fbpx
tbej sihir me ju nda

Njerka e Burrit n’sy m’tha “Kemi shkuar te nje njeri i kemi kerku qe tbej sihir me ju nda juve dyve”, kur e pa qe spo mundet me na nda na qiti prej shpis dhe…


Njerka e Burrit n’sy m’tha “Kemi shkuar te nje njeri i kemi kerku qe tbej sihir me ju nda juve dyve”, kur e pa qe spo mundet me na nda na qiti prej shpis dhe… – Deshta qe historin time te shperndaj me ju dhe te mar ca keshilla nga ju. Anonime ju lutem. Ju lutem shperndajeni ju lutem. Jam 27 vjecare qe 8 vite isha ne lidhje me nje djal qe e deshta shum e qe ende e dua shum. Familjaret tan nga te dy palet ishin kunder lidhjes ton. Mirpo ne u deshem e spo hekshim dor kurr. Ati djalit i ka vdekur nena qe kur ka qen femi. Ka njerk mirpo nje njerk qe kur nuk e ka shikuar si femi ate gjithmon e ka larguar nga cdo send aj eshte rit te mixhet e vet te gjyshja te hallat kush ka mund i ka ndihmu me diqka. Kshtu qe njerka vete para 2 viteve fitoj nje shtepi nga prinderit e vet. Ky per 2 vite jetonte te ajo shpi si musafir jo si nshpi tnjerkes. Per cdo send e pyete njerken a mund ta ha ket apo jo si te thonte ajo ky vepronte. Kur u takoshim ne kur mi tregonte kto gjera mua mu dhimste shum teper me djegte nshpirt nga qe e doja pa fund. Punonte nje pun qe merte 150 euro ne muaj po ato parat i dergonte ne shtepi sepse ja kerkonin te shtepis ok nuk isha kunder une asgje. Mua njerka dhe babi kti djali sme dojshin aspak. Gjithmon me mershin ntelefon me rendojshin me ofendojshin me fjalet ma trenda qe egzistojn. Me thoshin lere djalin ton te qet se ne nuk te duam ty. Provova varijante me e lan por kur i thosha se dua te ndahem (edhe pse nuk deshta kur te ndahem) por qe kisha pershtypje nga familja vet. Aj gjithmon u ndjente keq une u ndjesha edhe me keq mqante zemra. Dhe per 8 vite nuk hoqem dor kurr nga njeri tjetri. Deri sa nje dit me mori ne telefon njerka vet dhe me tha sot e ke shancen e jetes tende ose vish te ne me jetu me kte djalin ose zjedhesh e lesh qe sot se ne do ta dergojm jasht shtetit edhe ske per ta par me. Nga telefonata qe mora isha e habitur isha edhe e gzume se e deshta thash do ta kem gjithmon edhe familja vet esht dakort tani me lidhjen ton. Kshtu qe vendosa te iki te aj djal lash familjen (gje me te rend qe bera ne jet qe zdo tja fali kurr vetes qe e lash keq familjen tim edhe pse e doja at djal). Nisa rugen qe te shkoj ishim shum te lumtur qe mbas 8 viteve u morem dhe do jetojm bashk pergjithmon. Por fat i keq shkoj keq. Une si cdo nuse kujdesesha per burin tim. Shtrohej dreka merja telefonin qe ta thiri ne drek burin per me ardh nga puna me henger drek njerka me thojke jo leje mos e thir do vije vet aj une nuk e thirja aj kur vinte nga puna u nervozojke se pse se kam thir kur ka qen dreka hazer kshtu qe na shtynte me u zen na dy vetem per kot. Dhe kshtu filluan problemet por ne dy prap e cojshim mir. Nga familja vete kisha shum pershtypje se me thojshin ora 4 duhet tcohesh ne ora 00 me shku me flejt smundesha se kisha naj rob me laj me shtru shtratin kshtu qe kur e bejsha alarimin kisha vetem 1.59 per te flejtur 2 or gjum eshte shum pak se tan diten u mersha me pun tshpis edhe sem lejshin me flet pak ni mbas dite. Kshtu qe nje dit njerka atina me tha ti kur ke qen ne lidhje me djalin ton ne kemi shkuar te nje njeri i kemi kerku qe tbej naj sihir apo si me e quajt nuk di qe me ju hjek juve dyve por aj me tha qe smundem ti largoj kta dy nga njeri tjetri per deri sa ju ket vajz se keni nshpi. E une nje dit nga dyshimet qe shifja qe tentonte njerka tmi beje mua dhe burit tim u ula dhe fola me burin tim thash kshtu kshtu ti je buri im dhe une do kujdesem per ty si nje grua qe esht e obliguar ta krye detyren e vet ndaj burit. Do shtroj darken do shtroj dreken kur duash ti por njerka jote spo mlen. Sepse edhe kafe kur me kerkonte burri im njerka atina thunte nuse leje moj at kafen ec tani ktu se me duhesh mua pak edhe nxjerte naj pun tkeqe nuk e di pse nuk donte qe te kujdesem per burin tim por pse? Pse nga qe e doja une shum burin tim edhe pse gjithmon deshta qe tme kesh krah mua per cdo send fakt eshte se vendin e nenes se ze kur askush po thoja se gjithmon ku hante e ku nuk hante ku e shikojshin e ku jo kshtu qe gjithmon thoja do jem une per ty ktu per cdo gje se ma coptonte zemren se ishte jetim. Deri sa nje dit une pajtova me familjen time mbas 1 muaje martes dhe vendosa me ardh te familja ime per 3 nat me nejt. Kshtu qe sa bera nje nat njerka atina me mori ne telefon dhe me tha nuk dua me qe te vish ne kte shpi ne ste dojna asnjeri. E telefonova burin ne tel i thash se kshtu kshtu me tha ne telfon njerka jote. Me tha aj se tani iki nga puna ne shpi flas me ata une. Ky kur shkon ne shpi ato teshat e mija dhe te atina na kan njxjer tek dera dhe i kan then ktu vend nuk ka ajo vajz me por mir po pse cka ju ka ber gruaja ime juve asgje sna ka ber por ne se duam ate ktu zjedh ti tani o zdo e marish ate ktu nshpi me ose do e leshojsh edhe ti shpin. Edhe buri im vendos te dale nga ajo shpi kshtu qe skishim ku te shkojm mi pru teshat mue tek familja ime e me tha per dy dit vi e tmar ta gjej nje kulm ne kok. Erdhi mbas 2 ditesh me mori e u vendosem tek shpija vllaut vet qe kushtet ekonomike i ka shum keq. Kishim nje dhom atje bosh krejt vetem nje tepi. Fletem at nat ne tepi se nuk kishim ca me shtru. Vllau ati na priti mir shum edhe pse kishte gjendjen e rand ekonomike se vet ishte me 3 fmi e me nje shpi dy dhoma nje dhom na dha neve e nje e mbajti per veti. Kshtu qe jetuam aty per 2 jav nga fjalet e njerkes qe ja thonte gjithmon vllaut ktina per ne dy nga shpifjet qe i bente se kursem ne kemi fol keq per familjen e atina per fmit e atina. Vinte edhe neve na rendonte rugve jeni duke jetuar me mir hekni dor njeri nga tjetri dhe vazhdoni para jeten. Kur nje dit vllau i tha mere gruan dhe coje te familja vet dhe kur ma mos shko ta maresh ose jo edhe ti dil nga shpia ime kshtu qe buri im me pru mua tek familja ime dhe vet shkoj te jetoj tek nje axha i vet. Tani dy muaj qe jam tek familja ime aj eshte tek axha vete skemi as ku tshkojm as nuk dim cka tbejm. Deshtem me mar banes me qera por buri ka rogen 150 euro dhe une te futem dikund ne pun 150 euro. Qeraja eshte 200 euro ku eshte ryme e ku ngeli per me hanger diqka. Nuk dim as ku tja mbajm as ku te shkojm. Vin ktu te familja ime me sheh flasim por zdim as ku me shku as cka me ber kemi tentu me depertu diku jasht me punu se mund tpunojm se jemi tri ende skemi fmi vetem per nje kulm mbi kok asgje vallah ma teper po ja qe spo na celet fati nuk e di pse. Por skemi dika tfamiljes ca na mer. Nuk e di vallah jam ne hall kam ngel zdi nuk di cka tbej. E kom dasht shum e du shum ama nuk di si tja gjej nje zjidhje jetes tond. Ju kisha lut per ndjonje keshill mendim ju lutem ju lutem. Ju falemderit e Allahu ju shperbleft.