fbpx
i moralshem

Kurr mos mendoni se nje Burre qe falet osht i moralshem, Burri im pas 25 vitev martes me tradhtoj edhe pse i fal 5 kohet namaz!


Kurr mos mendoni se nje Burre qe falet osht i moralshem, Burri im pas 25 vitev martes me tradhtoj edhe pse i fal 5 kohet namaz! – Jemi nje Familje shqiptare nga kosova Po jetojm jasht ne nje shtet te evropes, ne qytetin Ku ne jetojm Ka shum familje shqiptare, edhe pse Ka shum familje shqiptare ktu prindrit e mi shum nuk jan shoqnue me ta se skan pas kohe Po edhe disi nuk Ju Ka pelqye muhabeti me shumicen prej tyre, dhe kan njejt pak si te distancum, perpos nje familje ktu afer mami e ka pas nje shoqe, ajo ka qen nje grua shum e ngritur por shum e ndershme dhe shpirt mire, ne shikim te pare i kan lan gjithkujna nje pershtypje te mire si familje e urt dhe bujare, nje dite prej ditesh deri sa un kthehesha nga fakullteti met te hyr ne shtepi ndegjova se si mami im mundohej ta ngushlloj shoqen e saj e cila kishte ardh per kafe te ne, e ndegjova se si shoqja e mamit qante me ze dhe mallkonte burrin e saj i cili e kish trathtuar pas 25 vite martes. Un hyra ngadal ne dhom te dites dhe pash ato te dyja qe qanin bashk, disi Kur i pash ashtu te perlotura u shtanga dhe mendova se qka Ka ndodh, mami tha asgje qika jem asgje nuk ndodh por Meri ashtu e quanim shkurt nuk Po ndihet mire me shendet, u ula pran tetes Meri dhe u mundova ta qetsoj, ajo me lot ne sy me tha qika e tetes ndegjo tash je edhe ti e rritur dhe i kupton gjerat, dhe vjen dita Kur edhe ti do te martohesh, por nje Po ta them Kur mos u bazo ne nje njeri qe duket i urt; i moralshem, i drejt, fetar, sepse shumicen e rasteve do te del gac qe te djeg… Dhe filloi te ma rrefen historin e saj me burrin e saj, se si ai burr qe te gjith aty e konsiderijoshin si burr i matur, i moralshem, fetar i cili falte 5 kohe namaz, familjar ta trathtoj gruan e tij ne te cilen kishte tre fmij te rritur dhe te gjitha te hollat Po thuajse i hargjonte neper klube nate, i hargjonte neper restauranta luksuze dhe hotele me femra tjera, dhe i arsyetojke tek familja se ka borgje te medha dhe eshte i kercenum nga borxhlit , ku tetja Meri dhe fmijet po ashtu punonin nga pak dhe te gjitha te hollat i kyrsenin dhe ja jepshin burrit (babait ) duke menduar se ai ishte ne nje situat te veshtir financiare… Deri sa nje dite tetja Meri derisa donte tja pastroj rrobat e tij gjeti faktura te hotelit, dhe vizitkart te bordelit. Por nuk beri Ze dhe filloi qdo dite tja kontrollonte rrobat e tij dhe ne shumicen e rasteve gjente faktura te ndryshme Restauranash per dy vet etj etj deri asaj ju bo boll dhe ja perplasi per fytyre… Ndersa gruen e tij e ngujonte ne shtepi duke i than se eshte shum i ngarkum me pune dhe si muslimane gruaja nuk duhet  te dal shume jasht shtepise, me fmijet e tij me dite nuk i takonte dhe as qe interesohej se a kan probleme ata apo si jan…ajo na u lut qe te nesermen ta dergojm te nje mjek te marr qetsus se per ndyshye donte te qmendej dhe nuk donte qe ta shofin femijet ne nje qendje si kjo…un u mundova ta qetsoj dhe i thash oj tete mos i shtij vetit kaq siklet se nuk je e para qe Po perjeton ksi rasti dhe i tregova per faqen tuaj ,e cila per nje qast mu lut qe historin e saj ta postoj ktu tek Ju, dhe ta ndan dhimbjen me shum Gra tjera te cilat poashtu qdo dite trathtohen dhe keqtrajtohet nga burrat e tyre shqiptar, te cilet paraqiten si bashkshorta dhe prind te dalluar por ne prapasken jan pisa te flliqur qe per qefe te tyre shkatrrojn egzistencen dhe jeten e nje Familje te tere!