fbpx
Më erdhi fati në derë pa e kërkuar fare , Jam shum i lumtur sepse

Më erdhi fati në derë pa e kërkuar fare , Jam shum i lumtur sepse…!


Më erdhi fati në derë pa e kërkuar fare , Jam shum i lumtur sepse – Unë që po ju shkruaj, jam një njeri të cilit i erdhi fati në derë pa e kërkuar. Ndoshta do t’ju duket çudi, por ja që kjo mrekulli ndodhi me mua dhe besoj se Zoti m’i shpërbleu të gjitha vuajtjet.Unë jam martuar në moshën 30 vjeçare. Ajo me të cilën u martova ishte një vajzë 20 vjeçe. Ishte shumë e bukur dhe shumë punëtore. Nuk e mora me dashuri, po me mblesëri dhe në fillim nuk isha pishman. Pesë vitet e para të martesës ishin vitet më të bukura të kohës që kalova me të. Gjatë këtyre viteve, na lindën tre fëmijët tanë, dy vajzat dhe djali. I bëmë shpesh dhe u rritën si moshatarë, por nga mbingarkesa e punëve të shtëpisë, punës së shtetit dhe fëmijët e shpeshtë, gruaja ime ndryshoi shumë. Ai filloi të shkonte keq me prindërit e mi dhe m’u desh të dilja në shtëpi tjetër me qira, por ajo nuk ndryshoi shumë. Tani ankohej se nuk na dilnin paratë, ngaqë po paguanim qiranë. Më bëhej koka lëmsh nga fjalët e saj sa shkoja në shtëpi. Fëmijët pak nga pak po rriteshin dhe të them të drejtën, nuk kishte arsye që të inatosej e të acarohej ashtu siç bënte ajo. Gjatë kësaj kohe, unë përjetova vdekjen e nënës. Nuk ishte shumë e madhe, por sëmundja e mori e nuk pyeti për moshë. Babai mbeti vetëm e unë nuk kisha si ta lija të jetonte i vetëm, kështu që i thashë sime shoqeje se do të ktheheshim të jetonim me babain. Ajo u ngrys, kështu që i thashë: “Unë për vete do të shkoj, ti bëj çfarë të duash. Po deshe hajde, po s’deshe rri këtu. Një javë kohë ke për t’u menduar”.Ajo këtë herë e pa të arsyeshme të bënte atë që i thashë unë dhe ne u kthyem te shtëpia e babait. Barra e saj tashmë nuk ishte shumë e madhe. Dy fëmijët e mëdhenj ishin gjithë ditën në shkollë, kurse i vogli, në kopësht, mirëpo si dukej, asaj iu bë si ves që gjithmonë të bërtiste e të shante nëpër shtëpi. E njëjta gjë po ndodhte edhe te shtëpia e babait. Ajo për një gjë të vogël acarohej e nuk fliste me mua për ditë të tëra. Babai ishte njeri i urtë dhe kur ajo ishte në “krizat e veta”, ikte te motra e tij.– Po shkoj për darkë nga motra… – më thoshte.– Mirë baba, shko – e me mendtë e mia thoja: “Ah, sikur të kisha edhe unë një vend ku të shkoja e të largohesha nga kjo shtrigë”.Më falni që po e quaj kështu, por po shprehem hapur e po them të gjitha ato që kam menduar për të. Nganjëherë e merrja me të mirë e ia kalonim disa ditë mirë. Bëja çfarë më thoshte ajo e mendoja se ndryshoi, por seç dilte ndonjë gjë e ajo kthehej po aty ku ishte. Nejse, ia kishim marrë dorën e unë ia kisha marrë më shumë se të tjerët. Kisha filluar pijen dhe me të po e kaloja lehtësisht këtë lloj jete.Pas 10 vjetësh, babai vdiq. Edhe sa ishte gjallë, ai nuk shkonte keq me të, “ia linte mbarë”, siç i thonë fjalës. Edhe ajo me të zbutej shpejt, prandaj u mërzit shumë kur ai na la.– E kam dashur shumë, më shumë se babain tim. E di se jam e egër, por ai ishte i vetmi njeri që dinte të më duronte e të më qetësonte. – më thoshte.Në fakt, i shkreti ishte njeri i urtë dhe nuk ia prishte. “Është e egër, por ka zemër të mirë djalo!”, më thoshte gjithmonë.– Eh, ç’zemër të mirë ka baba? Ajo na ka shkatërruar nervat. – i thosha.– Duroje bir, se jeta është e gjatë e kur të bëhesh si unë, do të kesh nevojë për të.– E çfarë do të bëj tjetër baba, veç ta duroj? Çfarë t’u bëj këtyre fëmijëve se të ishte për atë, 10 minuta nuk rrija me të.Erdhi një ditë që e hoqën nga puna dhe rifilloi me ato të vetat, mirëpo këtë radhë “na doli në shteg” vëllai i saj, i cili kishte kohë që jetonte në Gjermani.– Eja këtu e të shohim se ç’mund të bëjmë. – i kishte thënë në telefon.– Vëllai më tha të shkojmë në Gjermani, se këtu tani është e vështirë të gjej punë në këtë moshë.– Ti shko, je e lirë. Unë për vete nuk lëviz nga Shqipëria. Shtëpinë e kam, punën po. Ti bëj çfarë të duash.– Po nuk ke merak të më lësh mua të shkoj pa ty?– Jo. E pse do të kem? – unë në fakt kisha nevojë të rrija pak pa të. Edhe pse kisha një jetë me të, ajo tani ishte bërë e padurueshme. Më parë pija raki e i dehur nuk doja t’ia dija për egërsinë e saj, por tani që doktori ma kishte ndaluar pijen nuk po mundja ta duroja. Ajo shkoi në Gjermani e gjeti punë menjëherë. Gjeti edhe shtëpi e i mori edhe fëmijët. U rehatuan për bukuri.– Eja dhe ti tani se jemi shumë mirë. – më thoshte në telefon.– Ndoshta do të vij, – i thoja sa për të mbyllur bisedën.Në fakt, kisha 6 muaj pa të dhe jeta më dukej si në përralla. Punoja e shkoja në shtëpi ku isha i qetë dhe nuk kisha njeri të më acaronte. E vetmja gjë që më mundonte ishin punët e shtëpisë, por edhe këtë e kisha rregulluar. Një herë në javë më vinte një vajzë nga pallati tjetër e më bënte të gjitha punët. I jepja lekët për punët e shtëpia ndriste, edhe pse nuk ishte ajo gruaja ime e cila na acaronte sa herë i bënte punët.Ajo ishte një vajzë nja 30 vjeçe, ishte mjaft e urtë dhe ndryshe nga vajzat e tjera. Ajo familje sa kishte ardhur nga fshati dhe ajo vajzë ishte si vajzat e qëmotit, me zakone të rralla që vajzat e qytetit nuk i kanë. I bënte punët e shtëpisë sikur të ishte shtëpia e saj. Një ditë më kishte shkruar një letër ku më thoshte se e ëma më kishte ftuar në ditëlindjen e të vëllait. Ishte të mërkurën dhe unë duhej të blija ndonjë kostum, se ish-gruaja nuk më linte as të blija rroba të bukura, që të kursenim paratë. E bleva kostumin dhe tani lekët më dilnin edhe për të ngrënë, edhe për t’u veshur. Shkova.Nëna e saj po i bënte një festë të madhe djalit, sepse kishte tri vajza dhe atë djalë. Vajza që më shërbente mua ishte e madhja. Atë ditë kishte veshur një fustan të thjeshtë, por i shkonte shumë. Nuk e di pse disa herë sytë tanë u përpoqën, qëndruan ashtu të ngrirë pa u shkëputur.– A do të vish të kërcejmë? – më tha nga mesi i festës.– Sigurisht. – i thashë pak i habitur se po e ndjeja që edhe ajo më shikonte me një sy tjetër.– A je i kënaqur me punët që të bëj unë? – më tha kur po kërcenim.– Po, sigurisht. Je një vajzë mjaft punëtore.– I bëj më mirë se gruaja jote? – më pyeti.– Pse po ma bën këtë pyetje? Ç’lidhje ka gruaja ime këtu? – i thashë me të drejtë. Nuk i kisha lënë të kuptonte se ajo kishte të drejtë të më merrte në pyetje.– Më fal! Isha thjesht kurioze nëse je i kënaqur me mua se më kanë thënë se e ke patur gruan shumë punëtore.– E kam patur? Po unë nuk jam ndarë prej saj.– Oh, më fal, por të gjithë kështu thonë, se jeni ndarë.– Mos u merr me fjalët e të tjerëve, ti nuk je vajzë dosido.– Faleminderit që mendon mirë për mua.E kështu kërcimi mbaroi.– Sa shkoni bashkë? – më tha e ëma.– Si? – i thashë.– Haha, mos u tremb kaq shumë, ishte shaka. – ia priti menjëherë vajza. – mami e ka zakon të bëjë shaka.– Po ti vetë thua se të pëlqen shumë, moj. Ç’shaka po bëj? Jo, jo, mos ma shkel syrin mua. Unë nuk di të flas prapa krahëve. Që ta dish ti, kjo vajza ime vdes për ty. Kur vjen dita për të ardhur te shtëpia jote për ta pastruar, ajo fluturon nga gëzimi.– Këtë nuk e dija, – thashë i trullosur. Nga ana tjetër, vura re se vajza u largua me të shpejtë.– I vjen turp të ta thotë. – po fliste përsëri e ëma. Ishte një grua që fliste shumë dhe sidomos atë ditë nuk po i pushonte goja. – nuk e di edhe unë çfarë i ka shkrepur me ty. Ju keni edhe diferencë moshe.– Ç’thua kështu zonjë? Unë jam ende i martuar. E mora vajzën tënde të më bënte punët e shtëpisë e asgjë më tepër.– Oh, por ajo kur flet na jep përshtypjen sikur ju jeni të lidhur. Ajo vetëm për ty flet. Prandaj të thirra edhe sot, se mendoja se ju të dy jeni të lidhur.– As më ka shkuar në mendje kjo gjë! – i thashë dhe ika i shokuar nga ato që dëgjova. Deri të dielën nuk më hiqeshin nga mendja ato që ndodhën në ditëlindje. Kur ajo vinte të pastronte unë dilja me shokët, por atë ditë ajo erdhi më vonë.– Më falni për vonesën. – tha me kokën ulur.– S’ka gjë. Nuk është shumë pis e nuk ke shumë punë për të bërë, por para se të fillosh, eja ulu këtu e më trego se çfarë ishin ato që më tha mamaja jote.– Nuk…- nuk i dilnin fjalët. Jua thashë edhe më lart ajo ishte një vajzë e urtë.– Nuk po të dalin fjalët tani, ë? Pse i ke thënë nënës tënde se ne jemi të lidhur? E di ti sa vjet jam më i madh se ti?– Po, e di! – tha ajo.– Po që jam i martuar e kam tre fëmijë?– Që ke fëmijë po, por të gjithë thonë se je i ndarë.Ajo po u përgjigjej pyetjeve të mia, por nuk e ngrinte kokën. Në momentin kur ajo ngriti sytë për një moment, seç më zuri e m’u dukën sytë më të bukur në botë. I largova sytë shpejt se e dija se po bëja gabim.– Unë…unë… – filloi të qante. M’u dhimbs se më dukej sikur nga çasti në çast zemra po i dilte nga kraharori. Instinktivisht e afrova dhe e përqafova. Ndenjëm ashtu për pak minuta. Ishte një ndjesi e veçantë. Sa kohë kisha pa përqafuar një grua aq me dashuri?! Pastaj ajo ngriti sytë e saj të mahnitshëm dhe unë nuk u përmbajta më dhe e putha. Ishte një puthje e zjarrtë dhe pas saj një tjetër dhe…– Jo, unë nuk mund ta tradhtoj gruan time! – thashë dhe e largova.– Po ajo nuk është më këtu. Ndoshta ajo nuk vjen më kurrë. Ndoshta ka gjetur një tjetër. Apo nuk të pëlqyen puthjet e mia?– Mjaft tani, më joshe. Ik sot njëherë e do të mendohem e do të të telefonoj vetë. As për të pastruar mos hajde derisa të të them unë. Këto fjalë po ia thoja me gojë, se zemra më thoshte ndryshe. Megjithatë, ajo nuk foli më dhe iku.U mendova për disa ditë, por ngado që të më shkonin, mendimet më përputheshin vetëm në një vend; te sytë e saj. Si me magji, më mori gruaja në telefon dhe tha se kishte futur letrat e nuk mund të vinte derisa t’i jepnin pasaportat gjermane. Nuk e di çfarë kishte deklaruar atje se nuk mund të kthehej në Shqipëri dhe e kishin besuar e i kishin dhënë dokumentet për shtetësinë. Mezi e prita këtë lajm. I telefonova vajzës për të cilën kishte ditë që më qante shpirti. Ajo erdhi menjëherë.– Nuk mund të të premtoj ndonjë gjë të madhe. Nuk e di si shkojnë punët, por për momentin po të ftoj të bashkëjetojmë.– Nuk ka problem. Unë nuk do të të sjell asnjë shqetësim. Mjafton që të më duash.– Kjo është gjëja më e lehtë, sepse unë mezi po pres të të puth përsëri e jo më të jetoj me ty, sa bukur do të ishte!Që nga ajo ditë unë po jetoj një jetë të re. Nga lidhja jonë sapo ka lindur një vajzë e bukur, sepse ka sytë e saj dhe ka lindur nga një dashuri e madhe që na lidh të dyve. Kur mori vesh që po bashkëjetoja, gruaja ime u mërzit e doli në telefon duke bërtitur, ashtu siç e kishte zakon ajo, por unë ia mbylla dhe u thashë fëmijëve që t’i thonë të mos më telefonojë më. Mjaft kohë kisha harxhuar duke dëgjuar dokrrat e saj… Më erdhi fati në derë pa e kërkuar fare , Jam shum i lumtur sepse