Nana

Nana e ksaj del me meshkuj tjer dhe i thot kesaj vajzes qe nese i tregon babit qe po dal, kam me te…

Nana e ksaj del me meshkuj tjer dhe i thot kesaj vajzes qe nese i tregon babit qe po dal, kam me te… – Pershendetje dua te mbes anonime. Historia ime nuk eshte ndoshta histori e zakonshme me tema te dashurise. Une kame mbaruar fakulltetin dhe tani punoj ne nje lokal. Me ka rastisur ta njoh nje vajze te vogel, 12 vjeqe. Ajo eshte nje vajze e varfer dhe jeton ne nje familje problematike. E kam verejtur se eshte shume inteligjente por rrethanat ja kane imponu qe te kete veshtiresi ne shkolle dhe shume ngecje ne mesime. Puna ime ma mundeson qe te kem ndonje here pak kohe te lire dhe i kam treguar asaj qe kur un mundem do te t’mesoj shkrim dhe lexim vetem per arsyjen se me dhimbsej shume. Por pastaj kam kuptuar shume gjera te keqija per jeten e saje. Babai i saj eshte alkoolist dhe nuk punon, nena e saj me sa une e kam kuptuar eshte pak jo normal dhe del me meshkuj tjere per pare.E di qe kjo vajza e ka nje jete shume te veshtire,por aq shume i degjon keshillat e mia saqe edhe ndonjehere i len oret e shkolles me ardh me msu me mu. Njonen an po ndihem krenare pasi qe pi ndihmoj me msime edhe me keshillat e mia po mundohna me mbrojt prej kesaj bote me njerez te keqij e pedofila te cilet i ofrojne para dhe dojne me mashtru. Por po ndihem keq sepse nuk po gjej menyra per me keshillu. Mi thon ndegjo mamin, pe di qe ajo veq per keq e meson. As baba i saj nuk eshte njeri i mire. Nana e ksaj del me meshkuj tjer dhe i thot kesaj vajzen qe nese i tregon babit qe po dal, kam me te rraf si heren e kaluar, here te cilen e kishte mavijos te teren. Ne anen tjeter edhe shefi ka fillu mem thon pse pe bjen kete qiken me msu ktu a e din qfare familje ka, as familja ime dhe as i fejuari nuk pom perkrahin per te. Krejt po me thojne qe ka kush meret me keto pun mos u perzij ti se kta veq ne polici rrijne si familje e keqe qe jane. Edhe kojshite e saj i kam pyt per ate familje se kam mendu qe gjerat qe mi tregon kjo vajza munden me qene jo dhe aq te verteta, por edhe ata te njejtat fjale mi kan thon. As kushtet elementare sja ofrojne per jete . Cdo here ka dhune psiqike e fizike. Po ti kisha kushtet une do ta merja ate te jetonte me mua dhe familjen time, do ta trajtoja si vajze apo moter timen. Mirepo gjerat jane me te veshtira se sa i mendoj. Po kam frike qe pom qesin edhe mu naj problem familja e saj, per shkak se tere diten ne polici rrijne.Por un po dorezohem para loteve te saj dhe deshires se saj per me jetu normal. Nuk po mundem me hek dor e mi thon qe pom vjen keq po nuk mundem met ndihmu , sepse ajo cdo her vjen e me perqafon e me thot qe me ka si moter dhe jam e vetmja ne kete bote qe e mesoj per mire, madje ka fillu mu permiresu edhe ne shkolle sepse mundohem ta beje qe ajo te mesoj dhe te behet nje person me nje jete larg kesaj te cilen e ka tani. Por une si te ja bej, po ndihem e pafuqishme po du me e mbrojte prej te keqijave qe ja sjell jeta, po du me e shpetu nje jete femre, duke e dite qfar rrethi ka e qfare jete e pret. Kam frike edhe per te por edhe per veten time. Askush spo me perkrah as mua qe ti dal ne ndihme asaj. Jemi ne te dyja ne tere kete sfide. Ju lutem me jepni ndonje mendim apo keshille sepse vertete kam nevoje per mendimet tuaja. Ju faleminderit per kohen tuaj!