me do njerez ama duhesh me marr pjes me nje genjeshter qe ta mbrosh dikon qe e don. Une jom nje nane, nje grua, nje vjeherr me nje zemer shume te ngrire edhe shume te deshprume ne evladin tem. Kam shume arsyje pse kjo ndjenje mu ka shfaq sepse djali jem mendon qe gjestet qe I bon do tja fal I madi Zot por as Zoti sfal mekate te perseritshem edhe qe bohen me qellim. Qe e kan thelmin prej genjeshtrave. Jam nga Shkupi dhe me duket qe skam ndegju kurr nje histori sikur I imi sepse I imi nuk eshte personale per mu por edhe une marr pjes per derisa nuk eshte ne djeni njera pal edhe une nuk e lejoj qe te merret vesh atehere une edhe veten po e fajesoj ne kete rast. Historia fillon para 7 viteve kur djali me eshte dal ne gurbet (Gjermani). Filloj te dal dhe te mesoj per fe dhe qka eshte feja muslimane. Ne shtepin tone ne jemi musliman por jo te devotshem dmth nuk agjerojm, pim nganjehere ven edhe nuk jemi te mbulum as une as vajza. Nuk u rrit djali ne nje rrethin ku feja eshte shume e dallume ne shtepi sepse as nga ana ime as nga ana eburrit nuk ka qene ashtu per me pas te impunuar ne familjen ton sot. Djali filloj ne gurbet te falet dhe e pash qe po e merr drejtimin nga Zoti. Si gjdo nane, normalisht kemi qef mi pa fmin gjithmone mire kshtu qe isha shume e lumtur kur me tregojke nane veq pak sepse po shkoj me fal ikindin apo najsen te tille sepse ish ni ndjenje e mire qe po e vlerson fen e vet pa impunimin e as te nje prindi po prej vet deshire. Pas sa vitesh u njoftu me nje grua shume te mire, e embel e but e qet edhe ajo nga Maqedonia dhe shqiptare mirepo eshte e mbulume. Kjo sna ka pengu neve kurr sepse eshte ni njeri aq e moralshme, aq e qete, aq e kujdeshme sa qe nuk kam pas rast najher te mendoj keq per to ose ta kam ndonje bindje te keqe sepse nuk me ka jep ndonje rast. Une kur e mora vesh se ishin martu une kom qene nje nane shume elumtur dhe me shume shpresa se do tbehem gjyshe se shpejti mirepo nuk ndodhi.Kaluan sa vite edhe nuk ndodhi nusja nuk ka ngel kurr shtatzan edhe nuk e dim arsyjen pse edhe kurr nuk kemi desht as une as familje me I bo presion qiftit se pse nuk bojn fmij. Ne veren e kalume djali u rikthy prej Gjermanis me ardh ne Shkup per vizit mirepo vizita ish me dy qellime se djali ish ardh me lyp nusen e dyt sipas tij per “fmij”. Une nuk ja kom pranu kerqysh hiq I thash nuk guxon tja bojsh tpa drejten asaj sepse ajo nuk ta kish be ty kte dhe me tha nane une jom musliman kam drejt 4 gra po te dua keshtu qe mos mu perzij. O Zot si mund ta mbroj evladin tim nga kjo grua e dyt felliqsir. Hiq nuk e deshta edhe pse tasht e kam nipin sikur drita qe e dua shume une nuk jam dakord me vendimet e djalit tim sepse nusja e pare nuk din hiq per nusen e dyt! Pom duket vetja sikur po bej gabim qe po e mshefi kete sepse ajo eshte sill aq mire me mua sa qe nuk ka dite qe sme therret ne telefon e une nese ja bej kete do thot qe po marr pjes edhe une nketo felliqsirat e djalit tim. Ne te tjetren ane, si me mbrojt rejen time e me ja qit rrenat e djalit e me ekspozu tek familja si nje njeri me nje moral jo te ndergjegjshem edhe pse po e perdor fen si arsyetim mi pas dy gra. Shpresoj qe Zoti te me shliroj nga ky ankth por nuk e di. Jam shume afer ti tregoj nuses sepse e paramendoj veten ne poziten e saj dhe nese e kish dit vjehra ime per nje nuse tjeter te burrit dhe nuk me kish tregu isha kall. Isha kall totalisht sepse ajo eshte plotsisht e pa drejt! Nuk di si tja bej tasht se kan fmij edhe nuk eshte loj nje fmij me lon jetim po duhet dikush mi tregu dhe nuk di a jam une aj person qe do ta ekspozoj kit situate tek nusja!