fbpx
Nanen e Baben

Nanen e Baben ma lendune Serbet ne oborr te shpise, 7 femije jetonim me frike e ne skamje te vetem ne shtepi!


Nanen e Baben ma lendune Serbet ne oborr te shpise, 7 femije jetonim me frike e ne skamje te vetem ne shtepi! – Duke pasur respect per korektesine e Faqens Histori Te Jetes dhe te gjithe lexuesit e saj vendosa te shkruaj tregimin dhe vuajtjet e gjushes time. Tregim I cili mendoj se ka te beje me shume gjyshe dhe nena Shqipetare te cilat kane vuajtur dhe kane perjetuar gjera te cilat grate e popujve te tjere as qe mund ti paramendojne. Une qe po shkruaj kete tregim jame ne moshen 55 vjeqare. Gjyshja ime e ndjere (gjyshe nga nena), ka lindur ne vitin 1891 dhe ka ndrruar jete ne vitin 1991, ka jetuar plote nje shekull, 100 vite. Tregimin per jeten e saj e kam mesuar nga vet ajo sa ishte gjalle. Isha shume I ri ne vitet e 70, gjyshja pasi qe nuk kishte djem jetonte te na dhe shume here me ka treguar per jeten e veshtire te saj, me ka treguar aq shume here sa mendoj edhe sot e di permendesh qdo vuajte te saj. Me qellim qe kjo histori e saj e mendoj e shume nenave shqiptare te mos harrohet po filloj te shkruaj. Gjyshja ime ka jetuar ne nje fshat ne afersi te kufirit me serbine ne komunen e Podujeves. Ajo mbante mend edhe kohen kur ne Shqiptaret kemi qene te pushtuar nga Osmanlinjet, per te cilet nuk mka folur ndonje fjale te keqe, por e keqja e saj filloi ne vitin 1912 kur ra Perandoria Osmane dhe trojet Shqiptare u okupuan nga Serbia. Ne kete vite asaj ne oborrin e shtepise ushtaret e kralit te serbise I lendune babain, gjyshja me nenen e saj ishin Brenda ne shtepi dhe me te degjuar te shtenat e pushkeve hapen deren e shtepise per te shiquar se qka po ndodh dhe pernjehere ushtaret e kralit qelluan edhe ne nenen e gjyshes te cilen e lendune ne vend. Gjyshja ne ate kohe ishte 21 vjeçare, ishte femija I madh I familjes, ajo kishte edhe nje moter dhe 5 vllezer. Babain dhe nenen I varrosen ne nje livadh afer shtepise. Te gjendur ne nje situate te tille ajo ne moshe te re dhe me vllezer e nje moter te vegjel jeta e tyre u be shume e veshtire, jetonin me frike dhe me skamje te madhe. Pas 4 viteve gjyshja u martua me nje burre te cilin nuk e kishte njohur ma pare. Burri ishte nga nje familje e mire dhe ishte njeri I mire. Gjyshja edhe pse u be nuse e nje famije te mire ajo kurr nuk mund te shijonte nje jete te mire sepse kishte lene vellezerit dhe motren e vogel per te cilet brengosej shume. Meqenese tani vllau I madh kishte mbushur 22 vjet, vllaun nuk e zinte vendi vend sepse merzitej shume per prinderit e saj te lendur. Ai kishte vendos te hakmerrej. Ai kishte vendos ta lendus nje serb per te cilin flitej se kishte qene bashke me ushtaret e kralit ne momentin kur i kishin lendure prinderit. Keshtu dhe ndodhi vllau i madh i gjyshes kishte qelluar me pushke serbin gjakatar. Vllau kishte menduar ta lendus por serbi mori disa plage dhe shpetoj. Vllau i gjyshes u arratis nga shtepia dhe jetonte neper male (kaqak). Pas nje viti vellezerit tjere te gjyshes, shiten shtepine dhe te gjithe paurine e tyre per tu shperngulur ne Turqi. Token ja shiten nje serbi I cili nuk ua dha te gjitha paret por u dha aq para sa per ti rregulluar dokumentacioni dhe per udhetim. Pas disa ditesh erdhi momenti kur ata vendosen te nisen per rrugen e pakthim. Kur ata vendosen te shkonin ghyshja kishte 2 vite martese, femije nuk kishte, dhe duke pare situaten e familjes se gjyshes burri I saj shume I mire e kishte pyetur gjyshen se a deshironte te shkonte edhe ajo me vlleszerit dhe motren e saj. Edhe pse midis tyre kishte nje afersi dhe nje dashuri te madhe ai i kishte thene shko me vellezirit tu. Gjyshja nuk kishte pranuar te shkonte dhe keshtu kishte mbetur vetun pa vellezer pa moter dhe pa prinder. Gjyshja vazhdimisht mendonte dhe priste ndonje lajme per vellezerit e saj, lajm i cili nuk po vinte, kalonin ditet, javet, muajet vitet…dhe asnje lajm. Gjyshja gjate jetes se saj kishte lindur 6 vajza e dy djem, djemet I kishin vdekur sa ishin te vegjel e vajzat ishin rritur te gjitha, vazdhonte jeten, jetonte per burrin e saj me te cilin kalonin shume mire dhe per vajzat te cilat rriteshin dhe shume pak dinin per jeten e saj sepse ajo nuk donte tu tregonet e ti merziste. Pas 20 viteve matrese burri I saj kishte pasur nje ngaterres me nje serb i cili e kishte plagosur me arme. Burri I gjyshes jetoj edhe tre muaj dhe nuk mundi ti perballonte plageve dhe vdiq. Tani jeta e gjyshes u be shume ma e veshtir, duhej te punonte pune te renda fizike dhe duhej te kujdesej per vajzat e saj. Pas nje kohe vajzat u bene per martese dhe gjyshja filloj ti martonte nje nga nje. I kishte martuar te gjitha ne moshe shumne te re sepse frigohej se do tu dilte ndonje fjale e keqe dhe qte bente pastaj. Kjo eshte pjesa e pare e histori neser e vazhdoj dhe shkruaj per pjesen e dyte se eshte histori shume e gjate faleminderit nese e postoni.