fbpx
Nënën time e gjeta pas shum vjetësh , E kërkova në gjdo cep të Shqipëris dhe

Nënën time e gjeta pas shum vjetësh , E kërkova në gjdo cep të Shqipëris dhe…


Nënën time e gjeta pas shum vjetësh , E kërkova në gjdo cep të Shqipëris dhe – Vendosa t’u tregoj historinë time, megjithëse tani jam plakë dhe ime më ka vdekur. U rrita pa nënë, pasi im atë ishte ndarë me nënën time dhe kishte marrë një grua tjetër, e cila u kujdes për ne. Ishim shumë fëmijë dhe u rritëm me vuajtje e mundime. Erdhi koha dhe u martova, ose më mirë të themi, më martoi babai në një qytet tjetër. U bëra edhe me fëmijë, por mendja s’më shqitej nga ime më. E kërkova shumë, në çdo cep të Shqipërisë, aty ku munda, por nuk po arrija ta gjeja. Pas pak kohësh u ndava edhe nga im shoq, jo për arsye se grindeshim dhe nuk shkonim mirë, por sepse ai “ishte me njollë në biografi” si thoshte Ollga te “Zonja nga qyteti”. U ndava jo me dëshirën time, por sepse nuk doja që edhe fëmijët të vuanin prej këtij fakti. Kështu ishte regjimi i asaj kohe. Pas disa kohësh u njoha me një burrë shumë të mirë dhe u martova me të. Ai u soll shumë mirë me dy fëmijët tanë dhe u bë për ta si një baba i dytë. Unë bëra edhe dy fëmijë të tjerë me të, por ai nuk i dallonte fëmijët e vet nga të mitë. Bile, ata vonë e morën vesh se nuk ishin me një nënë dhe me një baba, sepse ai sillej njëlloj me të gjithë. Megjithatë, pas pak kohësh na u desh të ndërronim qytet, sepse ish-burri im nuk na linte të qetë. Ai donte të ndahesha nga im shoq dhe të martohesha përsëri me të…Kështu shkuam në Elbasan, ku unë punoja si infermiere në një spital dhe vazhdoja jetën time. Rrisja të katër fëmijët e mi, por njëkohësisht, nuk i reshtja kërkimet për nënën time. Nganjëherë im shoq nuk e kuptonte pse vazhdoja ta kërkoja. Tashmë, isha bërë vetë nënë me fëmijë, kisha familjen time. Megjithatë, diçka më shtynte të vazhdoja. Kur shkoja të blija bukë, shihja shpesh gra të tjera që rrinin në radhë me mua. Ndërmjet tyre ishte edhe një plakë e veshur me të zeza, që më shihte me vëmendje, por unë deri atëherë nuk u kisha kushtuar vëmendje vështrimeve të saj. E si mund ta merrja me mend se ajo ishte ime më, ajo që e kisha kërkuar në qiell dhe më kishte dalë në tokë? Ndryshe e kisha imagjinuar takimin tonë dhe nuk më shkonte në mendje kurrsesi se nëna ime më shihte dhe nuk më jepte të njohur…Erdhi një ditë dhe fati e solli të takohesha me të. Në spitalin ku punoja ishte shtruar edhe një plak që ishte nga fshati ynë. E pyeta nëse e njihte filanen, duke i përmendur emrin e sime mëje dhe ai, për çudinë time, më tha se e njihte, bile e kishte takuar para disa ditësh. Më tha se edhe ajo jetonte në Elbasan, si unë. I kërkova që të më linte një takim me të dhe ai e bëri. Kështu, u takova me nënën time. Kur e pashë, m’u duk si fytyrë e njohur, pastaj u kujtova se e kisha parë disa herë te dyqani i bukës. Pastaj ajo më shpjegoi se nuk më kishte dhënë të njohur, sepse fëmijët nuk dinin gjë për mua. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se ime më do të sillej kaq ftohtë me mua, sikur të mos më kishte fëmijë. Pas njëfarë kohe u takova edhe me vëllezërit e mi nga nëna.. Njëri prej tyre më tregoi se kishte disa kohë që e ëma nuk ndjehej mirë, por as ai, as të tjerët, nuk e dinin arsyen e kësaj gjendjeje. Tani, më në fund, ishte qartësuar gjithçka. Sa i çuditshëm është nganjëherë fati! Nënën time, të cilën e kisha kërkuar anembanë Shqipërisë, e kisha pasur komshije dhe nuk e dija!Kaluan disa kohë dhe ime më u sëmur. U shtrua në spital dhe unë gjithmonë i ndenja pranë, duke u kujdesur për të. Erdhi një ditë dhe vdiq. Sigurisht, më erdhi keq për të, por mendoj se ime imë asnjëherë nuk më deshi me gjithë dashurinë e nënës. Mbase ngaqë ishte ndarë prej meje kur isha shumë e vogël dhe nuk më kishte rritur ose mbase kishte vuajtur dhe vuajtjet e kishin bërë ashtu…Tani jam edhe vetë plakë dhe jam bërë gjyshe, kam plot nipër e mbesa. Vazhdoj t’i ruaj kontaktet me vëllezërit e mi nga nëna, të cilët i ftoj në çdo sebep që kam. Jam e lumtur dhe e kënaqur me jetën që bëj, nuk kam asnjë peng dhe i lutem Zotit vetëm të më japë shëndet. Nënën time e gjeta pas shum vjetësh , E kërkova në gjdo cep të Shqipëris dhe